Periferia e harruar dhe problemet e zhvillimit shproporcional

23 Nëntor 2018, 11:41Sociale TEMA
Periferia e harruar dhe problemet e zhvillimit shproporcional

 

 

Në kuadër të realizmit të projektit AMBIENT I PASTËR, KULTURË DHE QYTETËRIM, mbështetur nga AMSHC, Qendra “Shqipëria Europiane” zhvilloi një sërë takimesh në qytetet Durrës, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër e Korçë. Në një prej këtyre takimeve, u diskutua për raportin e njeriut me natyrën, tranzicionin dhe ndikimin në demografinë e qyteteve kryesore”.

 

Nënvleftësim i periferisë:

Rënie e zhvillimit demografik.

Kur flasim për periferinë, në këtë rast kemi parasysh zonat rurale dhe ato larg qendrave të mëdha të banimit. Në këto zona përveç braktisjes vihet re edhe rënie e lindshmërisë dhe për pasojë rënie e zhvillimit demografik.

 

Tkurrje dhe braktisje

Braktisja e këtyre zonave ka bërë që rajonet të ngjajnë me vende të harruara ku gjithçka është ndalur.

 

Humbje e orientimit në zhvillimin ekonomik

Reanzicioni i gjatë ka sjellë edhe mungesën e një vizioni të qartë për zhvillimin ekonomik tërësor, duke bërë që zona të tëra të përjashtohen nga planifikimi dhe të mbeten në mëshirë të inisiativave apo të dëshirave të pakontrolluara të individëve të cilët në shumicën e rasteve u drejtohen rrugëve më të shkurtra siç kanë qenë për disa kohë shkatërrimi dhe shfrytëzimi pa kriter i pyjeve.

 

Hiperurbanizimi i Rajonit Tiranë – Durrës

 

Migrimi masiv i brendshëm, pas vitit 1990, ka çuar në një rritje shumë të shpejtë dhe kaotike të rajonit Tiranë – Durrës. Me rritje vjetore 5-7% ky rajon konsiderohet ndër rajonet me rritjen më të shpejtë të popullsisë në botë.

 

Vlerësimet e ndryshme bëjnë fjalë për mbi 1.5 milionë banorë dhe me tendencë rritjeje edhe më tej në të ardhmen.

Kjo ka bërë që, nga një rajon me nivel të ulët urbanizimi, ky rajon, shume shpejt, të  kthehej në një „Stadium“ të hiperurbanizimit, gjë që shprehet para së gjithash në numrin shumë të madh të ndërtimeve dhe shkallën e informalitetit (llogaritet që mbi gjysma e ndërtimeve të sotme të jenë ndërtuar pas vitit 1990, sidomos në pjesën suburbane, ku mbi 90% e tyre janë ilegale apo gjysmë ilegale).

 

Si rezultat vërehet nje zhvillim ekstremisht dinamik i rajonit, i cili shprehet ne tri drejtime kryesore: në banimet ilegale, në pamjen shumë dinamike si dhe në ndërkombëtarizimin e aktiviteteve prodhuese.

 

Konkluzion

 

Marrëdheniet e vazhdueshme njeri – natyrë kanë sjellë historikisht ndikime të ndryshme në hapësirë

Gjurmët e këtyre marrëdhënieve shprehen me efekte të ndryshme dhe përbejnë pjesë të rëndësishme të peizazhit kulturor në hapesirë.

Shqipëria dhe Durrësi kanë pësuar transfomime të rëndësishme në 27 vitet e fundit, veçanërisht si rezultat i fenomenit të migrimit. Një gjë e tillë është shoqëruar me shumë efekte pozitive, por edhe negative, gjë që bën që zhvillimi i ardhshëm të mbetet sfidë në shumë drejtime.

E gjithe kjo do te varet nga ne, njerezit, pra, si do te pozicionohemi ne në raport me resurset dhe respektimin e ligjeve që bëjmë po vetë.

 

Përshkrimi i“Perëndimorit dhe Lindorit”

 

“Në perëndim njeriu jeton nën sundimin e ligjit, i cili, mbrojtës dhe kërcënues, e shoqëron në rrugën e tij të jetesës, nga djepi deri në varr dhe e mban fort prej dore. Si të ishte një lule kopshti, i ruajtur dhe i selitur nga institucionet, ai mund të ecë i qetë rrugës së vet dhe të jetojë vetëm për vete dhe profesionin e tij.

Përkundrazi lindori mund të krahasohet me një dru pylli, ekzistenca e të cilit rrethohet nga rreziqe të panumërta. Atij i duhet të hapë sytë gjithnjë rreth e rrotull që të mos sulmohet në befasi dhe, duke qenë se frika dhe shpresa e tij varen në një masë të madhe nga arbitrariteti i individëve të tjerë, ai, si rregull, është më i zoti se perëndimori në njohjen dhe trajtimin e njerëzve.

Perëndimori qëndron mbi tokë të fortë, lindori mbi tokë të lëkundshme; i pari ka mundësi që t’i përkushtojë të gjitha forcat ndërtimit të jetës së vet, ndaj nuk i njeh rrengjet dhe marifetet, të cilat i dyti i ka të zakonshme për të ruajtur baraspeshimin në veprimtarinë e vet…”

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje