Kalvari i pronës së familjes Puto në Bernesh të Sarandës: Si u rrudh 50 për qind e pronës nga korrupsioni i gjykatave dhe zyrave të shtetit

22 Nëntor 2018, 17:17Sociale TEMA
Kalvari i pronës së familjes Puto në Bernesh të

Historia e një prone të familjes Puto në Bernesh të Sarandës, ilustron gjithë dramën e pronarëve realë në Ksamil dhe Sarandë, të cilët janë gjendur para faktit të kryer, duke ua marrë pronat dhe duke ua bllokuar të drejtat e tyre me vendime korruptive gjykatash.

Një rast i tillë ilustrues është kullota dimërore e Berneshit, Sarande (sipas dokumentave arkivore te AQSH ishte prone e 10 familjeve gjirokastrite – shiko dokumentin e Arkivit Shteteror Gjirokaster).

Perveç ketij dokumenti, trashegimtaret e familjes Puto kane dhe nje note traskriptimi te nje kontrate shitjeje per kete kullote nga familja e Avni Bej Delvines ne vitin 1934.

Ne kete prone (kullote te perbashket) familja Puto zoteronte 20/40 pjese.

Siperfaqja e kesaj kullote dimerore ne dokumentat e arshives eshte 3500 streme (ose 350 ha).

Agjensia e kthimit dhe kompesimit te pronave (Zyra Rajonale e Qarkut Vlore) ne baze te kerkesave te ish- pronareve i kthen familjes Puto 20/40 pjese te 242.4 ha dhe familjes Xhaxhiu 5/40 pjese te 242.4 ha.

Familjet e tjera ose nuk kane plotesuar kerkesen per  kthimin e pronave, ose kane mungese dokumentacioni dhe 15/40 pjese e 242.4 ha mbetet prone shteterore.

“Rudhja” nga 350 ha ne 242.4 ha eshte si pasoje e kthimit te 70 ha familjes Dizdari (e pasqyruar dhe ne vendimin Nr.257  date 10/07/2008 ) per kthim te prones familjes Puto.

Kete vendim, familja Puto e ankimoi (shiko dokumentacionin).

Verbalisht ne Agjensine e Kthim Kompesimit te Pronave na eshte pranuar se perveç familjes Dizdari, i jane kthyer dhe familjes Kazma, por keto nuk jane evidentuar ne vendim.

Ne date 12/06/2009 AKKP e Qarkut Vlore me vendimin Nr.116 i kthen 36.7 ha Kryegjyshates Boterore Bektashiane.

Ne date 21/01/2013 me vendimin nr.166 Agjensia e Kthim Kompesimit te Pronave i kthen pergjigje ankimimit te familjes Puto:

“Deklarimin e mungeses te juridiksionit administrative dhe kopetences te AKKP per shqyrtim te kerkeses ankimore te paraqitur nga Familja Puto ndaj vendimit Nr.257 te Agjensise”.

Pra sipas saj mbetet ne fuqi siperfaqja prej 242.4 ha.

Ne ZRPP Sarande kjo siperfaqe zbritet dhe me 36.7 ha, e cila i kthehet Kryegjyshates Boterore Bektashiane.

Deri me sot i jane kthyer pronareve nje siperfaqe prej 170.4 ha, ku:

Familja Puto 50% te kesaj siperfaqe.

Familja Xhaxhiu 12.5% te kesaj siperfaqe.

Shteti shqiptar 37.5%/

Ne vitin 2017, Avokatura e Shtetit, zyra e avokatit te pergjithshem ben kerkese padi ku:

Padites: Keshilli Ministrave i Republikes te Shqiperise perfaqesuar nga Avokatura e Shtetit.

I Paditur: Agjensia e Kthimit dhe Kompesimit te Pronave, Zyra Vendore e Rregjistrimit te Pronave te Paluajtshme Sarande, Kryegjyshata Boterore Bektashiane.

Objekti: Detyrim per njohje pronar Shtetin Shqiptar te pasurise siperfaqe kullote prej 36.7ha e ndodhur ne Berdenesh Sarande.

Zgjidhje e pasojave te pavlefshmerise te vendimit Nr.116 date 12/06/2009 te ZRKKP Qarku Vlore.

Trashegimtaret e familjes Puto, kërkuar të marrin pjesë në gjygj “Si pale e interesuar”, kërkesë që iu plotesua.

Ne date 30/05/2018, Gjykata e Rrethit Sarande vendosi Rezimin e padise pavaresisht argumentimit dhe pronave te sjelle nga Avokati i Shtetit.

Ky vendim eshte apeluar dhe eshte ne Gjykate te Apelit Gjirokaster.

Qeveria shqiptare ka ngritur nëj Task Force për verfikimin e titujve të pronësisë në bregdetin e Sarandës dhe Ksamilit, ku rezulton se shumica e pronave të fituara me vendime gjyqësore mbështeten mbi dokumente fallco.

Raporti i Task Forcës do të përdoret si dokument për të ndjekur penalisht gjithë gjyqtarët që kanë tjetërsuar pasurinë bazuar mbi ryshfete, duke shpërndarë dhe dhjetra hektarë tokë dhurata për njerëzit e zyrtarëve të lartë të qeverisë së mëparshme, që i kanë ndihmuar në këto fallsfikime.

3 komente në “Kalvari i pronës së familjes Puto në Bernesh të Sarandës: Si u rrudh 50 për qind e pronës nga korrupsioni i gjykatave dhe zyrave të shtetit”

  1. ? says:

    Shati është mjet që tërheq atë që punon. Ë tillë është skema punës me ata që ke contact.

  2. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    nuk mjaftonin korraket sunite,qe me qitape stambolli rropen e grabiten tokat e kristianeve autochtone ,por do te shtoheshin edhe shiitet e ”kryegjyshates boterore”[o Zot vec emri ta heq trurin] e sumqirit baba Mondi…………..!!

  3. Ismail says:

    Eshte ne Berdenesh dhe jo Bernesh. Rast flagrant i korrupsionit ne nivel lokal, qyteti i Sarandes i cili eshte bere cerdhe e korrupsionit dhe qe ka ndihmuar ca njerez te kalibrit Klement Balili me shoke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje