Artan Lame: Ligji i legalizimeve është shkruar nga Basha e firmosur nga Berisha

24 Nëntor 2018, 18:44Sociale TEMA

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame tregoi sot në emisionin “Kjo Javë” në Neës24 pak nga historia e projektit të Unazës së Re.

Lame shpjegoi se projekti i një Unaze të madhe daton shumë vite më pare:

“Historia me këto toka fillon me planin rregullues të Tiranës që në 1945, flitej për Unazën e Madhe të qytetit. Ishte e definuar çdo vit. E realizuar po me planin e Adil Çarçanit vazhdoi edhe qeveria Meksi. Dhe ajo unazë u bë qoftë prej vizionit, qoftë për fluksin e makinave, apo për ndërtimet.

Mos harrojmë që dhe qeveria Berisha, unaza është e gjerë 3 me 3 plus rrugë anësore. Vetë qeveria Berisha, se ashtu duhej nga halli, e bëri të gjerë. Se dëgjoj marrëzi në lidhje me gjerësinë. Rruga që do bëhet është më gjerë se ky është fluksi i qytetit.

Ka 3 kategori pronash

prona shtet – cep i ngecur në buzë të përroit të Lanës

prona të ish-pronarëve – nga krahu i brendshëm i Unazës

prona me ligjin 7501

Në këto 3 kategori ka vepruar zënia forcërisht e pronës. Shteti nuk ka vepruar në atë kohëra.

Kam dëgjuar qytetarë që thonë që “ja bleva njërit pa letra”, ku? do i besojmë fjalës? që do të thotë se ai nuk  e kishte veten dhe më thanë po të erdhi njeri më thuaj mua, po të erdhi shteti, dili zot vetë. Vjen shteti, që një ditë që të thonë duhet të spostohesh,” shpjegoi Lame.

Ka rast që ish-pronari ka truall aty, a merr kompesim ish-pronari?

“Ligji i legalizimeve, që nuk është bërë nga kjo qeveri, është shkruar nga Lulzim Basha dhe firmosur nga Berisha në 2006. Atë ligj po zbatojmë dhe ne. Ata e bënë ligjin dhe nuk e zbatuan, ne i premtuam dhe po i bëjmë. Ligji i legalizimeve, parashikon për ish-pronarët po me një nen të Sali Berishës, ku ka truall me pronarë, që është zaptuar, dhe aty po ndërtohen ndërtime të larta, legalizimi ndërpritet dhe duhet të futet në lojë dhe pronari i truallit. Pronari merr vetëm paratë e truallit. Edhe sikur të mos ishte ky zgjerim i Unazës, nuk mund të legalizoheshin ato ndërtime”, tha Lame.

4 komente në “Artan Lame: Ligji i legalizimeve është shkruar nga Basha e firmosur nga Berisha”

  1. ALBAN DEGA says:

    FALEMINDERIT NEWS-24 TV !

    – Respekt e mirenjohje Artan Lame !

    Dy emisione model per gjithe median shqiptare kudo ne Bote !
    “ Shqiptaret per Shqiptaret” i Ola Brukes, Elvis Nacit, Sidrit Bejlerit dhe “ Kjo Jave “ i Nisida Tufes jane nje shkolle per mediat.
    Humanizem, vellazeri, informacion, fakte te gjalla…. mendime te lira, qetesi, qytetari !
    “Shqiptaret per Shqiptaret” percejell mesazhin madhor te Akademikut te Shqiptarizmit Rexhep Qosja se “ ne luften midis velkerve ka vetem te humbur “
    Pra, ne bashkimin, ne vellazerine midis vellezerve qendron fuqia e shqiptareve ne te mire e ne te keq !
    Sot ndoqa tek “ Kjo Jave” nje bashkebisedim fantastik te Artan Lsmes me Nisiden, per legalizimet e shtepive dhe pronave te dhjetra mijera shqiptareve perfshi dhe Astirin.
    Faktet, mendimet kompetente profesionales e ligjore me shembuj konkrete, jetesore te Artan Lames, thirrja per bashkepunim jo vetem me “ ilegalet” por edhe te ligjshmit per zgjedhjen me te mire e me humane, per qetesi e urtesi ishin nje mesim me vlere per te gjitha mediat shqiptare, qe i kane lodhur shqiptaret me te njejtet analiste, me te njejtet mendjenebythe qe dine gjithcka, qe llomotisin per gjithcka qe nga “ patatja eshte edhe buke edhe gjalle” e zbuluar ketu e mbi 8000 vjet me pare nga inkasit e lashte…. e deri per bombat atomike sa ne nje ne nje tjeter kanal, sa ne nje gazete ne nje tjeter….. !
    Vendin e forces se aresyes e ka zene aresyeja e firces, klithmat, cjerrjet, diktati, ulerimat … e di zoti nuk shtohet deri tek koburet nga analiste pa asnje kompetence profesionale e shkencore, ligjore e akademike ….
    Sot Artan Lame beri nje analize katerdimensionale te ceshtjes se pronave…
    Respekt e mirenjohje Artan Lame !
    Si gjithnje i papare !
    Prandaj edhe Zoti te dhuroi ty, familjes por edhe ne bashkeqytetareve te tu jeten tende te dyte apo ndofta edhe me shume !
    Faleminderit News-24 !

  2. ALBAN DEGA says:

    FALEMINDERIT NEWS-24 TV !

    – Respekt e mirenjohje Artan Lame !

    Dy emisione model per gjithe median shqiptare kudo ne Bote !
    “ Shqiptaret per Shqiptaret” i Ola Brukes, Elvis Nacit, Sidrit Bejlerit dhe “ Kjo Jave “ i Nisida Tufes jane nje shkolle per mediat.
    Humanizem, vellazeri, informacion, fakte te gjalla…. mendime te lira, qetesi, qytetari !
    “Shqiptaret per Shqiptaret” percejell mesazhin madhor te Akademikut te Shqiptarizmit Rexhep Qosja se “ ne luften midis velkerve ka vetem te humbur “
    Pra, ne bashkimin, ne vellazerine midis vellezerve qendron fuqia e shqiptareve ne te mire e ne te keq !
    Sot ndoqa tek “ Kjo Jave” nje bashkebisedim fantastik te Artan Lsmes me Nisiden, per legalizimet e shtepive dhe pronave te dhjetra mijera shqiptareve perfshi dhe Astirin.
    Faktet, mendimet kompetente profesionales e ligjore me shembuj konkrete, jetesore te Artan Lames, thirrja per bashkepunim jo vetem me “ ilegalet” por edhe te ligjshmit per zgjedhjen me te mire e me humane, per qetesi e urtesi ishin nje mesim me vlere per te gjitha mediat shqiptare, qe i kane lodhur shqiptaret me te njejtet analiste, me te njejtet mendjenebythe qe dine gjithcka, qe llomotisin per gjithcka qe nga “ patatja eshte edhe buke edhe gjalle” e zbuluar ketu e mbi 5000 vjet nga kinezet e inkasit e lashte…. e deri per bombat atomike sa ne nje ne nje tjeter kanal, sa ne nje gazete ne nje tjeter….. !
    Vendin e forces se aresyes e ka zene aresyeja e firces, klithmat, cjerrjet, diktati, ulerimat … e di zoti nuk shtohet deri tek koburet nga analiste pa asnje kompetence profesionale e shkencore, ligjore e akademike ….
    Sot Artan Lame beri nje analize katerdimensionale te ceshtjes se pronave…
    Respekt e mirenjohje Artan Lame !
    Si gjithnje i papare !
    Prandaj edhe Zoti te dhuroi ty, familjes por edhe ne bashkeqytetareve te tu jeten tende te dyte apo ndofta edhe me shume !
    Faleminderit News-24 !

  3. Dori says:

    O Artan, mos moho ato qe ke thene perpara se te beheshe milioner, sepse varrin ne rrugicat e Vlores se Vjeter prane Spitalit do ta kesh!

  4. Saimir says:

    Jan ca vekemera qe ….?
    Si mund te legalzosh e pastaj te kompesosh pa u demshperbly pronari truallit me vleren e tregut? Mqs i referoheni 46 per cmimin llojin e tokes per demshperblim, ti referoheshe per shperblimin e fullhanit se i ka ike oreksi po vitit 46, apo jo ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje