Policia e Shteti ka reaguar për ngjarjet në Bularat, dhe bën me dije se ka shkuar në 12 numri i të arrestuarve për thirrjet raciste si dhe nuk u është lejuar hyrja në Shqipëri 44 qytetarë grekë.
Reagimi i plotë:
Gjatë mesditës së sotme, në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull, Gjirokastër u zhvillua ceremonia mortore e të ndjerit K.K.
Policia e Shtetit, për të garantuar mbarëvajtjen e ceremonisë mortore, si dhe shmangjen e incidenteve të mundshme që mund të lindnin nga prezenca e personave me prirje ekstremiste, mori një sërë masash parandaluese.
Në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavije, Policia ka kryer kontrolle të imtësishme të personave, të cilët vinin nga Greqia për të marrë pjesë në ceremoninë mortore në Bularat.
Si rezultat i kontrolleve, nuk u është lejuar hyrja në Shqipëri për 44 qytetarë grekë, të cilët janë kthyer mbrapa, pasi disponoheshin të dhëna se ata mund të krijonin incidente në fshatin Bularat.
Gjithashtu, gjatë verifikimeve janë evidentuar dhe proceduar penalisht për nxitje të urrejtjes, dy shtetas, të cilët mbanin me vete banderola dhe uniforma që nxisnin urrjetjen.
Gjatë ceremonisë mortore, janë evidentuar elemente që kanë shpërdorur ceremoninë për qëllime propagandistike ekstremiste.
Në përfundim të ceremonisë nga ana e Policisë janë shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër 12 shtetas. Ndaj personave të shoqeruar po kryhen veprimet e nevojshme proceduriale nga Prokuroria.
Theksojmë faktin mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke ka pasur një bashkëpunim mjaft të mirë për parandalimin e hyrjes së personave me prirje ekstremiste.
Policia Greke kishte marrë masa shtesë në Kakavijë dhe është treguar bashkëpunuese me Policinë Kufitare të Kakavijes. (TemA)
Banditi nga Bularati e genjeu mendja se do te vendosej ku prehen heronjte
duke filluar nga neser,karvane autobusesh me sunite te palare pritet te zbarkojne ne Kakavia………………gezuar ramazonin!
plato merre dhe ti kallacin ….
Trimi I Anadollit, nxirre koken te shohim sa u ngjan suniteve
Hahahahaha….mire gomari qe na ngordhi, por nuk na lene rehat as mizat. Pafytyresia e Ripjelljes nuk paska kufi. Tallin bythen.
“ju ndalu”. Merozia .. cilin majmun ke vene te shkruaj