“Shullazi”, reagon ambasada gjermane: Askush s’mund të qëndrojë mbi ligjin

14 Nëntor 2018, 13:23Kronika TEMA

Ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar në lidhje me dënimin e Emiljano Shullazit dhe grupit të tij.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada gjermane ka përshëndetur faktin që është dhënë një vendim dënimi nga Gjykata e Krimeve të Rënda për çështjen “Shullazi”.

Ambasada shprehet se  vendimi i Gjykatës për Krimet e rënda tregojnë që askush nuk qëndron mbi ligjin, sikundër nënvizojnë forcën e shtetit ligjor në Shqipëri.

“E kam ndjekur me shumë vëmendje procesin ndaj pesë të pandehurve në çështjen Emiljano Shullazi dhe përshëndes faktin që tanimë është marrë një vendim në shkallë të parë.

Vendimet e Gjykatës për Krimet e rënda të bëra të ditura ditën e djeshme tregojnë, që askush nuk qëndron mbi ligjin, sikundër nënvizojnë forcën e shtetit ligjor në Shqipëri.

Është e rëndësishme që drejtësia shqiptare të vazhdojë të veprojë kundër krimit të organizuar mbi bazën e ligjit dhe të drejtës.

Përmirësimi i bilancit të sukseseve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga detyrat qendrore të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”- thotë ambasada.

Gjithashtu për këtë çështje reagoi ditën e sotme edhe ambasada e SHBA në Tiranë.  (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje