Mosdekretimi i Sandër Lleshit, Fleckenstein i shkon në zyrë Metës

9 Nëntor 2018, 13:26Kronika TEMA

Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein do të takohet ditën e sotme me Presidentin Ilir Meta.

Mësohet se takimi do të zhbvillohet në Presidencë në orën 14:30 dhe se në fokus do të bisedeimeve do të jetë mosdekretimi i Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm nga ana e presidentit Meta. 

Ndërkohë më herët në një konferencë për mediat në Tiranë Fleckenstein tha se BE dhe Shqipëria duan që të kenë një ministri të Brendshme funksionale, me në krye një ministër.

Nuk do të guxoja të mbaja anë këtu, por kemi një interes të përbashkët. Shqipëria dhe BE kërkon që të kemi një ministri të Brendshme që të jetë krejtësisht funksionale. 

Dhe kur themi funksionale them ministër. Presidenti nuk ishte i bindur plotësisht dhe sot dëgjova se qeveria do t’ja japë të njëjtin propozim sërish. 

Se di ca arsyesh ka presidenti. Nuk e di se cila është gjëja e mirë apo jo. I njoh këtë politikanë dhe shprehsoj se do të ketë një zgjidhje për këtë çështje”, tha Fleckenstein. (TemA)

1 komente në “Mosdekretimi i Sandër Lleshit, Fleckenstein i shkon në zyrë Metës”

  1. Jari nga pazari says:

    O Fleko i fole gje per prangat? Se ashtu te merr vesh ai katundari i Skraparit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje