Agron Shehaj mbledh punonjësit e firmës në Milano të justifikojë ikjen e Lulit nga protestat

28 Nëntor 2018, 21:19Politika TEMA

Pas publikimit në disa media të lajmit ku tregohej se si Lulzim Basha la protestën në zonën e Unazës së Maadhe dhe u nis me shpejtësi drejt aeroportit të Rinasit për të udhëtuar drejt Hollandës ku ka dhe familjen, ky i fundit ka ndryshuar destinacion.

Mësohet se Basha e ka anuluar udhëtimin për Amsterdam dhe do të kthehet nesër sërish në Tiranë.

Për të justifikuar fotot të cilat qarkulluan në media dhe në rrjetet sociale, ka menduar deputeti i PD, Agron Shehaj, i cili organizoi me nxitim një aktivitet me rastin e 28 nëntorit në Milano. 

Por ajo që binte në sy ishte se i gjithë aktiviteti ishte i mbushur me punonjësit e deputetit demokrat, i cili zotëron një sërë kompanish me një numër tepër të konsiderueshëm punonjësish në Milano. 

Për ta bërë edhe më të besueshme, i gjithë aktiviteti u transmetua në Facebook-un e Bashës, por që binte në sy mungesa e organizimit për shkak të kohës tepër të shkurtër.

Deputeti i Vlorës Agron Shehaj, që pas suksesit me biznesin e “call center”-ave, vendosi t’i futet politikës me zgjedhjet e vitit 2017, ka një pasuri prej 23 milionë eurove dhe disa ndërmarrje në Itali të cilat kanë të punësuar me mijëra punonjës.

1 komente në “Agron Shehaj mbledh punonjësit e firmës në Milano të justifikojë ikjen e Lulit nga protestat”

  1. Zigur Qarri says:

    Z.Agron Shehaj organizoi me nxitim?Kush e tha?Pastaj,per çfar proteste behet fjala,sepse banoret Astirit jan terhequr,
    dhe ne Unazen e madhe kan filluar punimet?!
    Gazeta Tema 26 Nëtor,”FOTOT: Fillon shpërngulja e familjeve të para të “Astirit, në banesat sociale!Nis prishja e ndërtesave”!
    Gazeta Tema 27 Nëtor, “Edi Rama: Përgëzime familjeve të Unazës së Re që po ndahen nga lukunia e Shqupit”.
    Dhe keto shpifje vijn ne nje koh,kur:”Kryeministri shprehet se së shpejti paketa anti-shpifje do shkojë në diskutim publik
    për të dëgjuar sugjerime në mënyrë që sipas tij të çlirohet media nga shpifja”!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje