Dosja CEZ, Kuvendi kërkesë Prokurorisë së Tiranës: Na informoni se në ç’fazë janë hetimet

14 Nëntor 2018, 15:52Kronika TEMA
Dosja CEZ, Kuvendi kërkesë Prokurorisë së Tiranës: Na

Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar një kërkesë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë në lidhje me ecurinë e hetimeve të dosjes CEZ. 

Në letrën dërguar kreut të Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, Elisabeta Ymeraj, Kuvendi i kërkon sqarime për ecurinë e dosjes CEZ pasi afati 3 muaj i kërkuar nga prokurorët për zgjatjen e hetimeve ka përfunduar me datë 31.10.2018. 

“Duke qenë se afati 3 mujor për zgjatjen e afatit të hetimeve i vendosur nga Gjykata ka përfunduar më 31.10.2018. Kuvendi i Shqipërisë në cilësinë e palës së interesuar në këtë proces (kallëzues) mbështetur në nenin 105 të Kodit të Procedurës Penale kërkon të na informoni me stadin ku ndodhet hetimi i kësaj çështjeje, si dhe të na vini në dispozicion kopje, ekstrakte ose vërtetime të akteve të veçanta që dispononi”– thuhet në letrën që Kuvendi i dërgon kreut të Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, Elisabeta Ymeraj. (TemA) 

1 komente në “Dosja CEZ, Kuvendi kërkesë Prokurorisë së Tiranës: Na informoni se në ç’fazë janë hetimet”

  1. luani u.s.a. says:

    Eshte vjetruar dosja CEZ te hudhet ne kazan te pleherave me kete t’i gezojne milionet euro qe i vodhen hajdutet te majte dhe djathte qe sot akuzojne njeri tjetrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje