Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shtuar vëmendjen në marketet/stabilimetet e zonave rurale duke bërë të mundur ndalimin e tregtimit të ushqimeve jashtë kritereve të sigurisë ushqimore.
Trupat inspektuese e DRAKU, Lezhë konstatuan dy subjekte me mungesë të kushteve higjeno-sanitare si dhe mungesë të dokumentacionit përkatës që çoi deri në mbylljen e tyre.
Në subjektin me aktivitet “përpunim prodhim mishi” i cili ishte i pa regjistruar në QKB kishte mungesë të kushteve të përshtatshme higjeno-sanitare si dhe produkte pa etiketë të miratuar .
Ndaj subjektit “Fridion” u mor masa administrative e ndërprerjes së aktivitetit përpunues si dhe u bë bllokimi i produktit 200 kg mish derri, masë administrative me gjobë 1 350 000 lekë. Ndërsa në subjektin me aktivitet “Supermarket” u konstatuan kushte të rënda higjeno-sanitare, si dhe mungesë të plotë të dokumentacionit.
Ndaj subjektit “Ardian Ndoj” u mor masë administrative gjobë, 400.000 lekë si dhe ndërprerje e aktivitetit deri në përmirësimin e shkeljeve të konstatuara.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.
Kot i keni lan pa e hanger
Por cbllokim thoni. Ata duhet te futen brenda. Jeni ne terezi…
Kontrolloni edhe ilacet qe sjell Tom Kodoshi, se i mbyti shqiptaret me ilace te skaduara, hiqet edhe si besimtar edhe njeri i perendise… Po nuk me besoni mua , shikoni fytyrat e rrenuara te shqiptareve, qe duken sikur jane nga 100 vjece , te gjithe tullac qe ne moshen 30 vjecare, me floke edhe mjekra te bardha , pa dhembe ne goje etc. Ishalla e ka nga padituria…