FOTOT/ Përgjaken efektivët, deputetet e opozitës i bashkohen përpleshjes së banorëve: Jepni dëmshpërblimet, Rama të ikë

22 Nëntor 2018, 11:17Sociale TEMA
FOTOT/ Përgjaken efektivët, deputetet e opozitës i bashkohen

Deputetet e opozitës i janë bashkuar protestës përpara Kuvendit.

Ata kanë kërkuar që qeveria “Rama” të dëmshpërbleje 100% banorët që preken nga ndërtimi i Unazës së Re në zonën Astir.

Ndërkohë, nga përleshja janë lënduar disa efektivë policie të cilët janë dërguar për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ndër të tjera policia njofton: 

“Gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur 6 efektivë të Policisë së Shtetit.

Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Një punojëse policie ka dëmtime më të rënda në krah.

Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësueve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit”, nënvizon policia. (TemA)

2 komente në “FOTOT/ Përgjaken efektivët, deputetet e opozitës i bashkohen përpleshjes së banorëve: Jepni dëmshpërblimet, Rama të ikë”

  1. Grigor says:

    Te paret we duan dru Jane deputetet e PD, se ata te shkretet qe kane bere shtëpi pa leje nuk Jane shumë faj.
    Ata Jane mashtruar dy here:
    Heren e pare nga shteti rrumpalle qe krijoi Saliu dhe i la te ndertonin ku te mundnin.
    Dhe heren e dyte tani nga deputetet zorraxhinj te opozites qe dalin me urdher te Bashës dhe Monës per te perfituar nga fatkeqesia e te tjereve qe shkaktuan ata vetë.
    Dhe ketu nuk ka rendesi fare se kush eshte Edi Rama apo partia qe ai kryeson.

  2. kombi says:

    NJE OPOZITE SKANDALOZE , E CILA NUK KA ASNJE KAUZ TE SAJ , PERFITON NGA DISA FSHATARE ,TE CILET KANE ZAPTUAR TOKAT NE TIRANE . OPOZITA SOT KA NJE REPUTACION SHUM TE KEQ NE GJITHE SHQIPERINE . TURP PER KETA QYTETARE ,TE CILET PER INTERESAT E TYRE , MESHTETEN TEK KJO OPOZITE ,E CILA E SHKATARROJ SHQIPERINE NE CDO CEP .TURP TURP TURP !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje