Veliaj publikon “simbolin e zhvillimit” të qeverisjes së PD: Nuk do ndodhë kurrë më

21 Nëntor 2018, 10:50Sociale TEMA

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar një foto pikante nga Tirana gjatë kohës së qeverisjes demokratike ku filloi edhe lulëzimi I ndërtimeve pa leje dhe kaosi urban.

 Në foton e realizuar nga një prej fotografëve më të njohur austriak Robert Pischler shihet ajo që u kthye në simbol të paligjshmërisë. 

Veliaj thekson se opozita e tanishme kur ishte në pushtet ishte kail ta kthente të gjithë qytetin në gjiriz veç për një grusht votash, ndërsa siguron se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë më. ““Urban Pool”. 

Një foto e Tiranës nga Robert Pischler në zenitin e qeverisjes SHQUP-ore të kryeqytetit. Kur i referohem “partisë së shpellës” kam parasysh lehtësinë e papërballueshme me të cilën janë kail ta kthejnë qytetin në gjiriz veç për një grusht votash! #NeverAgain”, shkruan Veliaj.

Publikimi i kësaj fotoje vjen në një kohë kur militant të PD-së po protestojnë në zonën e Unazës së Madhe për mbrojtjen e ndërtimeve pa leje dhe penguar projektin e zhvillimit të kësaj nyjeje tepër të rëndësishme për qytetin.

3 komente në “Veliaj publikon “simbolin e zhvillimit” të qeverisjes së PD: Nuk do ndodhë kurrë më”

  1. Aksi says:

    Ne cdo kauze qe ka shoqeria shqiptare, sapo futet Basha e Kryemadhi ne loje, prishet kauza e merr fund protesta qytetare. I vetmi rast ku protesta nuk u bastardizua me kujtohet ka qene per prurjen e armeve kimike ne Shqiperi kur shoqeria civile e zbythi Bashen e Berishen nga protesta. Dhe me verte qe qeveria i degjoi protestuesit dhe armet kimike nuk u sollen.

  2. Whitestar says:

    Kjo foto është marrë prapa Pallatit të Kulturës ,ish Gropa e Ajdin Sejdisë.Për hir të së vërtetës kjo gropë u mbyll në kohën kur kryetar bashkie ishte Lulzim Basha.Për kë aludon z.Veliaj?

  3. Sit back and relaks■●▪ says:

    https://albanianpyramids.wordpress.com/2012/02/13/gropa-e-hajdinit/

    Ajo foto eshte gropa e Hajdin Sejdia prapa pallatit te kultures dhe lejen per ndertim aty ia ka dhene Adil Carcani. Per me teper Hajdin Sejdia ka mbajtur postin e keshilltarit ekonomik ne qeverine e Nanos ne ate kohe dhe nje nga akuzat qe e coi Nanon ne burg ishte edhe favorizimi qe i beri kompanis se Hajdin Sejdis duke i dhene te drejta investimi ne inrastrukture, energji, ujesjelles etj. Ajo grope eshte gropa e mashtrimit por ne kete rast Saliu ka pak te beje me kete foto. Ka foto te tjera boll por ne kete rast propaganda MakiaVeliaj ja ka fut kot. Lali Euri paska filluar te deliroje.
    Cudi si nuk e dallove as ti Mero qe kjo foto eshte gropa e Hajdin Sejdis!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje