Djali i Zamira Durdës bëhet avokat, ia dedikon të vëllait që humbi jetën në Gërdec: Lidhni rripin e drejtësisë

23 Nëntor 2018, 11:44Sociale TEMA
Djali i Zamira Durdës bëhet avokat, ia dedikon të vëllait

Geraldo Durda, djali i Zamira Durdës, nënës që humbi birin e saj të vogël në shpërthimin tragjik të Gërdecit është bërë avokat.

I emocionuar, Geraldo thotë se licencën e avokatit ia dedikon pikërisht vëllait të tij Erit.

Zonja dhe Zotërinj, Ju lutem lidhni rripin e drejtesisë, ftojmë në skenën e drejtësisë shqiptare,

Avokat Geraldo Durdaj

p.s Kjo licencë i dedikohet vëllait tim Erit që sa herë ngre kokën lart në qiell, të shoh duke më shikuar…..Shpresoj të jesh krenar ylli më i bukur në qiell!”, shkruan Geraldo Durda, vëllai i 6 vjeçarit të ndjerë, Erison Durda që humbi jetën në shpërthimin e depos së demontimit të armëve në Gërdec, më 15 mars 2008.

3 komente në “Djali i Zamira Durdës bëhet avokat, ia dedikon të vëllait që humbi jetën në Gërdec: Lidhni rripin e drejtësisë”

  1. #varijanullen says:

    Lajm i mire. Suksese

  2. Peza says:

    Te uroj suksese ne jete o ylli i pashuar i nenes tende!
    Te lutem na jep adresen dhe numerin e celularit te kontaktojme per ceshtjet gjyqesore!
    Ti do jesh nder te vetmit avokate te ndershem ne kete vend,se me shume se kushdo i njeh hallexhinjte dhe kush eshte padrejtesia!

  3. LORA says:

    Shpresedhenese per drejtesi,per Erisonin dhe te gjithe ata qe u shkrumbuan ne flaket apokaliptike
    te krimit shteteror ne Gerdec.
    Pune te mbare Geraldo Durdaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje