Zyra te vecanta per diasporen ne cdo Bashki

22 Nëntor 2018, 20:03Sociale TEMA

Qeveria miratoi ndryshimet pëkatëse për krijimin e zyrave të veçanta për diasporën në njësitë e qeverisjes vendore.

Kjo mundësohet nëpërmjet ndryshimeve në ligjin për vetqeverisjen vendore që i ka kaluar Parlamentit.

Sipas projektligjit, bashkitë janë përgjegjëse për ndërtimin e një strukture, e cila do të shërbejë për kryerjen e disa funksioneve.

Ndër to janë nxitja e organizimeve, brenda dhe jashtë vendit, për mbajtjen e komunikimit të vazhdueshëm e forcimin e marrëdhënieve me diasporën dhe migrantët shqiptarë, dhënien e ndihmës e të informacionit për çështje që lidhen me regjistrimin e fitimin e shtetësisë si dhe dhënien e ndihmës e informacionit për legjislacionin shqiptar në fuqi për të interesuarit nga diaspora dhe migracioni, në fushën e investimeve.

1 komente në “Zyra te vecanta per diasporen ne cdo Bashki”

  1. Sandri says:

    Perse duhet krijuar keto zyra kur ne te tjereve na thuhet te drejtohemi tek portali kryeministror?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje