Peleshi prezanton projektin “Fruta të Freskëta në shkollë”

24 Nëntor 2018, 10:49Sociale TEMA
Peleshi prezanton projektin “Fruta të Freskëta në

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi ka qenë dje në shkollën 9 vjeçare “Ismail Qemali”, të qytetit të Korçës, pjesë e projektit “Fruta të Freskëta në shkollë”.

Ky projekt i Ministrisë së Bujqësisë është i mbështetur nga organizata “World Vision” në bashkëpunim me bashkitë e ndryshme të vendit dhe ka fillluar në kuadrin e fushtatës të sensibilizimit për ushqim të shëndetshëm, shëndetit të fëmijëve dhe sigurisë ushqimore në shkolla.

“Ka filluar prej tetorit, sot jemi në shkollën “Ismail Qemali” këtu në Korçë. Është një prej shtatë shkollave të para, një pjesë e tyre janë në Vlorë, një pjesë e tyre janë në Korçë, por menjëherë do të vazhdojmë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, dhe të paktën dy-tre shkolla si fillim në çdo qytet. Do të vazhdojmë me Maliqin, me Elbasanin, me Lushnjën, Përmetin, Durrësin, Dibrën, Shkodrën, Tiranën. Pra po mundohemi të përhapemi në gjithë Shqipërinë, me një program të thjeshtë, i cili dy herë në javë, jep të paktën një frut nxënësve të shkollave pjesëtare të këtij programi”, ka thënë ministri Peleshi.

Projekti synon kthimin në një edukatë të ushqyerit të konsumimit frutave të freskëta, të cilat do t’u shpërndahen fëmijëve falas, me qëllim jo vetëm të ndihmojë nga ana ekonomike, por edhe të shërbejë si shhtysë për një jetë më të shëndetshme.

Ministri Peleshi është shprehur shumë i kënaqur që ky projekt modest nga ana e buxhetit, po gjen mbështetjen dhe tek donatorë dhe subjekte të ndryshme, të cilët janë të gatshëm të ndihmojnë financiarisht këtë nismë inovative dhe edukuese.

3 komente në “Peleshi prezanton projektin “Fruta të Freskëta në shkollë””

  1. Zorro says:

    Si nuk ju vjen turp me keto show qe beni?
    Pse nuk ndalon prodhimin e bukes me miell kanceroz serb?
    Pse nuk ndalon shitjen e djathit,etj me niseshte ?
    Pse nuk ndalon prodhimin e frutave dhe perimeve me hormone kanceroze dhe mishin e kalbur apo sallamet me ate mish qeni?
    Hyyyyy pocaqi qe e keni mendjen tek show!

  2. Nili says:

    Pas ketij do prezantohen projektet, “buke per te gjithe”,”uje per te gjithe”,”mish per te gjithe”,”droge per te gjithe”,”tallje per te gjithe” dhe ne fund projekti “na jepni votat se nuk keni me te mire se ne”!

  3. VERI says:

    .. ky ben per pergjegjes ne ndonje oficine , pasi nga bujqesia nuk e ka idene ..!.. qeveri “socialiste ” me veprime “kapitalisto-remujaliste ” perqendrou , verrini gishtin kokes ..! po nuk mundeni , dorehiquni , por vetem mjaft me keto kalamanjlleqe ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje