Veliaj falënderon banorët e Astirit për bashkëpunimin: Tashmë të mbajmë fjalën

29 Nëntor 2018, 14:43Sociale TEMA
Veliaj falënderon banorët e Astirit për bashkëpunimin:

Pasi shtrëngoi duart me ta dy ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka falënderuar përfaqësinë e banorëve të zonës së Astirit që preken nga projekti i zhvillimit të Unazës së Madhe që iu përgjigjën thirrjes së tij për të bashkëpunuar.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Veliaj i drejtohet disa prej banorëve që morën pjesë në takimin me të, ndërsa i kërkon tashmë gjithë komunitetit të kësaj zone që të mbajë fjalën e dhënë dhe të lejojnë zhvillimin e qytetit.

“Faleminderit Ukës nga Tropoja, Gëzimit nga Burreli dhe hoxhës së Astirit, Diamantit nga Kukësi – përfaqësues të familjeve nga Unaza e Re që bashkëpunuan për të ardhmen e kryeqytetit. Pres nga sot që burrash të mbajmë fjalën – ata për prishjet e ne për kompesim e sistemim”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës në twitter.

Gjatë këtij takimi përfaqësia e banorëve të zonës së Astirit ra dakord që të bashkëpunojë për të mundësuar ndërtimin e një rrugë sipas të gjitha standardeve, duke çliruar në të njëjtën kohë edhe trafikun e makinave, ndërsa kryebashkiaku Veliaj garantoi shpronësim për të gjithë ata që i kanë shtëpitë me letra dhe sigurimin e banesave sociale pa afat dhe bonus qiraje për tre vite për të gjithë pjesën tjetër.

 

10 komente në “Veliaj falënderon banorët e Astirit për bashkëpunimin: Tashmë të mbajmë fjalën”

  1. IVONI says:

    .. SE MOS I KE PARATE TENDE OR LEGEN ..? .. NUK TE DHIMSEN , PARATE E POPULLIT JANE ..!

  2. T.T. (Tjetër) says:

    te gjithe e kane kuptuar qe Veliaj genjen. Edhe mebeshtetesit edhe kundershtaret tashme nuk kane me dyshime nese eshte genjeshtar apo jo. Jam kurioz cfare e shtyn ne kete ngjarje qe eshte detyruar te prodhoje genjeshtra cdo dite. Megjithese i hedh benzine intatit dhe nuk eshte ne interesin e tij – prap dicka e shtyn, por nuk e gjej dot cfare. ME kohe do zbulohet cfare aresyeja qe ne keto dite ai ne menyre intesive prodhon genjeshtra edhe me rrezikshmeri per te vete. Mos i ka dhene ulitimatum/kusht Rama si shkembim per kandidaturen e bashkise?

    1. Miri says:

      Po mire T.T po une qe kam pronen aty dhe ma ke zene token ti duke bere shtepi dhe biznes ke do te paguaj shteti ty apo mua pronarin e ligjeshem

      1. Krio says:

        fatmir ku e ka pronen

      2. T.T. (Tjetër) says:

        Miri – me vjen keq qe ke probleme me pronen, por nuk po flas per kete. Po flas pse Velia e mbron kauzen e tij (qofte edhe e drejte) me genjeshtra?
        Sa per pronen e zene dhe jo vetem tenden. ALUIZNI i Rames ka kete llogjike – Ty qe je ilegal ne toke dhe ty qe ke ndertuar ilegalisht ta atje ku dua une. Sepse 15 metra me larg Ilegalet po tek toka jote kane marre tapine nga Rama.
        Genjeshtra se ketu ka qene plani i Adil Carcanit eshte GENJESHTER. Plani i Adil Carcanit eshte rruga egzistuese me 2 korsi ne cdo drejtin. Zgjerimi me 6 korsi ka rene mbi shtepite e tokat e jo tokat e shtepite jane mbi planin. Kjo eshte genjeshtra qe fsheh Velija e une nuk e gjej dot per cfare cmimi ai rrezikon te dali qe genjen? Une mendoj qe e shtyn Rama ne kembim te bashkise ne zgjedhjet e reja.

  3. alb says:

    Shteti falenderon zaptuesit qe erdhen ne Tirane ilegale dhe vune gardhe e shkopa ku gjeten toke me kallash ne dore dhe patjeter me perkrahje nga Salihu dhe nderkohe i shperblen me para e shtepia
    Ky esht shtet jo shaka.
    Tr q…. shtetin i thone kesaj.

  4. Sara says:

    thoni c’a te doni po lali Eri osht teknik.. speci….

  5. Ish pronari says:

    Miri ti si ish pronar do marresh lesht e curres.

  6. p.m.p. says:

    Populli ska perse te paguj te paligjeshmit. Te vjen per te vjelle, kur degjon disa palo avokate, ndonje flokelepire apo ndonje vajze qe pretendon te jete e sistemit te drejtesise, qe flasin ne ate menyre neper emisione. Unaza eshte e projektuar, plot 57 ml e gjere ne projektin e miratuar nga KRRTRSH-ja qe ne vitin 1989, projekt i cili pjesen perendimore te unazes, atje ku sot eshte zone rezideciale dhe jane ndertuar pallate, nuk e kishte parashikuar zone banimi, por toka bujqesore.
    Ne baze te legjislacionit, toka e ish Fermes, e cila ndodhet brenda unazes deri tek Lana, pavarsisht se ishte dhene ne perdorim, ne baze te ligjit “Per kalimin e tokes bujqesore nga perdorimi ne pronesi”, nuk kalohet ne pronesi sepse ishte brenda vijes kufizuese te qytetit te Tiranes dhe u njihet dhe kthehet ish Pronareve ne baze te ligjit 7698, date 15.04.1993.
    Ka nje te mete te madhe, qe pjesa hartografike e projekteve te miratuara me vendime te Institucioneve perkatese, nuk kane qene dhe nuk jane te publikuara ne ambiente te caktuara, ku te njihet vazhdimisht publiku i gjere. Njekohesisht, publiku duhet te njihet edhe me vendimet e marra per ndryshimet e pjeseshme qe mund ti behen ne kohe ketyre studimeve apo projekteve. Sa me siper, nuk do te thote qe ne te ndertojme kuturu, te perfitojme te mira materiale nga keto ndertime duke i sjelle dem shoqerise, te pengojme zhvillimin dhe ne fund te kerkojme nga shoqeria edhe shperblim maksimal per demin qe i kemi bere. Shtetin e ka ndertuar publiku i gjere (populli), dhe populli mund te shprehet me ane te nje referendumi, per ti dhene fund kesaj katraure qe kane lejuar Institucionet e papergjegjeshme.
    Prandaj zoti Avokat, e te tjere, Aka patur para dhe pas viteve 1990 ndonje ligj qe mund te ndertoje pa leje dhe aq me teper ne tokat bujqesore? Nese ligji eshte shkelur, mbroni te paligjeshmit moralisht, sepse nuk ka shqipetar qe nuk i mbron dhe ndihmon moralisht, por duhet tu terhiqet edhe pak veshi shkelesve te ligjit, dhe shume me teper Institucioneve (personave direkt), qe bene kete katraure ne Shqiperi dhe sot e paguan edhe qytetari i ndershem dhe qe eshte munduar te zbatoje ligjet, duke kerkuar te beje SHTET.
    Nuk duhet te biem ne gracken e shovinistve tane qe thone “Shqipetaret nuk dine te bejne shtet”.
    Per mendimin tim, ky rast duhet te jete i fundit. Parlamenti dhe Qeveria me kete rast duhet te analizojne mire situaten (Ndoshta mund edhe te behet shume mire, qe te abrogohet ky ligj legalizimi duke rimiratuar ligjin e legalizimit te vitit 2005, i cili nuk lejon abuzime, mbasi me ligjin ne fuqi po behen abuzime te medhaja me truallin). Kete e them sepse, nuk kane kusur brezat qe te paguajne te paligjeshmit duke thene pastaj qe ky vend nuk behet.

  7. Lani says:

    Falenderon zaptuesit??!Ca shije qe le te njerezit e ndershem Veliu???Paska dhe hoxhe Astiri nuk e dija.Llo lloj dudumi u be hoxhe.E paska emrin diamant po ne te vertete i shkon me shume emri skorje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje