LISTA/ Me 8 shtëpi dhe vila në bregdet të ndërtuara pa leje, ka dhe nga këta që protestojnë te "Astiri"

20 Nëntor 2018, 19:53Sociale TEMA

Edhe pse deklarojnë se po u prishen shtëpitë dhe se do mbeten jashtë, disa protestues që kundërshtojnë projektin e zgjerimit të Unazës së Madhe, rezultojnë të mos jenë edhe aq “hallexhinj” sa paraqiten.

Përkundrazi, janë persona që kanë nga 2 deri në 8 objekte të tjera, (shtëpi, dyqane dhe vila) deri në disa kate, madje edhe vila në bregdet, të gjitha këto të ndërtuara pa leje.

Në tabelën më poshtë po publikojmë të dhënat për disa nga protestuesit që kanë aplikuar për leje legalizimi në ALUIZNI, ku rezulton se ata kanë deklaruar nga disa ndërtesa edhe nga zona të ndryshme në Tiranë apo qytete të tjera bregdetare si Vlora apo Golemi.

Rasti më domethënës është ai Bashkim Ethem Muhametajt, i cili ka ndërtuar plot 8 objekte pa leje, 5 prej të cilave i ka ndërtuar vetëm në njësinë 6, dy objekte të tjera pa leje në Njësinë Dajt dhe një në bregdetin e Vlorës. Muhametaj ka mundur të legalizojë një prej tyre dhe është në proces për 7 të tjera.

Një rast i ngjashëm është ai i Kujtim Vedat Osmanit, i cili ka ndërtuar një objekt 3 katësh pa leje në Njësinë 6 në Tiranë dhe ka edhe 4 shtëpi të tjera në Bulqizë. Siç shihet në tabelë, Osmani ka mundur që të legalizojë plot 4 prej këtyre objekteve, ndërsa i ka mbetur pa legalizuar vetëm 1. Dy prej objekteve të legalizuara ai i përdor për biznes.

Pas tij vjen Arben Lush Qokaj, i cili ka deklaruar plot 3 ndërtime pa leje, të gjitha në Njësinë 7 në Tiranë. Edhe Lushaj ka mundur që një prej këtyre ndërtesave ta legalizojë.

Nga verifikimet rezulton se një tjetër banore me disa prona është Flora Adem Hoti. Ajo ka dy objekte nën pronësi një katëshe në Njësinë  11 në Laprakë me funksion biznes, kurse një tjetër në zonën e Paskuqanit për banesë.

Tabela vazhdon me Ndue Fran Marinajn i cili gjithashtu ka ndërtuar dy godina në Njësinë Nr.6, secila me 3 dhe 4 kate. Edhe Marinaj i ka legalizuar ato duke u pajisur me çertifikatën përkatëse.

Nuk mbetet pas edhe Edmond Seit Mema, i cili zotëron dy objekte të tjera përveç asaj në Unazën e Madhe. Një e ka me funksion biznes në njësinë 6 në Kombinat. Për këtë të fundit ai ka paraqitur letrat për legalizim edhe për shtesë anësore dhe për një shtesë në lartësi. Një tjetër objekt me funksion social-ekonomik 1 kat është në zonën e Pezës.

Ndërsa Hazis Mersin Gjoni zotëron një godinë 2 katëshe banimi në njësinë 9 në kryeqytet dhe një tjetër me veprimtari biznes, edhe kjo 2 katëshe.

Por ka nga ata që përveç banesave në kryeqytet kanë edhe prona në zonat bregdetare. I tillë është rasti i Ukë Idriz Çelkolaj, i cili rezulton se ka një banesë 1 katëshe në Njësinë administrative 7, si dhe një pronë tjetër të ndërtuar që në vitin 2006 në Golem.

Pal Dod Lleshi zotëron një godinë 4-katëshe në Paskuqan, për të cilën që në vitin 2006 ka kërkuar legalizimin, ndërkohë që zotëron edhe një tjetër godinë 3-katëshe po në Paskuqan, e cila përdoret si banesë. Lleshi përveç këtyre dy objekteve zotëron edhe një tjetër godinë 1-katëshe në njësinë 6, Kombinat.

Qemal Ramazan Sadikaj e ka kthyer në procedurë të zakonshme ndërtimin pa leje. Sadikaj zotëron një ndërtesë banimi 2-katëshe në njësinë 7 në kryeqytet, por edhe një ndërtesë pa leje në Fushë Krujë.

Agron Halil Kurti zotëron dy objekte në njësinë 7 në kryeqytet, përkatësisht 3-katëshe dhe 1-katëshe, të dyja objekte banimi. Ndërsa ka në zotërim edhe të një tjetër objekti në Elbasan të cilit në vitin 2006 i ka bërë një shtesë kati.

Qytetari Ismail Xhetan Mesini është pronar i një objekti banimi me 2 kate në njësinë 6, por edhe i një tjetër ndërtese në njësinë 7.

Fiqirete Muharrem Shima zotëron një objekt banimi 2-katësh në njësinë 7, por edhe një tjetër ndërtesë në po këtë njësi.

Flamur Xhevair Kuka ka në zotërim një godinë banimi 2-katëshe një njësinë 7, por edhe një tjetër godinë banimi po 2-katëshe në njësinë nr. 11.

Gjovalin Pjetër Kuli është zotërues i disa objekteve banimi, por edhe bizneseve, të gjitha të ndërtuara pa leje. Ai zotëron një godinë banimi 3-katëshe në njësinë 7, si edhe një ndërtesë po në këtë njësi. Ndërkohë, është zotërues i një biznesi në Kashar dhe një tjetër biznesi të vendosur në një godinë 1-katëshe në Laç.

Ramazan Hazis Selmani është një tjetër pronar biznesesh dhe objektesh banimi të ndërtuara pa leje. Ai zotëron një biznes 1-katësh në njësinë 6, ndërsa ka në zotërim edhe një objekt banimi 1-katësh në njësinë 7. Selmani është në zotërim edhe të objekti banimi 1-katësh në njësinë 5, të cilit në vitin 2006 i ka bërë edhe një shtesë.

Evelina Rushi Shabani është pronare e një godine banimi 4-katëshe në njësinë 6 në kryeqytet si edhe e një godine 2-katëshe po banimi në njësinë 7, të ndërtuara pa leje. Ndërkohë, në zotërim të saj është edhe një biznes i vendosur në një godinë 1-katëshe po në njësinë 7.

Listën e plotë e lexoni duke lexuar: Tabela Unaza Re vetedeklarime

54 komente në “LISTA/ Me 8 shtëpi dhe vila në bregdet të ndërtuara pa leje, ka dhe nga këta që protestojnë te “Astiri””

  1. ? says:

    Protestojn për sport.

    1. Monda says:

      Te rrafshohen komplet ndertimet pa leje te pastrojne terrenin personat qe kan kryer demin dhe kush nuk e pastron gjobe dhe burg dhe ta pyes b##n mire para se te ndertoje legenat e kane bere kandahar…..

    2. Kadriu prej verteti says:

      Unaza e Re duhet bere e duhet bere sa me shpejt.
      Ketu qartazi protestojn ata qe kane nga 4 5 shpia ose qe kane biznese te palegalizuara se ajo dihet ata qe jane fajtor ata bertasin me shume.
      Keto mediat tona duan ti viktimizojn banoret “e shkret” duke i nxjerr si te pafajshem sikur skane buke te hane media kazani.
      Vjen edhe opozita e Bashes pastaj i vejn kapak muhabetit i shtyjne njerzit te zihen me policat qe bejne detyren qe te fitoj Basha ca pike ne popull se eshte njeri i mbaruar fare,sja merr parasysh asnji ato qe thote.

    3. Bert Laca Tr says:

      Shteti po ben gjene e duhur duke i zgjidhur popullit te Tiranes dhe jo vetem nje hall te madh prej kohesh se trafiku eshte problemi me i madh qe ka Tirana si qytet.
      Keta qe protestojn jan ca tipa qe kane bere lek me fushtat e Pd me Flamur Noken e Ed Paloken se gjysmen e bizneseve aty i kane financuar deputet te pd per te pastruar leket.
      Ndaj shteti ti prishi njer e mire se edhe kompesimet banoret po marrin aq sa u takon se jane ne toke te shtetit dhe me objekte pa leje edhe su takon asgje

    4. tani says:

      Duhet ta bejne unazen qe te lirohet trafiku ne qytet. Pasojat njerezit qe kane ndertuar pa leje dhe ne toke publike duhet ti kishin marr parasysh me perpara.

  2. epo kjo bela says:

    po mire o shtet leshi, kompjutera ke, internet ke, bej cross-examination dhe merrru me ata qe po bejne kerdine, hajde de nje shtepi qe te fusin koken por disa!!!!!!! Te zgjedhin ke duan, te paguajne taksat deri ne nje dhe bile dhe haracin e gjoben per kondravajtje dhe ti kaloje pronarit dhe mos i jepni tapira kot me koti me saze dhe kenge o Ram Mithati, ju qe beni namin se ngrohet me korrent nje mavri qe nuk ka lek dhe e vjedh dhe lejoni plehra te tilla te pasurohen dhe te perqeshin gjithe qytearet vetem e vetem se jane “kurajoz” per te djegur goma makinash ne rruge. Prandaj iken rinia se mungon ABC e drejtesise. Dhe meqe ra fjala, koha e komandantit te pakten kishte drejtesi njelloj per shumicen per te mos thene per te gjithe, prandaj i beni lapidar.

  3. Pedro i ri says:

    Shkelmi ne fyt ketyre horrave

    1. Roberti says:

      TI me kete emrin do ta qi kurven bythqir berati

      1. Kapedani says:

        Robert ti te ha karin ti.Rrace shpellari.Shko ruaj delet dhe ato kurvat qe ke ne shtepi.

      2. emer says:

        avash ca se te duhet vuxhuti kur t’i shembin rrafsh 3-4 katshet e tua n’unaze se do i hysh lopates dhe eskavatorit ta besh vendin xixe me inatin njelloj sikur do i qish kurven bythqirave

      3. Beratsi says:

        Po me Beratin cpate ti mer fisqir.

  4. Elton says:

    Vijo i aksionin qe sote ne dark me keta maskarenjt qe duan te rrin dhe me qera me taksat tona , bejeni unazen fillojeni beheni shesh qe sot ne darke

  5. Sabina says:

    Futini ne burg keta mos i lejoni me te vijn te bashkia e te bllokojn rrugen se skan asnje te drejte as ate te zotit jo te ligjit , dhunojn token e tjereve pengojn projektet dhe kercenojn , dhunojn policet bashkiak dhe institucionin … mos i toleroni me keta derra .

  6. Ja pra keta jane te fortet e saliut qe pushtojne toka kudo qe shkojne, dhe ne qe nuk pushtuam asgje duhet te paguajme keta me 2 apo 3 shtepija.
    Ku vajti premtimi i shpellarit sali qe do shkoj prona tek i zoti apo e kishte pasi te pushtoj saliu me shpellaret e tij gjysmen e Shqiperis.

  7. Lindi says:

    Sic e keni ate listen cojeni ne prokurori se keta vetem shkaterrim dhe zaptim mbillkan ngado shkokan , fare e keqe ! Fillojini punimet qe sot nxirrini dhe vazhdoni unazen

    1. mirel says:

      Pse nuk i kane cuar ne prokurori deri me sot?
      Ca i ka penguar?

  8. Alba says:

    Mos kan ndo1 hobi protesten keta ? Se me kaq prona sa kan te dalin si fakira aty ska kuptim .

  9. Juri says:

    Jazek ju qofte edhe ato lek qe do i merrni nga taksat tona . Prandaj ju duket qesharake ju 3 vjet qera dhe kredibte but ?

  10. Tila says:

    Ikni ju mos pisaaa paskeni qen bastarda te medhenj turp per te gjithe ju si keni fytyr e dilni ne protest .

  11. syri says:

    Jane mercenare te Saliut! Jane llumi i shqiptareve! Hajdute si Saliu dhe Basha apo Likja me monen! Keta do te mbrojne banoret qe s’jane banore dhe kane vjedhur dhe vazhdojne te vjedhin!

  12. tatjana says:

    protestojne per shtepite e 18 protestojne se ska LULI per cfare te protestoj. keta jo qe tallen me shtetin qe kan zene token por keta tallen me gjithe qytetaret e ndershem qe kan ardhur ketu ne tr per te jetuar si njerzit dhe skan akoma nje shtepi jetojne me qera keta dashkan sulltanete …. nxirrini me polici qe sot ne dark mos i lini me asnje sekond

  13. Bledian Cacaj says:

    Hahahahahahah po ca hallexhinjsh ata amon, se jane mesuar gjej vend bosh dhe zeje dhe tani protestojn sikur kane 100 vjet qe jetojne aty plerat qe duan vec te bejne rremuje, bashk me ata bq e shqupit qe perfitojne nga situata per te ber si te mire, i pame dhe ata se ca ishin tani na bejne si te ndershem, e lejuan ta benin xhungel tiranen tani duan ti japin leke nga leket e taksapagusve….

  14. Sonila Fortuzi says:

    Pupupu

  15. Mond Koseni says:

    Lironi disa burgaxhinj me leje dhe futini ti q.ijne robt ketyreve qe paskan nga tre shpija dhe grate tja lejne shtatezana.Vetem Dajaku i vjen hakut, uroj Edi Rama Tja sekuestroj pronat.

  16. Malukati says:

    Halle halle kjo dynja ?

  17. berti says:

    po normale keta jane zagaret e lulit qe kur i duhen i hedh ne sulm. a mjer ku je katandisur o lulush

  18. Genti says:

    Proteste e drejte ligjore, po kauza totalisht e ngritur pa baze ligjore.

  19. Benard says:

    Po normale ja ka bere saliu

  20. entela says:

    ktyre jo i duhen prishur ato shpiat por dhe leke nga ato te popullit mos te marrina to 3 vjet. asnje kokerr leku mos te marrin zagaret

    1. mirel says:

      Mire keta o entela, po zagareve te shtetit qe na i marrin leket me ligje si tjua bejme?
      Pse nuk i kane beree pare prishjen? Apo tani erdhi nevoja per koncesione dhe oburra te zbatohet ligji

  21. Zambi says:

    Dmth po te kesh dy shtepi nuk prish pune, le ta prishin njeren.

    1. vang says:

      ZAMBI: Jo po te keshe dy te te prishin njeren por te ti prishin qe te dyja ne se i ke ndertuar pa leje dhe jo te japin edhe para nga taksapaguesit shqiptare persiper.

  22. Oen.Nallbani says:

    E rendesishme eshte te shohim vendin tone te ece perpara pavarsisht se sa te pasur apo sa te varfer jane banoret e unazes se re.mbeshtetje totale per qeverine

  23. Stella says:

    Sigurisht qe ka perparesi Projekti qe do zbatohet, per interes publik. Pastaj per cilen ndertese pa leje, do “protestojne” me pare! Se kuptoj pse po e zgjasin kaq shume. Organet kompetente te bejne punen.

  24. Monda S. says:

    Dhe per faj te ketyre na u dashka qe gjithe ne te tjeret te suportojme trafikun e tmerrshem, e te duam 1 ore te shkojme ne shtepi qe nga momenti qe hyjme ne Tirane?!!

  25. Lali says:

    Hajdut me disa shtepi dhe qaraman. Keta Jane te varferit shqiptar. Prishuani. Paret pronarve te ligjshem.

  26. Bardhi says:

    Na i beni ate unaz sa me shpejt, per me teper tani qe zotrinjte na rezultokan kaq “hallexhinj”

  27. peter says:

    Mos haroni te kerkoni dhe tatimin per te kaluar ne unazen e madhe, .qe ta mbajne ne gjendje te mire dhe pa gropa.. 1 euro per cdo makine do te ndihmoje dhe ekonomine..

    1. **** says:

      Eyyy..Arben Ahmetaj..e paske planifikuar dhe gjoben per shqiptaret. Hallall plako.
      Nga bythemut u bere hajdut.
      Nuk ka faj Berisha jo, vetem ai ju vjen hakut ju legenave te Ramutit.

  28. PETER says:

    Ky artikull mund te jete aktual po tregon qe tema dhe kush e drejton ate vashdon e ka ne xhep teseren e partise… . por haron se dhe ne kohen e partise skrapalliu i vrau 8 vete kur vajten ti prishin stepine se e kishte bere pa leje ne 1978. Do kene ngelur akoma ca qe dine te mbrojne te drejtat e tyre…Ne asnje vend te botes nuk prishet shtepia kur arin ta ndertosh dhe kundra ligjit.. .

    1. Kapedani says:

      O Peter mavria,shteti per nevoja urbanistike shproneson dhe prish edhe ndertimet me leje ,ndersa per keto pa leje as qe pyet fare.Sipas teje me ngrefet mua tani dhe vete e ndertoj nje shtepi (psh druri) brenda javes diku ne bregdet dhe shteti nuk duhet te ma prishi sepse e ndertova une.Hajde llogjik shpellari hajde,tok e xanun.Rrumpalle hesapi.

  29. LORA says:

    I dul era ene revolucionit babalokratik tek “astiri” .
    Duhet me pergadit nje serial tjeter.

  30. Tan says:

    Keta Jane preheat qe po detyrojne shqiptaret e ndershem te ikon nga vendi e Ian kthyer vjedhje ne. Isles dhe politika ka penalizuar pronaret duke ju. Marre pronta dhe duke jua legalizuar ketyre , krimi Eshte Bree me I fort tek lana para 18 Vitesh su ngrit njeri te Proteston per pallet e e Lolkalet kruse sot Pd e Lsi I mbeshtetin turp posht krimi

  31. Sheleaura says:

    shelegura
    une di qe ligji te lejon vetem 1 legalizim
    po flasim per kompjuterizim te gjithckaje
    dhe te shkelet ligji ne kete far feje
    kjo eshte e pa falshme per shtetin.

  32. Alban Berberi says:

    Vetem ktu te ne zaptuesi shfrytezuesi dhe hajduti mund te kerkojne te demshperblehen dhe te bejne protesta, per mospajtim me cmimin e demshperblimit. Dhe kta qe kan nga 8 ndertime pa leje bejne si fakira , pa pik fytyre. Unaza eshte prioritet per te gjithe qytetaret.

  33. Z says:

    RUSPEM DHE ASNJE LEKE NGA XHEPAT E POPULLIT (SHTETIT)……

  34. lilo says:

    Prandaj u katandis keshtu zhvillimi urban i Tiranes, sepse erdhen dhe u vendosen pa kriter, sikur ta kishin mall te babait pronen e shtetit dhe hajde rrumpalle. Tani qe vjen nje dite dhe ka nje vizion zhvillimi qyteti ” ulerasin” me pa te drejte, sepse nuk duan shtet si ata , qe u dalin ne mbrojtje gjoja jo se u dhimbsen, por bejne sikur po bejne opozite “ngordhesirat”. E duan te dalin neper bote kur atje e kane pronen brez pas brezi dhe me ligje nuk guxon njeri ta zaptoje. Shumica e popullit do ligje, do zhvillim dhe jo shkaterrim.

  35. Isabela says:

    Trafiku duhet zgjidhur,ajo rruge duhet bere,njerez pa turp dhe me vila e me gjera nga golemi e protesojne ketej

  36. qazim agushi says:

    unaza do behet dhe duhet te mbyllet. mjaft me me protesta. nje bashki qe po ju kompeson truallin dhe nje qeveri qe ju kompeson shpine duke patur shpira e kantadira neper bregdet!!! turp ore servila te ndryre

  37. Alban says:

    Te veprohet sipas ligjit!

  38. Isabela says:

    Re spekte pafund per policine e shtetit,respekte per ata burra dhe gra qe luftojne dita dites me keta vandal te pashpirt,me keta njerez te ndare nga bindja politike me keta plera. Meritoni jo thjesht burgun por thonjte ne gryk o plera. Mjere goce shkrete se eshte dhe e re ka nje jet perpara.

  39. DEVA says:

    Doni apo sdoni projekti do behet. Ka vite qe ua thone ,po ju smerrni vesh. Une jetoj aty dhe iu eshte thene te gjitheve per projektin e Unazes se Re. Iu eshte thene edhe te mos ndertojne shtepiat shumekateshe se do ju shkojne leket dem. Nuk ua ka fajin shteti qe kujtoni se shteti do mbetet gjithmone rrumpall. Skeni faj ju e ka fajin PD qe ka futur frymen e keqe te ju e smerrni vesh cfare do tju thone

  40. Ami says:

    Eshte mese e vertete , shumica kane dhe shtepi te tjera. Nuk rezultrojne te pastrehe sic pretendohet, thjesht jane militante opozite dhe njerez qe paguhen nga ata per te prishur projektet madhore te qeverise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje