FOTOT: Bukuria e luginës së Drinit në këto ditë vjeshte

18 Nëntor 2018, 09:24Turizëm TEMA
FOTOT: Bukuria e luginës së Drinit në këto ditë vjeshte

Bukuri natyrore që të lënë pa frymë dhe thesare të trashëgimisë arkeologjike shtrihen përgjatë luginës së Drinit, që nis nga Vau i Dejës e shtrihet sipër në Koman për të përfunduar me Fierzën.

Peizazhi tërheqës e me bukuri të rrallë në këto ditë vjeshte ofron një spektakël ngjyrash mes të verdhës, të kuqërremtës dhe okrës, shkruan ata.

Drini që mban fshehur ishullin e Sardës apo të Shurdhahut, ku kishin selinë Dukagjinët, qendër ndërlidhëse e rëndësishme deri në shekullin e XV mes Malësisë, Mirditës dhe Zadrimës të josh me ngjyrat e kësaj vjeshte.

Lugina e Drinit fsheh jo pak site antike gjatë rrjedhës së tij, por është edhe një pasuri më vete për shkak të shumëllojshmërisë së specieve që e gjallojnë. Rrjedha e Drinit zotëron një pasuri prej 4 mijë speciesh dhe mikrogjallesash.

Lugina e Drinit është një dëshmi e vlerave të mëdha natyrore, turistike, hidrologjike e kulturore. Drini është lumi më i gjatë i trojeve shqiptare me 335 km gjatësi në total. Ai derdhet në Detin Adriatik afër Lezhës dhe në lumin e Bunës, degë që u formua pas një përmbytjeje në shekullin e 19.

2 komente në “FOTOT: Bukuria e luginës së Drinit në këto ditë vjeshte”

  1. Juli says:

    Haha !!!!!! Në nëntore është dimër . Për çfarë vjeshtë flisni ju !!!!!

  2. pa emer says:

    harruat se drini pershkon dhe dibren e kukesin, eshte jo me pak bukur dhe atje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje