Viktima
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Kot të Selenicës.
Mësohet se viktima është Fatmir Hodo, kreu i Njësisë Administrative Kote, i zgjedhur në vitin 2015 si përfaqësues i PD.
63-vjecari është qëlluar në qendër të fshatit nga shtetasi Admir Delaj, rreth 43 vjeç.
Nga raportimet e para dyshohet se viktima ka pasur një konflikt të mëparshëm me autorin e vrasjes.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe ka bërë të mundur identifikimin e autorit, shtetasi Admir Delaj rreth 43 vjeç, nga fshati Gumenicë, dhe pask minuta pas ngjarjes e kanë arrestuar.
Njoftimi paraprak i policisë:
Informacion paraprak
Më datë 09.11.2018, në orën 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi Fatmir Hodo, rreth 64 vjeç (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi Admir Delaj dhe janë vënë në ndjekie të tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të situatës. (TemA)