Banesat sociale në Shkozë janë gati për të mikpritur familjet e para, të cilat preken nga gjurma e Unazës së Madhe. Bashkia e Tiranës ka sistemuar të gjitha apartamentet, si dhe i ka mobiluar ato me të gjitha orenditë dhe pajisjet elektro-shtëpiake.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi kushtet komode që ofrojnë banesat që do u shpërndahen familjeve që do të zhvendosen nga Unaza e Madhe. “Unë besoj se sot në të gjithë Tiranën ka një konsensus, që edhe Unaza të bëhet, por edhe familjet të marrin një trajtim social. Pikërisht, kjo e dyta është punë e Bashkisë së Tiranës. Pra, kemi rregulluar të gjitha apartamentet në banesat sociale këtu në zonën e Shkozës, ku ka një stacion autobusi, ku ka qendër sociale, mensë sociale, ku ka klinikë, sidomos për grupet më vulnerabël, pra, kur janë çifte të moshuarish, kur ka njerëz të sëmurë, pikërisht që stina festive t’i zërë në banesa të reja. Nga inspektimi që bëra sot jam realisht i impresionuar”, tha Veliaj.
Banesat sociale në Shkozë ofrojnë të gjitha kushtet e nevojshme për familjet që do të zhvendosen në banesat e reja. Veliaj ftoi banorët që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe që të aplikojnë pranë njësive të tyre administrative për të përfituar banesa sociale. “Në kohë rekord janë bërë gati apartamentet, janë blerë duke nisur nga frigoriferët, tek televizorët, tek çdo nevojë bazë që ka një familje. Ajo që kam parë është që këto kushte këtu janë në fakt disa herë më të mira se sa shtëpitë që po lënë, shtëpiza pa leje, barraka pa leje, ndërkohë marrin sot një ofertë shumë më të mirë se sa ajo që lanë. Fillimisht, kjo rezervohet për të gjithë familjet që kanë aplikuar në Bashkinë e Tiranës dhe nuk kanë asnjë dokument, ndërkohë që të tjerët do marrin shpronësimin. Ftesa ime është, sipas njësive 6, 7 apo Kasharit, apo 11 aplikoni për banesa sociale”, tha ai.
Aktualisht janë 15 familje të cilat kanë aplikuar për banesat sociale dhe që do të jenë të parat që do të zhvendosen në apartamentet e reja në Shkozë. Duke i falenderuar banorët për bashkëpunimin me institucionet shtetërore, Veliaj deklaroi se askush nuk do të ndalë zhvillimin e Tiranës. “Kemi mbi 15 familje që tashmë kanë aplikuar, do të jenë të parat që do shërbehen dhe sigurisht sipas rendit të aplikimeve do të vazhdojmë të japim banesa sociale ose për ata që do preferojnë të zgjedhin vetë banesën, ne do u paguajmë qiranë. Dua t’i falënderoj për bashkëpunimin sepse kanë kuptuar që progresi i qytetit nuk ndalet. Çështja është t’ju japim këtë ofertë sociale që as ata të mos ngelen në shi, por as puna të mos bllokohet. Sigurisht që ka nga ata të cilët sot me stafin e ARRSh-së, me stafin e Bashkisë kanë filluar matjet”, u shpreh kreu i Bashkisë.
Kryebashkiaku Veliaj u bëri thirrje banorëve të zonës së Unazës së Madhe që të distancohen dhe të mos përdoren politikisht nga opozita. “Unë kam një thirrje për banorët: Sot duhet të marrin një vendim, do kërkojnë të ardhmen dhe fatin e tyre, apo do rrinë të kërkojnë të ardhmen dhe fatin e Lulit. Luli ka shtëpi edhe me kat shtesë pa leje, që e dha vetë kur ishte në bashki, në Tiranë. Shtëpi në Lalëz, shtëpi në Hollandë. Këto të tria që dihen. Luli i ka rregulluar punët e veta. Pyetja është: Do të rregullojmë edhe punët e banorëve? Bashkia e Tiranës është për të rregulluar punët e banorëve, jo punët e partive. Për ata deputetë që parkojnë me “Range Rover” dhe si hobi vijnë dhe protestojnë duke sjellë dhe protestues shëtitës, besoj se fundi është i qartë. Projektet do vazhdojnë, Tirana nuk ndalet, progresi do ecë përpara”, tha Veliaj, teksa u kërkoi atyre që të bëhen bashkë me qeverinë për të gjetur zgjidhjen më të mirë dhe duke përfituar nga paketa e mbështetjes sociale që ofron Bashkia e Tiranës.
“Thirrja për qytetarët është: Distancohuni nga deputetët me “Range Rover-a” që s’kanë fare hallin tuaj, kanë vetëm hallin e pushtetit të tyre. Distancohuni nga Luli i “VIKTORIA INVEST-it” që punët e tij, pazaret e tij, shtëpitë e tij dhe katandinë e tij e ka zgjidhur. Bëhuni palë me qeverinë, me Bashkinë, që unaza të bëhet, banesat t’i kemi, bonusi i qirasë të jepet, dhe shpronësimi 100% për ata që i kanë me letra”, theksoi Veliaj.
Drejtoresha e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti u shpreh se të gjithë banesat sociale në zonën e Shkozës janë rregulluar për të akomoduar familjet të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe. “Në fillim kemi menduar që të lëvizim ata që janë pak më në nevojë, që kanë nevojë për shërbimin social, duke u nisur nga familjet me aftësi të kufizuar, familjet me të moshuar, familjet me fëmijë të vegjël për t’i ardhur sa më shpejtë në ndihmë këtyre familjeve. Ndërkohë, që vazhdojmë vlerësimin social ekonomik në zonë, i ofrojmë të vazhdojmë disa nga programet tona të strehimit social siç është bonusi i qerasë, kredia dhe banesat sociale”, u shpreh Ruseti, teksa siguroi se Bashkia e Tiranës është pranë familjeve që preken nga Unaza e Madhe.
Sistemimi eshte gje shume e mire por mobilimi eshte i tepert, mobilim duhet vetem per familjet e varfra…sidoqofte bravo! Dua te degjoj protestuesit
Bravo lali Eri cdo gje qe ti kap me dor e ndricon sic ke ndricuar te gjithe tiranen . Respekte per ty dhe punen e palodhur qe po ben per ne . ???
100 here me mire keshtu aty do ken mundesi te ngren edhe nje komunitet te mire mes njeri tjetrit dhe te kujdesen per hapsiren qe u jepet , bravo dhe nga ana bashkis qe si la ne rruge !
Ja ku u zgjidh as1 familje ska per te ngelur jasht ne dimer sepse bashkia e tyre ,bashkia jone mendon per cilin do .
Pergezime per zgjedhjen e banoreve qe lejojne zhvillimin e qytetit shembulli me i mire se si sot duhet te sillemi , si qytetar qe i perkasim viteve 2018 jo si mesjet !
Nje ogur i mire per te hapur rrugen drejt sistemimit te te gjithe banoreve te tjere e per te ndaluar degradimin e dhunes dhe urrejtjen , zhvillimi i qytetit merre kuptim edhe me sjelljet qytetare !
Bravooo i surgjeroj qe edhe banoreve te tjere qe skam ku rrine qe skam 1 shtepi te 2 te apo te 3 te te bejne aplikimet e duhura dhe te bashkohen me familjet qe tashme jane bashkuar .
Fantastike , boll dhune bolle percarje boll urrejtje , kemi nevoj per me shume sjellje te tilla qytetare ! Ju prift e mbara
Erion je i papar plako nuk u lodhe edhe mbas gjithe atyre gjerave qe banoret kane bere edhe pse iu kundervun bashkis prap bashkia i mbeshte me te gjitha mundesit .
Te bashkohen edhe banoret e tjere qe jan te interesuar .
Problemin ta zgjidh direkt bashkia . Bravo skuadra e bashkis
E mo te lumte. Keshtu te do partia,
Nuk u besova syve kur sot pashe kroniken ne televizor. Kam menduar se hyrjet do te ishin bosh, kater qoshet e murit. Nje zgjidhje qe hallexhinjte e meritojne. Per nje jetese normale. Me premtim zyrtar se pas 3 vitesh do te kene bonus. Bravo kryetar Eri! I fute ne borxh te gjithe e ke per te qene deshmitar se ne zgjedhjet e qershorit, edhe aty ne Shkoze, edhe mes atyre qe turfulluan e te shane, ke per te marre vota e ke per ta fituar Shkozen e Tiranen pa diskutim. Urime!
Hahahaha
Hahhah
Hahahah
Kjo mund te jete ndonje nga shtepite e Anises se apartamente te tilla te banesat sociale ne shkoze jo vetem qe nuk ka por dhe eshte e pamundur te behen per arsye se atje.mizoteron lageshtia dhe myku!
O lali eri mos u mundo te tallesh me hallexhinjte!!!
ore ti qe komenton 10 komente me emra te ndryshem, qe te te mos kuptojne qe je nje dhe i paguar nga lali dhjEri, bej si me poshte:
1. ndrysho formen e emrave te ndryshem qe perdor, se dukesh se te gjithe emrat qe ke vene jane shume te ngjashem: nje ose dyrrokesh. ver ne vend te tyre nje Fino, pastaj Plaku xhuxhumaku, pastaj emigranti qe ka emigruar etj etj. e keshtu me rradhe.
2. postoi komentet ne kohe me shume te ndryshme, jo te gjitha brenda nje minuti ose dy.
3. ndrysho permbajtjen e komenteve jo keshtu si keto qe duken te gjitha njesoj: bravo, fantastike e lesh me tresh.
hajt suksese!
p.s.: nqs do te mesosh me shume me kontakto ne emailin: [email protected]
tel: +44(0)6655 99884 433 1125588 89963 33211
ahaha…e pra mo, se na e shpifi. Barkhapes der ne fund dhe lali dhe dishepujt e tij.
As ne shtetet me te zhvilluara nuk tikrijojne keto kushte.Mobilimi ashtu si e thoshte nje komentues duhet te jete vetem per familjet ne veshtiresi ekonomike.
Erjon per bes e burri mos, boll na ke mashtruar!!
Na more ne qafe me keto foto! Ne shtepite tona si kemi keshtu!!
I papar je, ku e ke bere kete foto montazh!?
Banesat ne shkoze jane geto, mos u tallni me njerzit. Pse nuk shkon vet erjoni dhe anisa te jetoje atje kur qenka suprizuar erjoni nga hjeshija e tyre. Ore bagabon mos je suprizuar nga prezenca ne dhome vetem!!
ORE IDJOT E KALUAR IDJOTIT PO LUAN ME PARATE E POPULLIT PER VOTAT E TUA KU E GJEN TE DREJTEN QE ATYRE QE GRABITEN TOKEN E NDERTUAN PA LEJE TUA JAPESH NGA PARATE TONA ….??????COHUNI O POPULL DHE BJERUNI KETYRE POLIBATAKCINJVER TE DEMOKARRCISE …!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Sali qeni i nxorri nga shtepia ata qe prej 30 vitesh jetonin ne shtepite e ish pronareve te sekuestruar nga regjimi monist dhe i la ne mes te rruges ku vdiqen ato dy plakat ne mes te Durresit dhe kane moral e surrat qe flasin sot Saliu, Salianjet dhe Lulianet…
Po pse nuk ma jep mua ate qerane qe kam 9 vjet qe punoj si shkerdh… dhe paguaj taksa nje me nje dhe jam akoma pa shtepi? Por shkon juaj jep njerzve qe pervecse meritojne burgun per thyerjen e ligjit per ndertime pa leje e qe me bllokojne rrugen per ne pune cdo dite ju darovit dhe 3 vjet qera. Mos harro qe keta njerez kane shkaktuar dem ekonomik tek nje vendas i cili nuk e e ka shfrytezuar pronen per shkak se i dilte me arme zaptuesi dhe e largonte sikur te ishte ndonje kriminel. Po skeni faj juve.
Pjeter Arbnori tha nje fjale te pa harrueshme “Kta nuk jan sociaslista kta jan specialista”
Tani çdo njeri me dy pare mënd në kokë e kupton se këtu kemi të bëjmë me një vjedhje me çdo kusht. Sepse tu japësh shtëpitë e atyre për të cilët u ndërtuan këto banesa, pra të pastrehët dhe shtresat në nevojë, banorëve të Astirit, thjesht se do me çdo kusht të zbatosh projektin, kjo zbulon lakuriq dëshirën e shfrenuar për vjedhjen e planifikuar.
Per Samiun Sa per dijeni ato i nxorri dhe i la te vdisnin Vangjushi jot dhe jo Saliu.