Fiks Fare solli rastin e drejtorit të shumëpunësuar të ISSH Ilir Bajlozit i cili ka një fasoneri, ku puëntorët pranojnë se punojnë në të zezë. Banorët e lagjes ku ndodhet fasoneri në Korcë, tregojnë vendndodhjen e rrobaqepësisë dhe emrin e pronarit, zotit Ilir Bajlozi.
Bashkëpunëtorët e Fiksit shkuan deri ne rrobaqepësi për të pyetur mbi kushtet e punës, dhe përgjegjësja i tha bashkëpunëtores se mund të fillonte punë që nesër, “por siguracionet pas nja dy muajsh do fillojnë të hidhen, edhe atëherë duhet të flas me pronaren” thekson ajo në bisedë.
Ndërkohë bashkëpunëtorët e Fiksit nuk u mjaftuan me aq, por takuan edhe punëtore të rrobaqepësisë . Njëra prej të cilave thotë se ato nuk janë të siguruara dhe punojnë për një rrogë qesharake.
“Pse ti kujton se ne jemi të siguruara? Pa siguracione jemi, marrim 120 mijë lekë (të vjetra) në muaj, unë jam gati ta lë këtë punë” tregon punëtorja.
Një tjetër e rekomandon bashkëpunëtoren të shkojë dhe të flasë me pronaren se ja bën që të qëndrojë pa siguracione nëse asaj nuk i leverdisë.
Por për të kuptuar se a është vërtet drejtori i ISSH-së Korçë pronari i kësaj rrobaqepësie gazetarët iu drejtuan Drejtorisë së Tatimeve , Korçë. Sipas të dhënave të tatimeve pronar i fasonerisë rezultonte z. Dolor Bakalli.
Bashkëpunëtorët e Fiksit shkuan takuan pronarin që i doli emri nga tatimet z.Bakalli dhe në fakt ai pohon se fasonerinë, duke përfshirë ambient dhe pajisjet, ia ka lënë me qira Ilir Bajlozit. Madje pronari i godinës thotë “Prej 3 muajsh ja kam dhënë Ilir Bajlozit, por që do ja marr, pasi kemi patur ca probleme mes ortakësh dhe me pagesat” përfundon ai.
Në këto kushte gazetarët e Fiksit iu drejtuan vetë kreut të ISSH-së Korçë, z. Bajlozi. Në bisedë me gazetaren e Fiks fare ai pranon se është i shumëpunësuar duke renditur punët që bën. “Jam kryetar i Këshillit Bashkiak, jam edhe Drejtor ISSH, punoj dhe tek stacioni sizmiologjik me honorare, pa siguracione” tregon z.Bajlozi. I pyetur për fasonerinë ai nuk pranoi për gazetarët se e adminsitratonte ai.
Sipas tij, rrobaqepësia është në pronësi të motrës së tij e cila jeton në Amerikë dhe një ortakeje nga Vlora.
“Dolor Bakalli ja ka dhënë motrës sime me qira ndërtesën dhe asetet, firma e tij ka qenë ALTERMAN tani e motrës është FASHION ALBANIA”.
I pyetur se a mund të kishte punonjës të pasiguruar në këtë biznes ai përgjigjet” Në këtë firmë nuk ndodh të ketë punonjës të pasiguruar “. Ndërkohë që në kamerat e fshehta u pa qartë biseda e punonjëseve qe pohonin se ishin të pasiguruara.
Fiks fare u interesua në drejtorinë rajonale të tatimeve të Korccës. Vtetë djretori i kësaj drejtorie, konfirmoi për Fiks fare se rrobaqepësia është në emër të Dolor Bakallit dhe ka emrin tregtar “Alterman”.
Sipas tij, ky subjekt ka një detyrim të mbartur qe nga fillimi i vitit 2018 në tatime, për sa i përket nderdhjes së kontributeve për sigurimet shoqërore të punonjësve
Drejtri i ISSH mohoi që fasoneria që menaxhohet nga motra e tij në Amerikë të ketë detyrime të papaguara për sigurimet dhe solli
si argument faktinq ë kjo kompani tashmë ka emër tjetër “Fashion Albania”
Fiks Fare u interesua përsëri në drejtorinë e tatimeve për këtë kompani, por nga taitmet morëm përgjgien se në sistem nukë shtë e regjistruar asnjë biznes me këtë emër.
Te punosh ne disa pune nuk eshte ndaluar. E ndaluar eshte te mos tregosh te ardhurat dhe mos te kaloshe maksimumin e oreve te punes ne jave, ne mos gabohem ne Europe eshte 48 ore.
Edhe ne Amerike thote ka pune te zezeSigurisht qe ka por ata jane emigrante pa dekumenta dhe nuk jane te ligjshem ne Amerike.Keshtu qe nuk ka asgje te perbashket me puntoret shqiptare.
Ka or ka, dhe ne Amerike, Po po te kapen ta masin koken me spango…
Te fusin andej nga ke dale dhe te nxjeerrin prape
u mbaruan njerezit dhe ka mbetur vetem z Bajlozi, qe punon ne tre pozicione njekohesisht, imagjinojeni se sa “mire” i kryen ai keto pune, dhe nuk i mjaftojne por ka dhe fasoneri, dhe tatimet bredhin ne cdo cep te qytetit dhe nuk lene kjoske pa kontrolluar kurse kete nuk e kap radari i tyre.mos u ngopshi dhe mos i gezofshi!!! z Rama ja nxori emrin ketij qe para dy vjetesh ne nje liste me 100 zyrtare te koruptuar dhe ai vazhdon avazin e tij pa i hyre gjemb ne kembe, bravo rilindja!
Sicuracionet!!! ????
rrobaqepsi apoo “fasenori”?
po ore po, ne folkorin shqiptar bajlozet personifikojne te keqen, te zezen, plackitjen, vrasjet, plojen. Ata dilnin nga deti dhe ishin ye dhunshem,vte terbuar si valet e detit venin takksa dhe harac, nga populli kerkonin qengja te pjekur, vasha te reja, vere dhe raki. Sot bajlizet nuk dalin nga deti,ata mbijne nga toka vazhdimisht pa u ndalur, i ke kudo ne minustri, ne bashki e komuna, ne kuvend, ne prefektura e komuna, ne universitete private e publike ne shendetesi, ne banka, ne shetbime sociale, gjykats e prpkurori, vhedhin popullin e mjere, mashtrojne, plackusi, abuzojne moralisht edhe femrat edhe burrat sepse nemesinbe tyre ka edhe homo.
Nuk e kuptoj pse akoma tatimet anashkalojne klauzolen ligjore, qe barrae detyrimeve debitore te faturohet Objektit ku ushtrohet biznesi??? Dmth Pronarit.
Nje qeraxhi qe iken nga shtepia, nuk paguan uje e drita, detyrohet pronari i shtepise qe ti paguaj se i vjen edhe permbarimi.
Nje pronar automjeti te cilin e ka shit apo e ka dhene me qera ka detyrim ti paguaj taksat sepse i bllokohet mjeti.
Objektet kane nr dhe i perkasin nje zone kadastrale te caktuar. Jane lehtesisht te identifikueshme. Tatimet tallen me shtetin. E njohin krejt mire se personi qe gjejne eshte e motra, gruaja, vajza apo djali i biznesmenit debitor, nderkohe qe mjafton nje NIPT i ri dhe detyrimet shkojne per lesh bubi. Nuk besoj qe behet nga padia aj mender me than ligj Per Procedurat Tatimore, i ndryshuar 700 here.
Normalisht ky nuk duhet te punoje asnje dite ne shtet.
Qeveria te nxjerre ligj qe asnje nepunes shteti nuk lejohet te kryej bisnes privat direkt apo indirekt sepse normalisht eshte konflikt interesi.
E fundit, ne se me kohe ka qene ne listen e te korruptuarve, ata qe e kane pasur per detyre ta largojne dhe nuk e kane kryer detyren, te ndeshkohen si neglixhues (nuk perjashtohet qe ky zotria me shume te ardhura t’jua kete lidhur duart, por kjo eshte pune e tjeterkujt).
.. nuk eshte vetem nje “Bajloz ” .. jane shume ..!.. por edhe ne B.E. -ne e ” Likes dhe Monas” puna e “ZEZE ” eshte e pa shmangeshme ..! .. ATA QE KANE PUSHTET , QE KANE KRAH , BEJNE “NAMIN ” ME PARA ..!..te tjeret , bashke me ta dhe une , nuk kemi as buke te hame , pasi nuk kemi pune ..!
O KORCA SHIKO SE CFARE KA NE POGRADEC , DHE JO NE AMERIKE.AMERIKEN E KE NE KORCE ,SE PO TE VEPROJE NE AMERIKE TE MOSE DEKLAROSH TE ARDHURAT, TA FUSIN KOCIDHEN NGA POSHTE .SIGURACIONET ,LEJA VJETORE,DHE NJE RROGE SHTESE NEQOFTESE PUNA KA VESHTERSI TE MADHEpsh PUNA NATEN FABRIKAT MINERAT ASFALTIMET.etj.
SHKO O EDI E VERI GJOBE ATYRE QE SHESIN FARA LULEDIELLI, SE NUKE TE JAPIN KUPONIN TATIMOR.ESHTE SHUME E QARTE KUSH PAGUAN
PARA KESHE ,NUKE SHKON PER LESH.
THIRRE PAKE ATE NIKON PE LESHI ,SE COC BENE EDHE AI.