VIDEO/ I aksidentuari në Lushnje mbulohet si i vdekur, më pas zbulohet se ishte… gjallë

13 Nëntor 2018, 19:08Kronika TEMA

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnje. Automjeti ka përplasur një kalimtar, i cili në momentet e para u mendua se kishte ndërruar jetë në vend.

Për këtë e mbuluan me çarçaf dhe njoftuan autoambulancën, por më vonë u mësua se ai fatmirësisht ishte ende gjallë.

Rrethanat se si ndodhi aksidenti dhe identiteti i të plagosurit nuk dihen ende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje