Pas një farë kohe, audiencës shqiptare iu kthye një prej figurave me ikonike të ekranit shqiptar: Adi Krasta.
Me një titulli të personalizuar emisioni – “A”, show i radhs i Krastës në News 24, përbën një kthesë në profilin dhe karrierën e tij; nga spektakli, ai është futur në domenin e politikës.
Pra, së këndejmi, nga ajo çfarë u pa në puntatën e parë të hënën, do kemi një “Bepe Grillo”, sigurisht pa synime politike, së paku deri më tani, por me pozicion e shënjestra të qarta politike.
“A”-ja e Krastës nuk donte shumë sforco për ta kuptuar fabulën e re: Rama, a më saktë stili i tij qeverisës, do denoncohen rregullisht me gjuhën e tij, në një formë a metodë paksa ndryshe, por siç u pa, me të njëjtat personazhe.
Së këndejmi, për herë të parë pas 28 vitesh, që kur u shfaq për herë të parë si “moderator i lindur” spektaklesh, Krasta ka zgjedhur të riskojë.
Ai, është një ikonë jo thjesht nga aftësia e pakonkurueshme profesionale – Gjebrea mund jetë ekuivalent i tij, por jo domosdoshmërisht konkurues – por nga fakti se ka imponuar unianimitet shijeje në publik: i aftë, simpatik dhe fantastik.
Por tani është ndryshe. Puntata e parë e tij pati krisjet e veta profesionale, jo prej linjës editorale shfaqur ashiqare, por nga ca elementë hem parazitarë e hem pa shije.
Pjesa e parë ishte një ballafaqim titujsh për një çështje. Interesante si gjetje!
Pjesa e dytë, një intervistë me Lubonjën. Le të ndalemi pak këtu. Krasta është kreativ në sajimin dhe formulimin e pyetjeve, por fakti që Lubonja shfaqi të njëjtën patologji urrejtje ndaj Ramës si personazh e si qeverisje, me të njëjtën mënyrë të menduarit e të njëjtat fjalë, e uli në nivel parazitar minutazhin e bisedës me të.
Lubonja është një aset i mendimit shqiptar, por ka një konsumim të frikshëm. Jo aq nga prezenca e madhe në media, sesa nga yryshi për të trajtuar dhe për t’i vënë notën çdo çështje, ku në fund ngre krye vetëm ajo që ai mendon, e cila zakonisht ka një mungesë totale referencash.
Mbrëmë u fol për koston e mbi e nënkalimit te Shqiponja, u përmendën shifra, dhe, pa asnjë zbërthim a përllogaritje teknike, pa asnjë kompetencë në sektorë që mund të përfshijnë një vepër publike, u arrit të konkluzionin se aty kishte abuzime.
Duhet kujtuar me këtë rast se abuzimet financiare në Rrugën e Kombit, për të cilat u vendos nën akuzë Basha si ministër Tansportesh i kohës, u zbuluan nga një teknicien; inxhiner Arben Meçe, të cilit askush nga mazhoranca e kohës, Basha jo e jo, nuk pati kurajon apo aftësinë për t’i bërë oponencë dhe për t’ja rrëzuar shifrat.
Lubonja, i ardhur nga fusha e letrave dhe e kritikës politike në terma teorikë, nuk mund të flasë për çështje të cilat duhen shoqëruar me referenca teknokratike.
Opinionet e tij, të cilat kanë dhe emotivitete të rrafshit personal, nuk mund të merren si kriter i së vërtetës. Pos kësaj, është një individ në dispropocion meritash shoqërore: ka bërë oponentin e fuqishëm, por jo kontribuesin duke marrë përgjegjësi.
Vjen pjesa e tretë, intervista me Klodiana Lalën. Ok e gjitha.
Dhe pason pjesa e katërt, e cila nuk reflektonte asgjë prej talentit Krasta. Zgjedh tre figura, duke sajuar një dialogim me nuanca satirike, ku sigurisht brenda ishte denoncimi politik i Ramës. As Erion Kristo e as Sokol Shameti, dy pena mjaft të mira letrare – ku njëra, ajo e Shametit është në thelb gazetareske – ishin zgjedhur të bënin një lloj Fiksi. Mes tyre, ai, Dashamir Shehi.
Dy të parët nuk kanë pse gjykohen. Ishin ok në pozicion, por nuk se dhuruan diç impresionuese. Ndërsa Shehi ishte po ai, siç ka qenë ç’prej kur nuk pati më asnjë pozitë shtetërore, e cila do ishte dhe targeti i gjykimit të publikut për të, aftësinë si shtetar, standartet si qeveritar. Pa këtë barrë, i jep gojës në mënyrën e vet dhe, duke qenë paksa popullor – tirons në mënyrën e të menduarit – e kënaq gjindjen me batuta që s’e kapërcejnë dot si kohë momentin kur thuhen, apo vendin ku thuhen.
Dash Shehi, është një prej atyre klisheizimeve mediatike, ku përfshihet dhe Spartak Ngjela, që edhe pse përbëjnë dështime katastrofike në rrafshin e karrierës politike, duke mos qenë të aftë të shfaqin asnjë nuancë lideri e të garojnë e triumfojnë me mendim politik, kanë një mbijetesë vetëm falë gjykimit sipërfaqsor mediatik.
Te Krasta, ai, i përzgjedhur për t’i rënë qeverisë me mënyrën e tij, thjesht i ra në mënyrën e tij, brenda një konsumi fjalësh strukturuar me fjali parazitare, pa thënë asgjë të re, asgjë befasuese, asgjë kontribuese. Ja ç’lloj lajmi buroi nga gjithëajo çfarë tha, përzgjedhur nga BW: “Dash Shehi: Gruevski iku se ishte i shkurtër, Rama s’fshihet dot”(!)
Dash Shehi sot, një emër në një vendnumëro të dhimbshëm, në radhë të parë për vetë atë, por dhe për ne që e ndjekim, ia vlen ta kesh përballë vetëm për një pyetje: çfarë i ka lënë ai shtetit shqiptar përsa qe shërbëtor i tij si ministër, e çfarë i ka lënë më pas, apo po i lë shoqërisë shqiptare si politikan, me mendimin e gjuhën e tij?
Cila është ajo punë, inisiativë, ai produkt i mendjes së tij, prej së cilit kanë përfituar shqiptarët dje, sot, e do përfitojnë në të ardhmen? Kaq. Dhe ky duhet të shndërrohet në kut gjykimi për çdo personazh politik.
Pra, episodi i katërt i “A”-së së Krastës, dhe jo pse ishte zgjedhur Dash Shehi, ishte diçka që ushqente rrjetet, gallatën në to, por jo mendimin; një lloj tralalaje politike e dalë boje, e bërë për të denoncuar atë që në fakt është mjeshtër në këtë gjini, e që një prej ceneve të tij më të mëdha si qeveritar ka pikërisht tralalanë e tepruar në ligjërimin politik – pra Edi Ramën.
Ndërsa Krasta ka barrën të prodhojë mendim e jo gallatë. Kjo është dhe mangësia më e madhe e të gjithë ligjërimit në Talk Shoë-t e mbrëmjeve në TV-të shqiptare: nuk reflekojnë mendim. Krasta ka dhuruar deri më sot kënaqsi, sot i duhet të prodhojë mendim! (tesheshi)
I nderuar gazetar i keni bere nje skaner milimetrik emisionit te Krastes por mos u shqeteso per magesite kilometrike qe u shfaqen ne te.Sa te filloje dhe emisionin tjeter ish spikerja e Begetit dhe do shikosh se si do komplementojne njeri tjetrin.Nga ana tjeter eshte dhe gjigandi Ylli Rakipi me oratorine e tij fomoze e te ftuarit e dale boje Lubonja e Bushati dhe ky televizion konkuron e do te konkuroje te gjithe kanalet e vendit.
E ka Beppe jooo Pepe o pipëll!
Me pelqeu shume llogjika e perdorur. Kisha kohe qe nuk lexoja nje analize te ketij niveli. Sa shume kemi nevoje per shkrime te tilla me mendim te pjekur dhe jo me hallabaklleqe.
Konkluzioni 1) Kushdo qe e ka shkruar kete analize ka gabime ortografike elementare: unianimitet – unanimitet / u arrit te konkluzionin (ke dashur te thuash – te konkludonin, ose, u arrit te konkluzioni) / Ishin ok ne pozicion, por nuk se dhuruan diç impresionuese – (diç – ke dashur te thuash diçka) ndersa formini i mendimit duhet te jete : Ishin ok ne pozicion, por jo se dhuruan diçka impresionuese; ose, por nuk dhuruan dikca impresionuese)
Kur analizon dhe gjykon te tjeret duhet qe te pakten te besh kujdes ne drejtshkrim! Jo per gje, por tregon kapacitetin personal, qe sapo demostrove me pene ka ngelur diku te klasa e gjashte.
Nuk dua t’i hyj analizes se zhargonit apo eufimizmave te panevojshme ne shkrim per te nenkuptuar nivel te larte mendimi, qe thjesht demonstrojne pasiguri dhe paaftesi tek analisti. Per te thurrur nje logjike te thjeshte premise/konkluzion referoju silogjizmit a=b; b=c; dmth a=c
E di qe harxhova kohe sot, por nganjehere nje kritike sado minimale sjell polemike. Urime per shkrimin anonim! Edhe une po te isha ne vendin tend nuk do desha te ekspozoja emrin. Gjeja me e zgjuar qe nenkuptove me kete shkrim…
Lubonja, Krasta,Rakipi,Cani,Peka,Bushati etj, urrejtjen patollogjike kunder Edi Rames nuk munden tja imponojne dote shqiptareve, perkundrazi po behen vete te neveritur.
Krasta ka ngelur hu mbi hu dhe nuk do beje emer kurre ne televizion as ne Shqiperi dhe as ne Kosove. Ku ka shqipetar qe ka kohe te degjoja pacavuret e Adi Krastes dhe te smurit psiqik Lubonja qe kujton se i din te gjitha dhe nuk din asgje, qe mendon se ka celesin e zgjidhjes per gjithecka por nuk zgjidh dot as punet e tija. Puntata e pare e ketij programi tregoi se ata nuk ngrihen dot mbi miopine politike dhe te ofrojne dicka logjike por vetem te mbushin mendjen teleshikuesve me rrenat e tyre te bera ne funksion te kraheve te caktuar politik. Nuk mund te behen krahasime mes Krastes dhe Gjebreas kurren e kurres.
Sa e bukur kjo Koldiana Lala mor djema. Yll, Yll!. Po kur e hap gojen, e kur i shastis te tjeret, te gjithe i hapin rruge nga elokuenca (kurre sben sherr per te folur). Po sa me durim i degjon te tjeret more amani, asnjehere nuk i nderhyn tjetrit. Edhe kur mundohen tja nderpresin moderatoret llafin, ajo me kembengulje komuniste do e thote qe do e thote ca ka ndermend. Pastaj te tjeret se cflasin , ato spara i interesojne. Po sidomos kur ben gazetari investiguese, ku gjen more amani gjithe ato te dhena. Te dhena qe po ti nxjerrre nje shtet tjeter te botes prokuroret fluturojne ne sekonde. Lala i merr dhe i nxjerr te dhenat, e prokuroret po aty jane. Na fal moj Klodiana qe ti nxorem kaq me tepri meritat, por nuk mundej ta linim.
Se je gje e rralle. Mos e ngjyj kot fytyren se je aq e bukur sa edhe naten ne ender na del. Hajde xhan vazhdo te keqen.
Një moderator kabareje + një impostor sharlatan gjithollog = Tallava
Një moderator kabareje + një impostor sharlatan gjithollog = Tallava
“TV spazzatura”. Të njëjti surretër 24 orë, që qarkullojnë mes vetes.
Nga A tek ZH-ja ta provoje Krasta serish i deshtuar do jete! Atij i ka mbaruar bateria qe ne 2005! Thjesht vetxhirohet pa lene gjurme! Demode! Sa per Gjebrean e ka len shume larg krasten ne cdo aspekt! Koha per te hapur krahun ose mos futur duart me!
Krasta “…i afte, simpatik dhe fantastik”, thuhet ne kete shkrim! Ku, ku, ku…..cfare vleresimesh per nje “te paafte, antipatik dhe pordhac”!
Sa here permendin emrin e ketij Krastes, qe perkon me nje nga kodrat me te njohura te qytetit tim, nga ku ne dimer fryjne erera te forta, nuk e di, pse me kujtohen kakzoksat (lloj krimbash te gjate), te cilet i zinim me femijeri.
Po te jete ikone e ekranit ky llapaqeni qe bastardon shqipen me llapaqenerine e tij, duhet thyer urgjentisht ekrani!!!! Nuk e di kush e ka shkruar kete pacavure gjoja kritike plot delikatese, po per mua eshte krejtesisht injorant… Te barazosh Ngjelen me kete pijanecin bixhozci Shehin, eshte te thuash qe edhe pula edhe shqiponja kane pupla, prandaj jane njesoj…. Jua ben mire ai palloshi i gjate qe ju quan Kazan, bile ju mban me hater se helbete edhe i sherbeni, se ne fakt jeni bere kahere UTURAK
Jo Pepe Grillo, o gazetar kungull. Shko lexoja edhe nje here emrin si e ka. Fshatar. E kexon italishten si Saliu.
Ky shkrim do ta bej Krasten te fluturoi me pras ne b*the me shume se po fluturon. Te besh nje emisjon politik tendecjoz eshte e lete se dihen njerzit e dal boje ne kete vend, te paret jane jashteqitja e blloku Lubonja, Bushati, ka ca si gagacit Ylli Rakipi, dhe pastaj njihet malokeria gazetareske e Saliut. Flitet per krimet e Rames por ke ka vrare….. Nuk meret njeri me krimet e Saliut qe Krastes ja ka thyer nje here dhembet, nuk meret njeri me Lulin qe vodhi 250 mil. euro dhe drejtesia e plepave e nxoroi te pa fajshem, dhe nuk meret njeri me FLORIRIN e Ilirit dhe Monikes. Keto jane KRIME, Saliu vrau e vodhi dhe shikoni ku eshte MILJARDER.,shikoni ku jeton familja e diktatorit Hoxha dhe ku jeton diktatori ” DEMOKRAT” Sali Berisha. Keto shiko Krasta por ti ske b*the……
Autori ka shume sy vleresues! Por nje gje, Krasta nuk u shfaq tani! I denje per radhitjen midis me te “mireve” Tosin,Bushatin,Zhejin,Avukatin,Blendin analiste kafenesh, keta jane te semure me prostat ne goje! Kane vene “aftesite” e tyre ne sherbim te politikes dhe tregon se jane pragmatiste! Te tille ose sic quhen ndryshe “qen qe lehin” derisa mbrojne kriminelet e politikes shqiptare, qe dihet cilet jane! Keta jane kaq shume te konsumuar, sa na kane merzitur me nder ‘Bythen”,me falni per shprehjen! Rama doli me vete u be k/minister dhe punon per vete! Keta jane te gjithe mercenare -jenicere! Artikull i goditur!
A do ta lere Irfan Hysenbelliu, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Robert Rakipllari, Luan Rama, gazeta Telegraf, kete fare gazetari, te thote ate qe eshte per tu thene? Edhe ky, si te tjeret, per ndonje leke me shume do ti thote derrit “daje”
Ç’do te thote “puntata”.
Ha ha ha
I madh je, sepse na mbyten pordhacët e fjaleve te huaja ne mes te fjalise, ashtu si padashur, gjoja jam modern.
Krasta ka levizjet e nje gay dhe keta lubonjat e antishqiptaret qe ju pretendoni se do behen Grillo ,jane ca qylaxhinj llapaqen.
Shikoni cfare hajdutesh jane kthyer njerzit e Grillos qe nga kryetarja e Romes e deri ne Puglia…..
Nuk e kuptoj Krasten! Nuk fillohet nje projekt i ri si moderator politik, me te njejtet surreter te te dale boje, qe qarkullojne gjithe diten e gjithe naten, nga nje televizor ne tjetrin!
Perse ky shkrim, apo artikull, pa autor? Apo nenkuptohet se, kur nuk ka emer, eshte vete Mero.
@Joel shkodra! Mero shkruan çdo ditë me emër, për merakun tënd se kush e ka blrë shkrimin, pyet Enkel Demin se “tesheshi” është portali i tij.
Gjynah qe nje gazetar si Adi Krasta eshte katandisur mos me keq. Kam patur respektin me te madh per te i cili me kulturen dhe profesionalizmin e tij ka terhequr vemendjen e publikut kur ka drejtuar The Voice apo emisione te tjera ne Top-Channel. Tani eshte bere si grupi muzikor “Na bashkoi kenga popullore” d.m.th. jane mbledhur nje tufe te pakenaqurish qe gjoja jane te preokupuar per ngjarjet e dites por ne fakt mundohen te hedhim balten qe mbajne te fshehur brenda vehtes dhe i genjen mendja se dikush do ja u shoerbleje kete mund. Ne fakt Greqia eshte nje burim per qellimet e veta pasi e pame qe vete Artur Zhej gjoja krenohej sikur OraNews monitorohej nga Tv greke,Sky me duket. Notmal sepse nuk eshte cudi qe kane investuar ata per interesat e tyre dhe ju vjen keq ketyre gazetareve apo opinionisteve kur ju thone qe jeni te shitur.
Analize e sakte.Me emisjonin’ A” te Krastes po e theksjoj qe ne fillim qe mbeta e zhgenjyer.Kjo per faktin se kishim kohe, qe lexonim , se Adi si nje prezantues qe vitet e kaluara na ka lene mbresa,do te sillte perseri ne ekran emisjone qe te ndikonte drejtpersedrejti tek shikuesit me mesazhet qe percjell.Dhe ketu e kam fjalen per nje auditor te gjere shikuesish ,qe nga te rinjte deri tek te moshuarit.Dhe problematikat e kohes jane te shumta,edukim,ndergjegjesimi per te qene qytetare te denje e tjera dhe kjo me forma te larmishme Por ja qe edhe Adi Krasta,qe e ka mbajtur veten per nje prezantues jo si do kudo, ra ne te njejten vorbull apo semundje, qe ka prekur shume te quajtur analiste neper tv.Politike,politike..me te njejtat fytyra(te ftuar) me te njejtin synim per te kritikuar,a thua se ne kete vend nuk punohet,nuk ka njerez qe me arritjet e tyre jane per te marre shembull ne cdo drejtim,bujqesi,ndertim,arsim,kulture,turizem e gjithandej.Duhet te na e thone te huajt qe jemi vend i bukur, duhet te shkruajne gazetat ne Amerike,Kanada,Itali e gjetke per shqiptare te talentuar,.Sa keq.Ja pse dhe Adi u radhit me te tjeret,me shume nga ata qe ne nje menyre apo tjetren u eshte prekur interesi dhe slene vrer pa vjelle.Harrojne qe tv e ndjekin te gjithe s hqiptaret dhe ata nuk ngopen vetem me politike por kane nevoje edhe te shlodhen,te argetohen dhe mbi te gjitha te shikojne veten e tyre ne emisjonet e tv, jo vetem te njejtat fytyra qe jane bere tejet te merzitshme.
Edhe pse e di qe ashtë e kote te lë një koment , po prape po i shkarravis dy a tri fjalë.Aq sa kam pase respekt e admirim për Krasten e viteve te para kur ishte i depolitizuar e kur drejtonte e si profesionist aq nuk e dua ta shoh sot në asnjë ekran tekevizori.Ato fjalet e ngatrruara e pa kuptim qe shkruan ky gazetari qe as 20 % e njerzeve në Shqipëri nuk i kuptojnë mos sa kuptojnë Krasten i fjaleve italisht anglisht e shumë pak shqip.Në pjesen e pare te emisionit te cilin vetem hyrjen e pashe sepse me prezencen e një psikopati në studio si Lubonja qe veten në spitalin psikiatrik e ka vendin,unë nuk mund te harzhoj asnjë sekont nga koha ime e cmuar.Gabimi i madh qe ka ba Adi i Krastes për mendimin tim ashte urrejtja qe tregon për përfaqesuesit e politikes.Nëse ai ashtë gazetar apo analist duhet te jete i pamvarur.Duhet ti gjykoje njerzit për punën qe bajnë e jo për mos realizimet e deshirave te Adit qytetar apo gazetar.Do te ishte ma mirë qe Adi te merret me një sport tjeter pse me balet qe te bahet ma i dashtun për shikuesit.
Jo po Pep Saliu!? Keni apo nuk keni redaktor, o ju marrte dreqi, qe na deformuat drejtshkrimin dhe konceptet!?