Shqipëria në rrezik, gratë po lindin gjithnjë e më pak: Norma e fertilitetit më e ulët se në BE

28 Nëntor 2018, 17:36Sociale TEMA
Shqipëria në rrezik, gratë po lindin gjithnjë e më pak:

Në botën e zhvilluar, një normë fertiliteti prej 2.1 konsiderohet si niveli i zëvendësit të popullatës, apo me fjalë të tjera, numri mesatar i lindjeve për grua për të mbajtur numrin e popullsisë në nivel konstant.

Norma e fertilitetit në Shqipëri ka hyrë në një trend rënës që prej 2013-s. Në 2017-n norma mesatare e fertilitetit ishte 1.48, nga 1.54 që ishte një vit më parë. Kjo normë ishte dhe më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian në 2016-n. Lindjet mesatare për grua në Bashkimin Europian ishin  1.6. Kjo normë varion nga 1.94 lindje në Francë deri në 1.4 në Spanjë dhe në Itali.

Qarqet me lindshmërinë më të ulët në Shqipëri janë Vlora me 1.2 lindje për grua, Korça dhe Gjirokastra me 1.3 lindje për grua, Shkodra dhe Tirana me 1.4 lindje për grua, Fieri me 1.5 lindje.

Qarqet që kanë të njëjtën mesatare lindshmërie prej 1.6, sa edhe mesatarja e Bashkimit Europian, janë Durrësi, Berati dhe Elbasani. Ndërsa Lezha ka një mesatare prej 1.8 lindje për grua.

Dy qarqet me normë më të lartë lindshmëria janë Dibra dhe Kukësi me përkatësisht 2.2 dhe 2.3 lindje për grua.

Gratë në Shqipëri po lindin më pak

Nga viti në vit, numri i lindjeve po bie me shpejtësi, duke sinjalizuar një situatë tashmë alarmante për popullsinë e vendit. Zhvillimet  demografike po bëhen dramatike edhe prej emigracionit të lartë të moshave të reja, duke sinjalizuar një perspektivë jo të mirë për zhvillimet sociale dhe ekonomike në vend në të ardhmen e afërt.

Sipas INSTAT gjatë 9-mujorit 2018, numri i bebeve të lindura ishte 22% më e i ulët se e njëjta periudhë e një viti më parë. Këtë vit lindën 5266 bebe më pak dhe kjo rënie është shumë më e madhe edhe se skenari pesimist për projeksionet e popullsisë 2011-2031 lëshuar nga INSTAT.

Përgjithësisht numri vjetor i lindjeve në Shqipëri luhatet në 32-24 mijë bebe në vit. Vitin e kaluar lindën pak më shumë se 30 mijë bebe, teksa gjatë 9 muajve të 2018 kanë lindur vetëm 18,120 bebe. Sipas skenarit pesimist të projeksioneve të popullsisë te INSTAT, numri i bebeve të lindura me 2018 duhet të jetë pak më shume se 27 mijë foshnja. Që të përmbushet projeksioni i skenarit pesimist duhet të lindin së paku edhe 9 mijë foshnja në të gjithë vendin në tremujorin e mbetur.

Vlora ishte qarku me rënien më të lartë të lindjeve me rreth 36%, e ndjekur nga Gjirokastra me mbi 35 %.  Rënia e lindshmërisë në Vlorë po ndikohet edhe nga Emigracioni i Lartë.

11 komente në “Shqipëria në rrezik, gratë po lindin gjithnjë e më pak: Norma e fertilitetit më e ulët se në BE”

  1. Saimir says:

    Moj Europe moj kurva motit
    Ti na prune ne kete dite te sodit
    Jena njerez, nuk hame bare
    Ti i mbolle e i rrite kto Katovicare

    1. tfgs1 says:

      sumqira muslims,shkuat per lesh qe kur filluat ”sportin” e sumes…………………..

  2. robert says:

    po duan leke te rriten femijet, gjithmone nese do te besh femije te shendetshem per shoqerine, po si mund tja bej nje prind per te rritur femije me rroga 30mije lek, po qe shkollat fillore jane me 2 turne e prinderit jane ne pune kush ti coj e ti marre? po qe filloret mbarrojne ne oren 10 30 ne rastin kur jane paradite me cin do rri ky femije nese prinderit punojne, cfare ndihme afron shteti, po librat, veshjet, ushqimet si mund tja dale nje familje me rrogat qe ekzistojne ketu per shtresen e varfer dhe ate te mesme? kto jane nje pjese e arsyeve qe nuk lindin me femije , ekonomia dhe mungesa e nje shteti social

  3. undefined says:

    hahaha haha

  4. Joni says:

    Keto jane pasojat e 28 nendorit dita e shkeputejes me dhune qe i bene shqiptareve nga perandoria Osmane. Ne momentin qe u shkaterrua perandoria,po ne ate moment u shkaterrua dhe shqiptaria. Nga bejlere e pronare tokash e administratore te superfuqise boterore sic ishte perandoria Osmane. Sot ne pjatalares dhe halelares,te pa buke,e te leckosur duke u endur neper rruget e Europes. Qe nga dt 28 nendor 1912 shqiptaret vetem ikin e ikin per ta mos kthyer me koken pas,nga trojet e tyre. Gezoni pra o shqiptare 28 nendorin diten e koleres qe i ra kombit shqiptare.

    1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

      edhe ai ”shkerdhimi made in osman” mes kusherinjesh apo fisit tuaj nuk dha rrezultate te mira,pasi gjysma e gyzeleve
      dolen cyryke,qorra,veshuke e koke cepa[si ne arabi] kshq…………….gezuar ramazonin!

    2. Lani says:

      Mendjendritur qenke?.
      Po ku do ti gjenim tokat se i mori greku, dhe serbi e ne u beme si shume. Do kishte me vende per bejlere?☹️

    3. F. K says:

      Kot per kuriozitet, a e dini gje sa shqiptare ka akoma qe è mendojnë si puna e ketij jonit? ?

  5. kryekardiu PSs says:

    KUR nuk ka ngelur femer pa ber byth buz e surrat me silikon e botoks , çfar fmish kerkoni mer amon , fmit i bejn ato gra qe se kan mendjen tek botoksi e silikoni , nuk ka ngel katunare dhe qytetare pa u fry me botoks doni kalamoj ju , ikni or pirdhuni .ato lloj femrash sjan per famije por veç per kollodok.

  6. kryekardiu PSs says:

    KUR nuk ka ngelur femer pa ber byth buz e surrat me silikon e botoks , çfar fmish kerkoni mer amon , fmit i bejn ato gra qe se kan mendjen tek botoksi e silikoni , nuk ka ngel katunare dhe qytetare pa u fry me botoks , doni kalamoj ju , ikni or pirdhuni . ato lloj femrash sjan per familje por veç per kollodok.

  7. Pellazgos says:

    Neno mos ki frike
    Se ke “djemte” ne Amerike.
    Kush do punoje per pensionistet qe rriten,kurse te rinjte I merr Amerika me lotto dhe Gjermania.
    Prandaj mendje ne koke dhe lereni Erdoganin por mbajeni mire me Grekun.
    Behuni nje Federate me Greket kunder Sllaveve,turqve dhe fashisteve.
    Keshtu edhe popullsia e pafajshme dhe viktimat te turqise Camet te kthehen ne vendet e tyre.
    Ti lere “nacionalizmat” she kapadailleqet turkofillua Rama se me duket se nuk I punon mire truri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje