Kreu i shoqatës së Botuesve jep alarmin: 7 probleme që po shkatërrojnë librin

20 Nëntor 2018, 09:00Sociale TEMA

Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë Petrit Ymeri jep alarmin për situatën e librit në Shqipëri. Ndonëse Panairi i 21-të i Librit mund të quhet i suksesshëm, sipas Ymerit lexueshmëria në Shqipëri është në nivele katastrofike duke konfirmuar shifrën e INSTAT se 1 milionë shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër.

Në një letër që i ka dërguar ministrit të Financave Arben Ahmetj, ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, kryetares së Komisionit Parlamentar për Median dhe Mjetet e Informimit Publik Alban Vokshi, kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Erion Braçe, ai i kërkon ndëhyrjen urgjente nëpërmjet rregullimeve ligjore në mënyrë që gjendja të ndryshojë sa më shpejt dhe që shifra 1 milionë të mos rritet.

Letra u bë publike dje nga gazetari Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One” në të cilin ishte ftuar deputetë të komisionit parlamentar të Medias, vetë kryetari i shoqatës Petrit Ymeri por edhe shkrimtarë dhe botues. Ja cilat janë problemet e paraqitura në instancat shtetërore nga kreu i shoqatës Petrit Ymeri:

-Mungesa e bibliotekave publike në shkallë vendi. Përveç disa minibibliotekave në Tiranë, ka një mungesë totale të bibliotekave. Ngritja dhe hapja e tyre do bëjë që shqiptarët të afrohen me librin, ta lexojnë atë edhe nëse nuk kanë mundëisnë ta blejnë.

-Nuk ka asnjë pasurim të librave që nga vitit 2012 për bibliotekat ekzistuese. Shtetei nuk ka asnjë financim për pasurimin e biblitekave në të cilat mungojnë masivisht librat dhe nuk furnizohen prej 6 vitesh.

-Shteti bën restautrim të godinave me tulla, pllaka, e vetrata, por shteti nuk ble libra për bibliotekat në shkolla dhe ato publike.

-TVSH-ja me 20 për qind në blerje të librit dhe 0 për qind në shitje sjell rritjen e kostos dhe e shkatërron botimin e librit.

-Ekzistenca e shtëpive botuese fantazmë që kanë shtypshkronjë por nuk kanë shtëpi reale botuese është një problem dhe pengesë për një aktivitet ligjor dhe cilësor.

-Rritja e tatimit me 50 për qind të honorareve e dëmton botimin por shkatërron dhe dekurajon punën krijuese.

Nënkryetarja e Komisonit Parlamentar për Median dhe Mjetet e Informimit Publik Milva Ekonomi deklaroi për gazetarin Qafoku se ishte e informuar për këtë shqetësim dhe mazhoranca është e angazhuar për rregullimin e kësaj situate.

Ekonomi pranoi gjendjen e rëndë të mungesës së leximit duke e ilustruar me disa shifra interesante. Dikur drejtoreshë e INSTAT dhe njohëse shumë e mirë e statistikave, sipas Ekonomit deri në vitin 2006 në Shqipëri kishte 46 biblioteka lokale. Ndërsa përsa i përket leximit, Ekonomi tha se të dhënat tregojnë se një shqiptar mesatarisht lexon vetëm 11 minuta në ditë.

I ndarë sipas qyteteve, sipas Ekonomit të dhënat janë të tilla se në qytete lexohet më shumë se në Tiranë. Rezultatet e anketave nxjerrin se në qytete lexohen 10.4 libra në vit, ndërsa në Tiranë 7.6 libra në vit. Edhe më të rëndë e paraqiti situatën anëtarja e po këtij komisioni deputetja e LSI-së Nora Malaj. Sipas Malajt, në një sondim që kishte bërë vetë në universitet, 70 për qind e studentëve në vitit të parë nuk kishin lexuar asnjë libër gjatë gjithë vitit.

2 komente në “Kreu i shoqatës së Botuesve jep alarmin: 7 probleme që po shkatërrojnë librin”

  1. te flasim si njerez says:

    Une e kuptoj qe Noram Malaj, si perfaqesuese e te gjithe, nje femer qe s’kam asnje respekt, eshte e shqetesuar dhe parlamenti duhet ti detyroje shqiptaret qe te lexojne libra! Bile duhet tu shpjere libra ne shtepi dhe te rrije polici atje deri sa ta perfundojne se lexuari! Po e kuptoni ju pse nuk lexohen librat? Se jane shkrues medioker, pa asnje ndjenje shpirterore, jo shkrimtare; se shkollat ne Shqiperi jane vetem ekonomi tregu dhe jo mesimdhenie e mesimarrje. Se ne Shqiperi luftohet vetem per leke dhe bisnesmenet jane pa shkolle fare, keshtu qe rinia eshte e detyruar qe pronaret te jene injorante dhe Shqiperia ngelet injorante. Jane shume shkaqe, pastaj me shume botohen libra nga Dashnor Kaloçi ne gazeta se sa libra artistik (!) Shkruhen historira nga Beqir Meta, nga Uran Butka apo…….pse nuk e lene pa lexuar Moikom Zeqon, megjithse jo te gjithe e kuptojne se ate nivel kane?! ? Me shume duan qe tifozet te lexojne Saliun, pavaresisht se ai i genjen diten me dreke se sa nje shkrimtar i thençin si Ben Blushin. Keshtu jane librat, keshtu jane çfaqjet e teatrit qe vene pjese te huaja apo ironizojne vetem te kaluaren dhe kane ngelur vete al pazari dhe portokallia qe bejne politike artistike, pa lere ata te fix-fare apo çekanit te klanit qe sado qe zgjidhin probleme, jane bere te padurueshem ne shprehjet e tyr. Duhet kulture, edukate, njohje , kerkese ndaj vetes, nivel shkrimi qe te lexohen librat. Kjo do vije po erdhi vete si mvartesi e disa hallkave te tjera dhe per nje shaka: po deshi presidenti ti dekretoje.

  2. Ylli says:

    Edhe nje gje tjeter zotni qe mos ngeli i gjithe faji shqiptareve qe nuk lexojne.Isha ne Panairin e Librit si cdo vit .Jam tifoz me plote fjalen i librit .Nder te tjera bleva romanin “Ukju i Stepes” nga Hesse ,nga botimet “Dudaj”.E mora me shume qejf dhe ne shtepi nisa ta shfletoj .Sapo e hapa kam share me gjithe shpirt .Brendia e librit ishte skandal ,rreshtat te gjitha te shtrembura ,absolutisht te gjitha dhe shkronjat ,shtypur si mos me keq ,sikur fletet ishin fotokopje.
    Te mendosh qe me kete roman ,autori ka fituar “Nobel” dhe shtepia botuese e nxjerr librin ne shitje pa piken e respektit ndaj autorit dhe lexuesit.
    Kur ju zoteri ,te supozuarit ajka e kultures ,i lejoni vetes te tilla botime pa cilesi ,vetem qe te fitoni diçka ne ato dite te Panairit ,imagjinoni pjesa tjeter e shoqerise.
    Librin nuk e lexoj dot se me vjen turp.Do perpiqem ta gjej diku tjeter.Nuk e dija se dhe librat duhet ti kontrollojme kur i blejme ( sikur rrobat te Gabi ) se mos Shtepite Botuese ,” na e kane me te futme ” !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje