Rritja e rëndësisë së rajonit Tiranë – Durrës

20 Nëntor 2018, 12:38Sociale TEMA
Rritja e rëndësisë së rajonit Tiranë –

 

Në kuadër të realizmit të projektit AMBIENT I PASTËR, KULTURË DHE QYTETËRIM, mbështetur nga AMSHC, Qendra “Shqipëria Europiane” zhvilloi një sërë takimesh në qytetet Durrës, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër e Korçë. Në një prej këtyre takimeve, Prof. Dr. Dhimitër Doka, pedagog në Universitetin e Tiranës, Departamenti i Gjeografisë, mbajti kumtesën “Njeriu dhe natyra, tranzicioni dhe ndikimi në demografinë e qyteteve kryesore”, duke u ndalur veçanërisht në dendësinë e rajonit Tiranë-Durrës. Po botojmë më poshtë pjesën e parafundit të diskutimit të tij.

Veçanërisht pas vitit 1990, në rreth 800 km² sipërfaqe të këtij rajoni është përqëndruar pothuaj gjithçka: popullsia, investimet, ndërtimet, shërbimet, industria,  etj. Kështu në këtë rajon:

– jeton mbi ½ e pullsisë së vendit,

 

– gjenden mbi 55% e gjithë aktiviteteve ekonomike të vendit (48% e ndërmarrjeve industriale, 45% e ndërmarrjeve të ndërtimit, 51% e ndërmarrjeve tregtare,  e ndërmarrjeve të sherbimit etj.).

 

Pasojat e migrimit në zhvillimin dhe shpërndarjen e popullsisë

 

Me përjashtim të rajonit  Tiranë – Durrës, të gjitha rajonet e tjera të vendit janë  karakterizuar nga largime te shumta të popullsisë. Kjo ka bërë që vendbanimet rurale dhe ato të vogla qytetare të braktisen e rrënohen, ndërsa  rajoni Tirane –Durrës të mbipopullohet.

Pasojat:

Mbivlerësim i qëndrës:

 

Hyperurbanizim.

 

Mjaft të udhëtosh në akin Fushë – Krujë – Durrës – Tiranë dhe do të vëresh se popullsia e zbritur nga zonat rurale është vendosur pothuajse kudo. Veçanërisht zona e njohur si e ish – Kënetës është populluar në një masë të madhe.

 

Margjinalizim

Këto zona janë të shkëputura nga pjeësët e tjera të qendrës dhe vuajnë pasojat e një urbanizimi të dhunshëm e të sforcuar. Megjithë ndërhyrjet që janë bërë nga shteti, këto zona ende vuajnë mungesën e infrastrukturës urbane. Ndërsa papunësia në këta banorë është në shifra të larta.

 

 

Koncentrim i ekonomisë

 

Akumulim kapitali

 

Siç u përmend edhe më lart, përqëndrimi i madh i popullsisë në këtë aks ka bërë që pjesa më e madhe e kapitalit të përqëndrohet këtu. Durrësi është porti më i madh i vendit dhe qendër e rëndësishme industriale. Ndërsa Tirana dhe Durrësi po ashtu ofrojnë mundësi të mëdha në sferën e shërbimeve dhe turizmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje