E gjithë skena e atentatit të ndodhur në merkatën e Rusit në Shkodër një ditë më parë, është ekzekutuar në sy të një efektivi policie.
Ora News informon se efektivi ka qenë i veshur civil kur është gjendur aty në momentin e atentatit.
“Në zonë në momentin që ka ndodhur krimi ka qenë një efektiv i policisë, i veshur civil.
Ky i fundit ka deklaruar para kolegëve të tij se ka tentuar t’i ndjekë në këmbë dy autorët me motoçikletë, por nuk ka mundur t’i dallojë.
Në këtë rast lind pikëpyetja a mund të kishte përdorur armën?
Por nga vlerësimi paraprak që është bërë, ndërhyrja me pistoletë do të kishte qenë e pamundur pasi ajo zonë është tejet e mbipopulluar dhe situata mund të kishte degraduar dhe më shumë”, informon Ora News.
Vrasja e Fatos Ferracakut dhe plagosja e Fatmir Mehaj ndodhi rreth orës 11:00 (14 nentor) në një zonë të mbipopulluar, por atentatorët janë kujdesur shumë që identifikimi i tyre të ishte gati i pamundur.
Mësohet se autorët, njëri ekzekutori i cili ka qenë në sediljen e pasme dhe drejtuesi i motorit kanë pasur fytyrën të mbuluar me maskë të zezë dhe sipër skanfandër gri të errët.
“Autori e ka ekzekutuar Ferracakun në një distancë prej 10 metrash dhe vetëm pasi është siguruar se ka ndërruar jetë është larguar nga vendi i krimit.
Viktima ka pasur një plumb në kokë, një në gjoks dhe një në këmbë.
Veprimi është kryer me shpejtësi dhe mendohet se itenerari ka qenë i studiuar mirë se ku do të shkonin pas krimit.
Burime nga policia bëjnë me dije se nga pamjet që kanë filmuar kamerat e sigurisë që kanë qenë të instaluara në atë zonë ka qenë e pamundur të shihen detajet ë lëvizjes apo dhe mënyrën si është kryer krimi.
Skema e plotë e krimit është ndërtuar nga tregtarët në zonë dhe dëshmitarët.
Dëshmia e tyre ka ndihmuar policinë të zbulojë veshjen e autorëve, motorin me të cilin ka lëvizur, distanca e kryerjes së krimit” informon Ora News.
Më pas ata janë larguar në drejtim të zonës së njohur si Livadhe ku dhe kanë djegur motoçikletën.
Shkaqet dhe motivet e ngjarjes së rëndë që tronditi Shkodrën në mes të ditës nuk dihen.
Në fillim të muajit shtator u vra biznesmeni Arjan Ferracaku, i afërm i 40-vjeçarit Fatos Ferracaku, që u ekzekutua paraditen e së mërkurës.
Edhe ngjarja e shtatorit është ende e pazbardhur.
Polici s’mund ta perdore pistoleten, vetem kriminelet mund ta perdorin.
Hiqini nga puna barkderrat e korruptuar se nuk duhet nje lek.