Gjykata e Apelit shpall të pafajshëm Shpëtim Gjikën për 11 katëshin në qendër të Vlorës

14 Nëntor 2018, 11:43Kronika TEMA

Gjykata e Apelit e Vlorës shpalli të pafajshëm ish- kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.

Ai akuzohej nga prokuroria e Vlorës për katër akuza dhe më konkretisht “Shpërdorim detyre”, “Fallsifikim dokumentash”, “Fshehje të provave të krimit” dhe “Ndërtim të paligjshëm”. Prokuroria kërkoi 9 vjet burg.

Vendimi u mor të hënën e 12 nentorit nga trupi gjykues i përbërë nga kryesuesja, Alma Liçaj dhe gjyqtarët Petrit Aliaj dhe Iliba Bezati.

Apeli shpalli të pafajshëm edhe ish-shefen e urbanistikës në bashkinë e Vlorës, Doriana Beharaj.

I përfshirë në këtë çështje biznesmeni Artur Haxhi, pronar i subjektit ndërtues “Turi&MZB” është dënuar me 3 vite burg, konvertuar në tre vite shërbim prove për akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtar më shumë se një herë.

I fajshëm për akuzën e falsifikimit të dokumenteve është shpallur edhe Ridvan Mersini, i cili është dënuar nga gjykata me një vit burg të konvertuara në dy vite shërbim prove.

Akuzat e ngritura nga prokuroria ne tetor te vitit 2013, Shpëtim Gjika i ka quajtur vazhdimisht politike dhe nuk ka pranuar të ketë kryer asnjë abuzim me detyrë. Duke i qëndruar deri në fund të njëjtit variant.

Deri në shpalljen e vendimit të formës së prerë pas përfundimit dhe ezaurimit të të gjitha shkallëve të gjyqësorit, një pjesë e objektit (pallatit 11 katësh në qëndër  të qytetit të Vlorës, do të vijojë të qëndrojë nën sekuestro administrative.

Gjykata e Vlorës e kishte dënuar me 4 vite burgim të konvertuara ne 2 vite shërbim prove si dhe ndalimin për tre vite të ushtrimit të funksioneve publike por me vendimin e Apelit ky dënim u rrëzua. (Ora News)

3 komente në “Gjykata e Apelit shpall të pafajshëm Shpëtim Gjikën për 11 katëshin në qendër të Vlorës”

  1. Pa vlere says:

    Hah Albanistani I te pafajshmeve!
    .
    As si Maqedo ia nuk arrijme dot te jemi.
    Çfare dodh ne Albanistan; vidhet Floriri dhe denohet katunari me mushken (Ilir Meta koklopa jo)
    vidhet thesari shtetit, denohet shoferi dhe roja (Guvernator koklopa kerkon rimbursim)
    Humbasin 14 milion Euro, denohet nje hiçgje pa vlere (Kryetari dhe te tjeret dalin te pafajshem)
    Hajde gallate Albanistani, hajde..

  2. Dash says:

    Te ndryshojme gjithcka per te mos ndryshuar asgje…kjo eshte drejtesia shqiptare akoma

  3. taso kume says:

    ME vjen keq per djalin e” cikut”nga TOPANAJA qe ka mare 3 vjet me kondicionel,pa per te tjeret e dime qe nga juristja e SHpetim topefishkuri jane dhiare TERBAçi,ne VLORE KUCKAXHINJTE fshatit hudheheqin sdo shum mente qe do dilnin mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje