FOTOT/ Propozimi i Ridvan Bodes nga Rama dhe protesta e Parisit, ndez rrjetin (por vetëm kaq)

26 Nëntor 2018, 10:30Lifestyle TEMA
FOTOT/ Propozimi i Ridvan Bodes nga Rama dhe protesta e Parisit, ndez rrjetin

Propozimi i Ridvan Bodes për në Bordin e Bankës së Shqipërisë nga ana e kryeministrit Edi Rama, ka qenë lajmi më i komentuar ditët e fundit.

Kjo, për shkak se Bode është akuzuar nga vetë PS si një nga ministrat me të korruptuar të Berishës dhe madje dhe është paditur në Prokurori nga pasardhësi i tij, Shkëlqim Cani.

Në rrjet ka pasur ironi, për faktin se Boden prisnin ta shihnin në burg, dhe jo në Bordin e Bankës së Shqipërisë.

Lajmi tjetër që ka shkaktuar shumë reagim, është ai i protestës së francezëve pse iu është rritur çmim i naftës me disa centë.

Në Shqipëri, çmimi i naftës këtë muaj është rritur dy herë, ndërkohë që në botë ka pësuar një ulje historike, e megjithatë, askush nuk reagon.

Kujtojmë që në Shqipëri, çmimi i karburanteve është më i shtrenjti se në gjithë Europën.(TemA)

7 komente në “FOTOT/ Propozimi i Ridvan Bodes nga Rama dhe protesta e Parisit, ndez rrjetin (por vetëm kaq)”

  1. Korkodili says:

    inspiruesit e varferise se shqiptarve , te firmave piramidale Bode – Malaj. Rofte Ed Rama

  2. D.B. says:

    Po nis të (për)piqet edhe ky lloj humori, që ka shumë efekt, nëse bëhet në mënyrë profesionale.

  3. shqip says:

    Shqiperia ka qeveri (?), polici , ushtri , gjykata , etj . Por nuk ka gjene me kryesore , nuk ka sindikata . Eshte i destinuar te vuaje kushdo popull pa sindikata . Ato te ashtuquajtur sindikaliste jane ca zyrtare dembele e te lidhur pas interesave . Çdo kontratacion behet mes qeverive dhe sindikatave . Sa here qe diskutohet inflacioni , qeveria ose rregullon indeksin e rrogave , ose perballet me levizje sindikaliste . Po mire , keta kujtojne se Franca , Gjermania , bota e qyteteruar , u bene nga kafeneja e lagjes ? Duke share politiken nga e Hena te e Djela . O popoloooo ! Njerezia marrin nga nje flamur a pankarte , e pushtojne sheshe e rruge . Nderpresin prodhimin , blkokojne jeten ekonomike te vendit . Atehere ka edhe rritje rrogash . Edhe kontrata pune dinjitoze , edhe …. . Po kjo nuk duhet absolutisht te ngaterrohet me politiken . Po u ngjyros me kuq e blu , atehere me mire mos kete fare sindakate . Per rastin e atij Bodes . Eshte parashikuar veting per drejtuesit me te larte te financave te shtetit ? Nese jo , pse nuk miratoni nje ligj ku te hetohet pastertia e zyrtareve te Bankes qendrore ? A ka aktualisht prokuroria , sektori per pastrimin e parave , ndonje dosje ne ngarkim te R.B ? Nese po , ti jepet pergjigje opinionit per figuren ne fjale . Eshte e kote qe i mbajne njerezit me standarte te dyfishta . Eshte per burg , s’ eshte per burg .

  4. Fshati says:

    Tall ka…in Edvin Rama me kete popull

  5. Lili says:

    Rames i duhet nje specialist per transfertt off shore,edhe bode ka shume pervoje aty.
    Mbasi shqiptaret nuk dalin ne protesta,pse mos te tzlen rama bode and co me shqiptaretSa ma shume te dhunuar aq ma shume i votojne..
    Populli duhet te mbroje vete dignitetin e jo te prese nga keta horra.
    Me iz be njenjit si Caueshkut,keni me oz si nuk guxojne me livrit pastj.

  6. Curro Jimenes says:

    Rrofte aleanca midis Rilindjes dhe PD.

  7. standart says:

    Ne vendin tone nuk ka itelektual prefesionist te tjer pervec ketyre hajduteve me mbiemra BODE,MALAj,NANO,BERISHA e compani o zoti K.M? Por zoti te ndihmofte ne rrugen qe ke zgjedhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje