VIDEO qesharake: Surpriza që i bën dhëndrit, i sollën nuse... me mjekër

27 Nëntor 2018, 10:29Lifestyle TEMA

David Hofman po priste të shihte nusen e tij Brianne Dennis, por mbeti i habitur kur ktheu kokën dhe pa shokun e tij Timmy Horton, që kishte veshur fustanin e nusërisë. 

Pak para ceremonisë që do të zhvillohej në Uashington të Shteteve të Bashkuara, Anna Morrison po jepte instruksionet se si të lëvizte, ndërsa filmonte për albumin e martesës së tyre. 

Në momentin që i kërkoi 32-vjeçarit të kthente kokën, ai u shkri së qeshuri, kur pa shokun e tij me mjekër, që kishte veshur fustanin e nusërisë.  (TemA)

https://www.youtube.com/watch?v=CSghLTzcgAg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje