Riorganizimi i Emergjencave Civile nuk mund të mjaftohet vetëm me kalimin e tyre nën përgjegjësinë e Ministrisë së Mbrojtjes.
Përvoja e viteve të fundit na ka mësuar që emergjencat kanë nevojë për përmirësime edhe sa i përket kuadrit ligjor.
Kemi gati projektligjin që synon ngritjen në një nivel më të lartë të efektivitetit të sistemit të mbrojtjes civile, i cili përcakton detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve, të subjekteve private, organizatave dhe shoqatave të shoqërisë civile, dhe të shtetasve në tërësi.
Projektligji përcakton më qartë se kurrë përgjegjësitë e pushtetit qendror e lokal, përcakton parashikimet në buxhet për emergjencat dhe është në përputhje me direktivat e BE-së.
Rrit rolin e prefektit dhe krijon Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, e cila do të ketë kapacitete shumë më të mëdha administrative, përgjegjësi dhe kompetenca më të gjera.
E fundit, por kurrsesi më pak e rëndësishmja; nxit vullnetarizmin, dhe meqë jemi këtu, jam e lumtur të mirëpres çdo sugjerim nga profesionistë dhe ekspertë për projektligjin, përpara se ta dërgojmë në qeverie mandej në Kuvend.
Projektligji i plotë “Për Mbrojtjen Civile”:
http://www.mod.gov.al/images/WORD/2018/draft-ligji-dt-121118.docx