Në një shkrim të botuar në portalin «Peshçanik» Nemanja Stjepanoviq shkruan se nëse Ana Bërnabiq kupton aq për ekonominë sa u pa se kupton për krimet e luftës dhe nëse çështjet ekonomike i percepton si vitet e nëntëdhjeta të luftës, atëherë mjerë ajo ekonomi dhe mjerë ajo Serbi.
Stjepanoviq i referohet intervistës që kryeministrja e Serbisë i dha Deutsche Welles, ku mohoi gjenocidin në Srebrenicë.
Sipas Stjepanoviq në këtë intervistë Bërnabiq është shfaqur si injorante e pashpresë dhe jo e gatshme për të realizuar reformat për të cilat betohet se do t’i realizojë, e prirë për mashtrime në vend të plotësimit të kërkesave të BE-së në rrugën e integrimit. Bërnabiq, nënvizon Stjepanoviq, beson se partnerët europianë do ta marrin si të vërtetë një rrenë që përsëritet njëqind herë nga pala serbe.
Stjepanoviq ka dëshmuar me fakte se nuk qëndron deklarata e Bërnabiq se Serbia është ballafaquar mjaft me të kaluarën, madje kryeministrja serbe tha se ishte krenare se si Serbia e ka trajtuar të kaluarën. Stjepanoviq ka bërë një krahasim me Kroacinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.
Kësisoj, pretendimi i Bërnabiq se Serbia ka iniciuar më së shumti procese gjyqësore kundër kriminelëve të luftës bie në ujë. Që nga themelimi i Prokurorisë për Krime të Luftës më 2003 në Serbi janë hapur vetëm 67 lëndë kundër 186 kriminelëve potencialë të luftës, shkruan Stjepanoviq.
Bosnjë-Hercegovina, ndërkaq, ka hapur 409 lëndë kundër 819 të akuzuarve për krime të luftës. Një raport i Prokurorisë Shtetërore të Kroacisë numëron mbi 2000 të akuzuar, mes të cilëve një numër i madh janë dënuar në mungesë.
Serbia, shton Stjepanoviq, nuk është lidere në rajon sa i përket ndjekjes së kriminelëve të luftës. Prej 186 të akuzuarve deri më tani në Serbi plotfuqishëm janë dënuar 63 veta, të tjerët ose janë liruar ose ende gjenden para gjyqit.
«Më tutje, Serbia kurrë nuk e ka dënuar asnjë oficer të ushtrisë apo policisë, as nuk ka akuzuar ndonjë komandant të nivelit të lartë ushtarak apo policor.
Përkundër vërejtjeve të drejta që mund t’i bëhen Kroacisë në lidhje me po këtë çështje, prapë qëndron fakti se para gjyqeve të këtij shteti janë akuzuar dhe dënuar disa peshq të mëdhenj – Mirko Norac (i dënuar), Rrahim Ademi (i liruar), Tomislav Merçep (i dënuar), Branimir Gllavash (gjykimi duke u zhvilluar).
(…) Të mos flasim për Bosnjë-Hercegovinën – vështirë se mund të quhet drejtësi më pak e suksesshme ajo që ka dënuar apo gjykon pjesëtarët e rangut të mesëm apo të lartë të Armatës së Bosnjë-Hercegovinës (ta zëmë, gjeneralët Sakib Mahmulin dhe Atif Dudakoviq), Këshillit Kroat të Mbrojtjes (shembulli i dhjetë të akuzuarve nga Orashje) dhe policisë dhe ushtrisë së Republika Srpskës», shkruan Nemanja Stjepanoviq.
Serbia, sipas Stjepanoviq, gjatë gjithë kohës po i bën obstruksion drejtësisë së Bosnjë-Hercegovinës, duke iu ofruar strehim të akuzuarve apo të dënuarve për krime lufte. Në Serbi jetojnë në rehati ministri i luftës i policisë së Republika Srpskës, Tomisllav Kovaq, dhe komandanti i një njësie të ushtrisë së Republika Srpskës, Millorad Pelemish – të dy në Bosnjë janë të akuzuar/dyshuar për pjesëmarrje në gjenocidin e Srebrenicës.
Në Serbi po i kalon në qetësi ditët e pensionit edhe oficeri i ushtrisë së Republika Srpskës, Novak Gjukiq, i cili më 2014 është dënuar në Bosnjë me 20 vjet burg për shkak të vrasjes së 71 fëmijëve me rastin e granatimit të Tuzlës. Gjatë procesit të apelimit, ai iku në Serbi, ku iu afrua strehim dhe mbrojtje. Kjo është Serbia – lidere e rajonit në ndjekjen e kriminelëve të luftës, shkruan Stjepanoviq me ironi.
Eshte nje fatkeqesi qe Serbia nga pale agresive qe filloj luftra ne gjithe Ballkanit bene si viktime. KEta se kane per gje te genjejne dhe mashtrojne.
Alban-se ka fajin Serbia, por Europa kurve qe historikisht ka perkrahur Serbine kunder shqiptareve.
Europa e BE-se ku duan te na fusin politikanet tane bie ere e keqe.
Armiku Nr1 i Shqiptarve jane politikanet tradhtare Shqiptare! Shqiptaret jane nje popull qe nuk dine te organizohin dhe kjo e mete shfrytezohet nga politikanet tradhtare Shqiptare!
Edhe ne shqiptaret duhet ta denojme serbin tone Sali, madheshtorin e Shiqeres!
SI PD JANE DHE KETA POR NUK JANE TE SHITUR SI SALI ZAGARI
Po keta serbet sikur i kane prapashtesat me vic e di une, pra Brnabic, Stefanovic apo Gjukic.
Rreziku me I madh per kombin shqipetare Jane politikanet e tiranes zyrtare qe ne 28 vitet e fundit
te “demokracise” I kane shkaterruar qellimisht apo nga injoranca te gjitha kapacitetet luftarake te ushtrise shqipetare . Keta prototipa
” internacionalist” dhe te “moderuar” nuk e kuptojne se pa nje ushtri kompakte shteti dhe kombi shqipetare do te merret neper kembe nga cilido e kushdo.
Konstatimi I problemit serb apo grek eshte vetem hapi I pare dhe I llogjikshem , por zgjidhja e problemit te kombit shqipetare ne ballkan do te ishte rritja e kapaciteteve ushtarake sulmuese. Ne qofte se dikush mendon se kjo eshte e veshtire dhe e pamundur , atehere le te marrin shembullin e Kroacise trime e cila e mposhti serbine fashiste ne konflikt dhe tani po e mposhte edhe ne garen per superioritet ushtarak duke u armatosur dita dites .
Ne qofte se shtetet shqipetare e nevleresojne forcimin e ushtrive shqipetare atehere keta kriminele lufte serbe apo greke do te vazhdojne me avazin e vjeter gjenocidial ndersa politikanet dhe moderatoret “mendjendritur” te televizioneve tona banale do te bejne rrolin e arbitrit vetem duke konstatuar problemet dhe padrejtesite qe I behen kombit shqipetare.