Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t, ka reaguar pas pretendimeve të ngritura nga një qytetar se i kanë kërkuar 30 mijë euro për të legalizuar banesën.
Ky institucion i bën thirrje prokurorisë që të nisë hetimet për të zbardhur të vërtetën.
Në deklaratën e përcjellë, ndër të tjera shkruhet:
“Mbrëmë në studion televizive të emisionit “Dritare” të gazetares Rudina Xhunga ndërsa diskutohej për projektin e Unazës së Madhe të Tiranës, një nga qytetarët në lidhje direkte ngriti pretendimin se “i janë kërkuar nga sekserë të ALUIZNI-t, të cilët ai nuk i njeh, 30 mijë euro për të legalizuar një objekt”.
Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t, i kërkon zyrtarisht Prokurorisë të hetojë mbi pretendimin e ngritur nga qytetari dhe jo vetëm. Në kuadër të transparencës dhe mos përbaltjes të institucionit, i kërkojmë organeve kompetente të reagojnë dhe t’i shkojnë deri në fund zbardhjes së këtij rasti. ALUIZNI angazhohet të bashkëpunojë me prokurorinë për të vënë para përgjegjësisë ligjore këdo të përfshirë. Gjithashtu e ftojmë qytetarit denoncues që, nëse i qëndron deklarimit publik, të na paraqesë informacionet që disponon për këtë rast që, me sa të mundemi të japim kontributin tonë për sqarimin e rastit.
E themi këtë, pasi gjykojmë që gjendja e rënduar emocionale e tyre, nuk mund të bëhet shkak për të krijuar ankth dhe premise çorientuese tek masa e qytetarëve në nevojë që qetësisht vijojnë të ndjekin procedurat e legalizimit.
Institucioni i ALUIZNI-t është duke vijuar punën për të përmbyllur procesin e legalizimit sikundër premtuam 5 vite më pare, në nisje të punës sonë.
Ne kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve mbi të gjitha për të denoncuar rastet korruptive që ndeshin në zyrat e institucionit”, nënvizon ALUIZN-i. (TemA)
mos u shqetso eshte ligj kerkimi rryshfetit (grabitja) nga xhandaret shtetror
qe ka njerez neper istitucione te ciiet kerkojne ryshfet nuk diskutohet dhe qytetari ka thene te verteten .por drejtoria e aluiznit te vendos rregulla e radhe te sakte neper zyra deri dhe persona pergjegjes per cdo dosje keshtu u jepet mundesine qytetareve te ankohen me emra konkrete edhe perpara drejtesise. kur gjykohen nje ceshtje ne gjykate la emer prokurori.dhe emra gjyqtaresh keshtu te jete edhe ne aluizn
Tom jep emra dhe jo përralla. Lërja kriminelit sali përrallat.
Ndersa mua kur me kthyen leket e truallit me moren 60 milion leke dhe ndryshe duhej te prisja akoma pra nuk vinte radha nese nuk do jepja leket.kam nje pjese tjeter trualli dhe po shikoj se me te interesuar jane kafshet se duan 20 perqind 40 milion te tjera. Kurse kafshet e egra qe zbriten nga malet nga Vicidoli apo Cepani jane bere me saraje nga femije barinjsh pa nje qindarke ne prapanike.
ALUIZMI ESHTE nje institucion illegal,,,,ai nuk perfaqson askend,,,,eshte nje institucion qe eshte bere nga saliu per te vjedhur pronaret e ligjshem me tapi te tokave,,,por dhe banoret ilegale te ardhur ilegalisht nga jasht tiranes duke I marre leke per te legalizuar ndertime te paligjshme ne toka pronaresh ,,apo toka shteterore,,, ne Europe,,amerike nuk ka aluizem,,,kjo drejtori ekziston vetem ne shqiperi,,,me ndertimet merret bashkia ajo I jep lejet e ndertimit dhe I ndjek punimet,,dhe tapine e ben hipoteka,,,leja e ndertimit jepet nga bashkia ne baze te nje projekti te bere nga arkitekti dhe te miratuar nga bashkia,,,,po se miratoi bashkia asnje ndertim nuk fillon dot,,,,,kjo eshte katastrofa qe beri saliu duke I lene shpellaret te ndertonin pa leje ne tirane,,durres,,,,pa leje nga bashkite,,,,per kete katastrofe duhet te cohen ne gjykate saliu dhe banda e tij ne qeveri dhe pushtet local…///Por dhe socialistet nuk mbeten pas sepse ata nuk I ndaluan shkatarrimin e tiranes nga zulute..////