"Unaza e Re", ARRSH nxjerr tabelën: Pretendimet e opozitës janë spekulative, 7.02 km kanë si kosto totale 8.3 milion euro

23 Nëntor 2018, 10:56Sociale TEMA

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë publike tabelën zyrtare në lidhje me koston e projektit  nga “Mbikalimi Shqiponja-Pallati me Shigjeta” në kuadër të Unazës së Madhe të Tiranës.

Përmes një njoftimi ARRSH thotë se pretendimi i opozitës se një kilometër rrugë shkon nga 18-20 milion euro,  është e pa vërteta sepse 7.02 kilometra kanë si kosto totale 8.3 milion euro.

Njoftimi i plotë nga ARRSH:

Pretendimi se vepra ka vetëm 2.3 kilometra rrugë është e pavërtetë pasi projekti përfshin: 2.3 kilometra rrugë kategoria A Urbane; 4.68 kilometra rrugët e shërbimit “Kategoria F”; 5 km trotuare; 5 km korsi biçikletash; nënkalime këmbësorësh; ndriçim rrugëve kategoria Urbane A; ndriçim i rrugëve kategoria F; punimet e drenazhit dhe kullimit. Përveç kësaj, investimi përfshin mbikalim dhe nënkalim tek Sheshi Shqiponja; dy mbikalime të tjera dhe dy nënkalime përkatësisht tek Lana dhe Astiri.

Siç mund ta shikoni në tabelë, kostot zë për zë të këtij investimi e qartësojnë se vetëm veprat e artit infrastrukturore mbikalime/nënkalime në rrugët e Kategorisë A dhe ato të kategorisë F në këtë projekt kanë 75% të totalit të kostos.

Sipas po kësaj tabele rezulton se 2.34 kilometra rrugë kategoria A Urbane që është me standardet e një autostradë urbane, e para në Shqipëri, kanë si kosto në total 5.3 milion euro. Thënë ndryshe, kosto për kilometër e kësaj lloj rruge është 2.2 milion euro.

4.68 kilometra rrugë Kategoria F kanë si kosto 3 milion euro ose thënë ndryshe 646 mijë euro për kilometër. E gjithë pjesa e zërit të rrugëve në këtë vepër, përfshirë elementët plotësues është sa 25% e totalit të kostos së projektit.

Në një kohë kur opozita pretendon në mënyrë të qëllimshme e spekulative se një kilometër rrugë shkon nga 18-20 milion euro, e vërteta është krejt tjetër sepse 7.02 kilometra kanë si kosto totale 8.3 milion euro.

Pjesa tjetër e kostos shkon për nyjen e madhe të Sheshit Shqiponja dhe katër nënkalime dhe mbikalime të tjera që do të ndërtohen në këtë segment. (TemA)

 

7 komente në ““Unaza e Re”, ARRSH nxjerr tabelën: Pretendimet e opozitës janë spekulative, 7.02 km kanë si kosto totale 8.3 milion euro”

  1. Toni says:

    O Mero, a ka mundesi ti ja japesh jete artikull bushatit!

    Se na cau bythen, vjedhje vjedhje vjedhje.
    Keta e duan ta lejn qytetin ne sketerr.

  2. Genti S says:

    Ti tashi Don te na mbushesh mendjen qe as KM dhe as ministri nuk kan Mar lek me nje tender 40ml EURO!?

    Hahaahahhahahahaahhahahahahhahahah

    1. prizem says:

      @Genti S
      Ti qenke i rraces 7×7=42….

  3. syriu says:

    Ave Consulting eshte e njohur per preventivat e saj stratosferike.
    mjfton ketu te kujtojme qe per godinen e oshe nxorri kosto ndertimi per 1 m2 , vleren 1600 euro , per 500 foto per aluizmin mori 500000 euro ,
    dhe ketu projekton me nje kosto 20 milion euro per 1 km rruge.
    ky qorri e ka ndare mendjen se do shkoj ne burg bashke me ramen, po kam hall ate drejtoreshen bythbaldosen e legalizimeve ku do ta lere.

  4. aleko says:

    Ha ha Llapaqenet e opozites I bejne llogarite e kostos se rruges nga facebook-u..Sa shemti !… Turp!..

  5. rroku says:

    Keta qe ngrihen e kane hallin se jane mesuar te ecin ne male se shpellare jane dhe po u bo kjo rruge nuk ecin dot.

  6. çORBE says:

    Cfare corbe informacioni dhe mungese transparence !!!!!!
    Opozita : 40 mil euro per 2 km rruge = 1 km rruge 20 mil euro
    ARRSh dje ne gazeten tema : veprat e artit zene 73 % te investimit qe do te thote 27 % e mbetura te 40 mil = 10.8 mil per dy km rruge = 5.4 mil /km
    ARRSH ne kete artikull : vepra arti 75% e buxhetit dhe rruge 25 % pra 10mil euro. Per sa km rruge ??????
    Edi Rama postim me foto : Mbikalimi te Sheshi Shqiponja 9.9 mil euro ; Mbikalimi i Kamzes ( Casa Italia ) 8.9 mil
    KUSH SHTE NJESIA BAZE E MATJES ??? KUSH GENJEN ???? KUSH ESHTE ENGJELLI DHE KUSH DJALLI ? ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje