FOTOT/ “Fytyra e re” e Krishtit: Pa mjekër dhe me flokë kaçurrela

20 Nëntor 2018, 14:16Lifestyle TEMA
FOTOT/ “Fytyra e re” e Krishtit: Pa mjekër dhe me flokë

Fytyrë ovale, pa mjekër, flokë të shkurtër kaçurrela, sy të mëdhenj dhe hundë të gjatë. Ky ka qenë portreti i Jezu Krishtit, në momentin e pagëzimit. Imazhi i Krishtit mund të jetë pikturuar pesë shekuj pas vdekjes së tij dhe është gjetur gjatë gërmimeve arkeologjike në Shivta, në shkretëtirën Negev, në Izraelin jugor.

I publikuar në revistën “Antiquity”, ky zbulim është kryer nga një grup studiuesish të universitetit izraelit të Haifës. Ajo që e bën unik portretin e zbuluar është fakti se ai e paraqet Krishtin në një mënyrë krejt tjetër nga ajo tradicionale: me karakteristika perëndimore, me mjekër dhe me flokë të gjatë.

E zbuluar fillimisht në vitet ’20, kjo pikturë nuk kishte tërhequr shumë vëmendje për shkak të gjendjes së keqe në të cilën ishte. Interpretimi i saj është bërë krejt rastësisht.

“Rastisa aty në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, me këndin e duhur të dritës dhe, papritmas, pashë sytë”, thotë Emma Maayan-Fanar, e cila ka drejtuar studimin.

“Duke e parë me kujdes kuptova se bëhej fjalë për fytyrën e Jezusit, e portretizuar gjatë pagëzimit të tij”. Në të majtë të tij është e dukshme një tjetër fytyrë, e cila mund të jetë ajo e Gjon Pagëzorit. Sfondi i pikturës sugjeron se aty është paraqitur momenti i pagëzimit të Krishtit. Piktura mendohet se i përket shekullit VI pas Krishtit.

Studiuesit thonë se zbulimi në fjalë është i rëndësishëm, “pasi i përket skemës ikonografike të një Krishti të shkurtër me flokë, e cila ka qenë e përhapur në Egjipt, Siri dhe Palestinë, por u zhduk nga arti bizantin që pasoi më vonë”. (TemA TV)

2 komente në “FOTOT/ “Fytyra e re” e Krishtit: Pa mjekër dhe me flokë kaçurrela”

  1. vang says:

    Po ky studiuesi ku e di se Ai eshte Krishti kur eshte vizatuar 5 shekuj pas lindjes??Ai mund te ishte edhe pa floke megjithese 30 vjec eshte pagezuar.Edhe floket mund ti kishte te gjate, te shkurter, te drejte ,apo kacurel? kush e pa ?Ne shek e I-re qe rrojti ai asnje historian nuk ka shkruar per te.Jane shkruar per 400 vjet vetem gojdhana qe nga te mijtat kisha zgjodhi 4.Markun,Matheun,Lluken dhe Ioani.Keshto 400 vjet mbas lindjes se krishtit dhe shpresa e njerezve per shpetim e beri perandorin Konstandin ta njohe krishterimin.

  2. tafa says:

    Me kete paraqitja ka shume mundesi te jete e shoqja e krishtit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje