Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra prokurorin Ramadan Troci, pasi ai nuk e kaloi me sukse sitën e vettingut.
Komisionerët e vetting-ut thanë se, pas sitës së trefishtë të vetting-ut, rezulton se prokurori Troci ka një apartament në pronësi dhe një llogari bankare prej 2.5 milionë lekësh.
Por, KPK-ja shtoi se prokurori nuk qartëson kontratën e qirasë të lidhur me një person tjetër, për një banesë në të cilën Troci jeton bashkë me familjen.
Troci është prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa ishte kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Kujtojmë se Troci ishte ai që hetoi dhe arrestoi ish-guvernatorin Ardian Fullani dhe ish-kryebashkiakun e Vlorës Shpëtim Gjika. (TemA)
Kemben zvarre edhe per kokorrocet e tjere si pune e ketij ne mbare prokurorite . Modeli i deliranteve qe pozonin ne emer te postit jo nga meraku per drejtesine por nga mania halucinante per tu hequr si me te forte nga te fortet .Keta lloj shantazhistash qe vijne nga mosasgjeja e kane fundin te garantuar perfundojne ne hiç.
Fullani ka ngrene me shume majtas por edhe djathtas me Berishen kur bene aferen e Hotel “Dajtit” qe gjoja e bleu Banka e Shtetit.Ka patur qellime privatizimi por ju ngeli ne fyt.Normal qe prokuroi i ceshtjes i eshte zene gryka nga parate e pista dhe e nxori te pafajshem Fullanin sepse ishte ne tave me Berishen per shume afera korruptive jo vetem per Hotel “Dajtin”