FOTOT: ARRSH nis punën në Astir për shpronësimet

26 Nëntor 2018, 11:20Sociale TEMA
FOTOT: ARRSH nis punën në Astir për shpronësimet

ARRSH ka dhene informacion mbi procesin qe po ndodh ne ASTIR, per ti hapur pune zbatimit te projektit te Unazes se Madhe.

Në komunikimin zyrtar, ndër të tjera nëvizohet:

“Sikurse eshte njoftuar paraprakisht, sot jane ne terren grupet e punes se ARRSH, Bashkise Tirane dhe ALUIZN-it. Inxhinieret e ARRSH po shkojne ne ato objekte banoret e te cileve kane depozituar prane ketij institucioni dokumentacionin e pronesise dhe kane kerkuar te vazhdohet me verifikimet dhe proceduren e shpronesimit.

Gjate punes ne terren banore te tjere te zones, qe nuk kane lidhje me objektet te cilat po verifikohen, kane penguar me dhune inxhinieret ne ushtrimin e detyres.

 Ata kane dhunuar edhe mjediset private te banoreve me dokumentacion pronesie te cilet kane qene te pranishem dhe te gatshem per verifikimin e baneses ne funksion te shpronesimit.

Ky grup banorësh lëviz në segmente të ndryshme të unazës duke penguar inxhinierët në kryerjen e detyrës, pavarësisht se nuk kanë lidhje me objektet të cilat po verifikon ARRSH.

Ne kete forme, keta individe po mohojne te drejten e pronareve te ligjshem per nje proces verifikimi te banesave te tyre.

Inxhinieret e ARRSH po vazhdojne procesin e verifikimit ne terren te shoqeruar edhe nga punonjesit e Policise se Shtetit”, thuhet në komunikatë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje