FOTOT/ Vijon puna te Unaza e Madhe, pemët zhvendosen dhe rimbillen te Bregu i Lumit

28 Nëntor 2018, 14:42Sociale TEMA
FOTOT/ Vijon puna te Unaza e Madhe, pemët zhvendosen dhe rimbillen te Bregu

Të gjitha pemët dhe bimësia tjetër që gjendet në Unazën e Madhe përgjatë segmentit nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana nuk do të shkojnë dëm.

Bashkia e Tiranës është kujdesur që të gjitha pemët dekorative që po hiqen për t’i hapur rrugën nisjes së punimeve për zgjerimin e Unazës së Madhe të zhvendosen dhe mbillen përgjatë gjithë bregut të Lumit Tirana.

Siç shihet edhe nga fotot, punonjësit e Drejtorisë e Punëtoreve të Qytetit nr.1, i kanë hequr pemët me gjithë pjesën e rrënjëve dhe i kanë transportuar ato me kujdes për t’i mbjellë në zonën e Bregut të Lumit.

Prej disa ditësh punonjësit e ndërmarrjeve bashkiake janë në terren për t’u kujdesur që pemët dhe bimët dekorative të mbillen sërish.

Paralelisht ka vijuar puna nga DPN2 për heqjen e shtyllave të ndriçimit që ndodhen përgjatë segmentit ku kalon projekti për ndërtimin e Unazës së Madhe, segmenti Shkolla Teknologjike deri te Dogana. Të gjitha këto hapa i hapin rrugë krijimit të kantierit të ri të punës.

 

2 komente në “FOTOT/ Vijon puna te Unaza e Madhe, pemët zhvendosen dhe rimbillen te Bregu i Lumit”

  1. Can cun says:

    Gra me lopate ??? Ne perendim pidhi eshte i shenjte (dhe meshkujt kane harruar c’jane koqet)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje