Ukë Idriz Çelkolaj nga Tropoja dy ditë më parë i premtoi kryebashkiakut Veliaj se nuk do të bëhej pengesë për zhvillimin e projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe dhe se do ta prishte vetë banesën e ndërtuar pa leje. Sot ai e ka mbajtur fjalën dhe ka pranuar që dy objektet i tij, të ndërtuara pa leje në gjurmën e Unazës së Madhe, të prishen nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, duke i hapur rrugë vijimit të punës për realizimin e këtij projekti.
Siç shihet edhe nga pamjet, Uka ka qenë i pranishëm gjatë momentit të prishjes së dy ndërtesave, ndërsa bëri thirrje se tashmë ka ardhur koha që të mos bëhen më pengesë e zhvillimit të këtij segmenti të Unazës dhe i gjithë Tiranës.
“I dhashë fjalën kryetarit si burrat dhe e mbajta fjalën. I prisha vetë këto dhe jam shumë i predispozuar që të zhvillohet Tirana, se po të jetë mirë Tirana do të jemi mirë ne të gjithë”, tha Ukë Idriz Çelkolaj.
Ai gjithashtu u bëri apel edhe gjithë banorëve të tjerë të kësaj zone që të heqin dorë nga aktet jo qytetare dhe të bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës në të mirë të zhvillimit të qytetit.
“S’kemi arsye të dalim kundër projektit, kundër zhvillimit përderisa kjo është për të mirën e gjithë komunitetit dhe gjithë banorëve në Tiranë dhe gjithë Shqipërisë. Kjo është e vetmja mënyrë që mund të vazhdojmë të punojmë dhe të zhvillohet Tirana. Ky është mesazh për të gjithë njerëzit të ndërgjegjësohen, të mos pengojnë zhvillimin e Tiranës. Ky është mesazh për të gjithë sepse është e mirë e të gjithë neve”, theksoi Ukë Idriz Çelkolaj.
Ukë Idriz Çelkolaj ishte pjesë e një përfaqësie të zgjeruar të banorëve të zonës së Astirit që dy ditë më parë u takuan me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku diskutuan mbi mundësitë që rruga të bëhet dhe që familjet që preken nga ky projekt të mund të përfitojnë nga projektet sociale të Bashkisë Tiranë, ku përfshihen sistemimi në banesa sociale që mund t’i përdorin pa afat, apo edhe dhënia e bonusit të qirasë për 3 vite.
Shembull per tu ndjekur , jo vetem qe mbajti fjalen por ky zotni do mbahet mend si i pari qei hapi rrugen e zhvillimit te projektit te unazes se madhe. Bravo
Te lumte nuk di cte them tamam zoteri tamam verior sic jane me zakonet e vjetra
Fjalen e dhene e mbajne .
Tani te presim te tjeret te veprojn sa me shpejt .
Fuck you Ani, ik bej selfie me Lalin se e bere detyren.
Tropojani me i mire prej krejtve .
Ata te tjeret qe kan shpine afer ketij zoteris te marrin
sapo pak mend nga Uka…
mezi sa e presim ndertimin e unazes se re
Kjo nuk eshte banese eshte kasolle,prandaj e prish i zoti.
Ti je nje maskara qe meriton me teper! Komuniteti do njerez qe kuptojne se zhvillimi eshte i pa ndalshem ! Faleminderit Zotni Ukaper veprimin qytetar…. se ne qytete ka edhe mij e qen……!
Keta jane ato “maloket” apo “shpellaret” qe shajne disa. Babezia e nxitur nga agjenti serb, Sali Ram Berisha, beri qe njerezit me nivel te ulet kulturor te genjeheshin se me demek u hap thesi dhe o burra te marre kush te mundet. Malesia jone ka patur gjithmone burra te ndershem, punetore e patriote, ashtu si cdo pjese tjeter e Shqiperise.
O Uke i gjete kepucet qe le kur te ndoqen me vrap ne fark kur dole per fatbardh plakun
HAHAHAHAHAHA po ku ka bythe ky legen te perballet me UJKUN e vertete,Ai i qin robt edhe pse eshte i izoluar
Lexova në Tema, për pasurinë e disa bashiakëve, në ndonjë rast e tillë si e shumë qytetarëve të tjerë që punojnë apo trashëgojnë diçka nga familja, bashkëshorti a bashkëshortja. Thënë këto intriguar nga komenti i Arit më sipër, m’u kujtua i famshmi Fatbardh Plaku, kryekomunari i Farkës për 4 mandate si përfaqësues i PD, që betonizoi gjithë periferinë jugperëndimore të Tiranës. Pra a është investuar studimi në fjalë, edhe për pasuritë e ish kryebashkiakëve e ishkryekomunarëve? Apo kujt i hyn më në punë kjo! Tani kemi hallin e zgjedhjeve që vijnë, ata të më parëshmit që mund të kenë bërë kërdinë, le t’i gëzojnë ato që kanë fituar me lloj-lloj marifetesh, ku në bazë të të gjithave mbetet abuzimi me pushtetin, shpërdorim detyre, rryshfete etj etj, që përmblidhen në fjalën kaq shumë të njohur në Shqipëri, KORRUPSION i evidentuar sidomos, aty ku nuk duhet të ishte, tek pushtetarët, sidomos tek të zgjedhurit dhe gjyqësori, sigurisht jo të gjithë. Por opinionit i interesojnë ata që kanë qenë e janë të tillë.
VK, kasolle, me nje te peshtyre prishet, as e sigurte nuk eshte per te ndenjur brenda. Po ky trapi te pakten te shiste tjegullat dhe tullat.
Vendi i cudirave dhe pa shtet!
Cfar Humori fine fine Po na tregoni Ha ha,vari leshet i thone kesaje qe lexojme edhe komentet qe duan te bejne te besojme ate cfar eshte e la besueshme,se ky zoteria na e paska bindur vehten se do shembi banesat pa leje,jo jo shikoni e gjejeni ku fle Lepuri gjejeni se eshte Fiasko totalishe.?
Keta banore jane viktima te paditurise dhe deshires per te zbritur ne fushe.
Berisha i beri premtime genjeshtare dhe i perdori per voten dhe do ti perdorte
si mish per top nese do arrinte te shkaktonte lufte civile sic deshironte.
Tani ai ndyresira nuk e hap gojen dhe ben sehir dhe shpreson qe ti nxjerrin
ne rruge te madhe qe ai te shaje qeverine.
Ujku..bëhet..??me ??????????
Mafia.