VIDEO: Po i jepte lepurin e ngordhur, por gjarpri ja ngul dhëmbët në dorë

28 Nëntor 2018, 10:51Lifestyle TEMA

Ky është momenti rrëqethës kur një gjarpër mbi dy metra i gjatë i ngul dhëmbët në dorë pronarit të tij, teksa ai po mundohej ta ushqente. 

Videoja është filmuar në Bournemouth, ku pronari i gjarprit shihet duke e mbajtur në dorë një lepur të ngordhur të cilin po ja jepte gjarprit. 

Ai ishte i bindur se gjarpri do t’i vërsulej lepurit, megjithatë ndodhi e kundërta, gjarpri e kafshoi në dorë dhe për afro një minutë nuk i hoqi dhëmbët e mprehtë. 

Ajo çfarë ishte më interesant që pronarit të gjarprit i rridhte nga dora gjak dhe vazhdimisht qeshte, ku dukej sikur nuk po ndjente dhimbje. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje