‘Masakra’ me ndërtimet, mesatarisht 1 në 2 familje ka ngritur një objekt pa leje

23 Nëntor 2018, 09:08Sociale TEMA

Shifrat zyrtare flasin për një masakër të vërtetë me ndërtimet në Shqipëri gjatë viteve të tranzicionit. Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Legalizimeve flasin për të paktën 320 mijë objekte të futura në proces legalizimi mes viteve 2006-2015.

Paçka se nuk përfshihen të gjitha ndërtesat e paligjshme në këtë shifër, ajo grumbullon padiskutim pjesën më të madhe të tyre, pasi përkon me një afat kohor kur edhe ka nisur procesi i legalizimeve.

Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave ndërkohë, tregojnë se, në rang republike, Shqipëria numëron 769 mijë familje.

Nga një llogaritje  e thjeshtë, rezulton se, mesatarisht, 42% e familjeve shqiptare ka ndërtuar një objekt të paligjshëm, qoftë kjo shtëpi banimi, shtesë pallati, garazh, objekt biznesi etj.

Pra, duke i qëndruar statistikës si e tillë, thuajse 1 në 2 familje shqiptare gjatë këtyre 3 dekadave të fundit ka ndërtuar pa leje, në cilëndo nga format e paligjshmërisë që është aplikuar, raporton SCAN.

Statistika nuk duhet marrë si e mirëqenë, pasi tregon vetëm tendencën, dhe aspak numrin real të familjeve që kanë ndërtuar në paligjshmëri, pasi mes tyre nga ata që nuk kanë ndërtuar fare paligjshmërisht si dhe nga ata që kanë ndërtuar më shumë se 1 objekt pa leje, për të cilin kanë kërkuar apo ende kërkojnë legalizim nga shteti.

Por, paçka se norma prej 42% mbetet vetëm statistikë, ajo është një indikator deri diku i besueshëm i përmasave të këtij fenomeni në vendin tonë.

1 komente në “‘Masakra’ me ndërtimet, mesatarisht 1 në 2 familje ka ngritur një objekt pa leje”

  1. kafe e hidhur says:

    Ka paguar njeri nga ata që kanë drejtuar… Ka pas institucione për ti penguar e skan lëviz gushtin.. Shumica e ndërtimeve pa leje është ber me km kryebashkiak… Plaku I vjetër ka paguar gjë..? Vetëm haen si hajnat e shahen për show.. Dhe è gaguajn injorantet e shkret që smesuan njeher cesht ligji.. Dhe vjen momenti që do paguash paditurin tende.. Problemi është që paguajn dhe injorancën e atyre që i drejton dhe atyre do duan ti drejtojn

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje