Morën 30.000 lekë për për të mos i vënë gjobë një bisnesi, në pranga 3 zyrtarë në Tiranë

8 Nëntor 2018, 11:31Kronika TEMA

Tre punonjës të Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në Tiranë jane arrestuar sot nga seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar, në kuadër të operacionit të koduar  “Pritja”.

Këta punonjës në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, pasi kundrejt një shume prej 30.000 lekë, kanë favorizuar një subjekt tregtar në qytetin e Korçës, duke i shmangur masën administrative.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, kanë finalizuar operacionin e koduar “Pritja” si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• Maluen Hoxha, 30 vjeç, banues në Tiranë,

• Alban Kapo, 28 vjeç, banues në Durrës,

• Idajet Vrapi, 28 vjeç, banues në Durrës, të tre me detyrë punonjës të Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë.

Këta punonjës në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, pasi kundrejt një shume prej 30.000 lekë, kanë favorizuar një subjekt tregtar në qytetin e Korçës, duke i shmangur masën administrative.

Hetimet po vijojnë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale bazuar në nenet 248/25 dhe 259/25 të Kodit Penal. (TemA)

1 komente në “Morën 30.000 lekë për për të mos i vënë gjobë një bisnesi, në pranga 3 zyrtarë në Tiranë”

  1. Engjelli says:

    E di M. Kryemadhi dhe P. Vasili kete fakt?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje