“40 milionë euro për 2.3 km”, ARRSH i përgjigjet opozitës: Mjaft spekuluat, vetëm mbikalimet kapin 75% të shumës. Ja karakteristikat e projektit

22 Nëntor 2018, 14:11Sociale TEMA

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar ndaj akuzave  të opozita kidhur me kostot e projektit të Unazës së Re.

Në një njoftim për mediat ARRSH thekson se vetëm veprat e artit infrastrukturore mbikalime/nënkalime në këtë projekt kapin vlerën 4.4 miliard lekëve ose thënë ndryshe 74.7% të totalit të kostos.

Duke marrë shkas nga spekulimet publike, amatoreske dhe të qëllimshme të disa eksponentëve politike lidhur me koston e projektit “Rehabilitimi i Segmentit rrugor Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja Lot1, 2 dhe 3”, Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaron:

I gjithë dokumentacioni në funksion të projektit është bërë publik dhe ekziston i shpallur në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik.

Fatkeqësisht, në mënyrë të qëllimshme asnjë nga ata që spekulojnë me synim dizinformimin e opinionit publik nuk i referohet dokumenteve për të parë se çfarë parashikon projekti dhe kostot përkatëse për çdo zë.

Projekti për objektin “Rehabilitimi i segmentit rrugor Pallati me Shigjeta – Sheshi Shqponja” Lot 1, 2 dhe 3 përfshin sa vijon: 2.3 km rrugë kategoria A Urbane

Karakteristika:

Korsi kalimi 2 x 3.75m

Korsi emergjence 3m

Pjesa e trafikndarëses me panelin antizhurmë 0.5m

Brez i gjelbërt i mesit (trafikndarësi) 1.8m

2 Bankina 0.7m

4.68 km rrugët e shërbimit “Kategoria F”

Karakteristikat:

2 korsi me dy sense 3.5m + 2 bankina 0.5m

Brez i gjelbëruar 1m

5 km trotuare 2.5m

5 km korsi biçikletash 2.5m

Nënkalime këmbësorësh

Ndriçim i rrugëve Kategoria Urbane A

Ndriçim i rurgëve Kategoria F

Punimet e drenazhimit dhe kullimit

Veprat infrastrukturore inxhinierike:

Loti 1

Mbikalimi Sheshi Shqiponja

Nënkalimi Sheshi Shqiponja

Mbikalim Nr.1

Nënkalim Lana, Nënkalim Astir

Mbikalimi Nr.2

Vetëm veprat e artit infrastrukturore mbikalime/nënkalime në rrugët e Kategorisë A dhe ato të kategorisë F në këtë projekt kanë vlerën 4.4 miliard lekë ose thënë ndryshe 74.7% të totalit të kostos” thuhet në sqarimin e ARRSH. (TemA)

 

6 komente në ““40 milionë euro për 2.3 km”, ARRSH i përgjigjet opozitës: Mjaft spekuluat, vetëm mbikalimet kapin 75% të shumës. Ja karakteristikat e projektit”

  1. Politikane dhe gazetare shushunja says:

    Po pse ne Zvicer apo Gjermani , nuk ka mbikalime dhe nenkalime ? Shifra totale ka nje mesatare qe llogaritet. Por ju jeni super hajdute. Per te mos mare si shembull rrugen e kombit qe vete e kontestuat. Ku 1/3 e rruges eshte tunele. I bie te paguante qeveria e atehershme 50 milion eueo per km.
    SI PERFUNDIM: JENI PER TJU Q.R ROBT. SI PS SI LSI SI PD
    DASHTE ZOTI JA U DHENTE TE FEMIJET.

  2. Zigur Qarri says:

    Rrugët me financim të huaj na kushtojnë 53% më lirë se fondet tona,
    “Ekspertët e sektorit e shpjegojnë këtë diferencë me elementet korruptive që shoqërojnë procedurat e prokurimit
    me fonde të brendshme. Ndryshe nga politikat kombëtare, donatorët e huaj aplikojnë procedura me strikte për
    disbursimin e huave dhënë Shqipërisë, ndërkohë që lejon financimin e kostove të palogjikshme.Për
    rrjedhojë për të njëjtën sasi fondesh, me fondet e huaja ndërtohen dy herë më shumë rrugë”.
    http://www.gazetatema.net/2018/11/20/rruget-me-financim-te-huaj-na-kushtojne-53-me-lire-se-fondet-tona/

  3. Une says:

    2-3 mbikalime
    1 nenkalim
    =
    Dy vjet e gjashte muaj punime
    =
    Mbyllja kryesore e hyrjes dhe daljes se kryequteti
    =
    Ne ke vend te botes ndoth kjo?

  4. Saimir says:

    2-3 miljon euro eshte demshperbly euroteorema per mbikalimi te zogu i zi?? Apo jo?? Atehere me 75% apo 30 miljon i takon te jene 10 mbikalime? Ku jane 10 te tilla??

  5. ALBAN DEGA says:

    ULNI NUMRIN E MBIKALIMEVE

    ECJA NE KEMBE ESHTE NJE NGA ILACET ME TE MIRA NE BOTE E FALAS PER 60 PER QIND TE SEMUNDJEVE NE BOTE !
    MOS E LOPEZONI E SEMURNI POPULLIN !

  6. Rezi says:

    1 /3 e kostos eshte krahu i punes….kosto me e larte se ne Gjermani ku rroga e punetoreve eshte min 6 fish me e larte….per mos te fol per materialet e ndertimit qe jane shume me te lira ne Shqiperi….hajdut me damke. Edi e ke dhi….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje