FOTOT: Shikoni ndryshimin drastik të të riut pas transplantit të fytyrës

30 Nëntor 2018, 19:20Lifestyle TEMA
FOTOT: Shikoni ndryshimin drastik të të riut pas transplantit të

Cameron Underwood mund të buzëqeshë sërish pas transplantit të fytyrës dhe nuk është më në qendër të njerëzve që i hidhin shikime apo i bënin pyetje për pamjen.

“Unë kam një hundë dhe një gojë, kështu që jam në gjendje të buzëqesh, të flas dhe të ha ushqime përsëri”, tha ai.

Cameron foli dy vite pasi tentoi të vriste veten me armë në vitin 2016, ku ai humbi hundën, pjesën më të madhe të nofullës dhe të gjithë dhëmbët e tij.

“Unë jam mirënjohës që bëra transplant fytyre sepse më dha një shans të dytë në jetë”, tha 26-vjeçari në një konferencë shtypi në New York të enjten. “Mund të bëj shumë aktivitete që dua, të rri jashtë, të luaj sport dhe të kaloj kohë me miqtë dhe familjen. Shpresoj të kthehem në punë së shpejti dhe një ditë të krijoj familjen time”, tha ai.

Në janar të këtij viti, më shumë se 100 punonjës mjekësorë kryen një operacion 25-orësh në Cameron në Qendrën e Shëndetit NYON në Manhattan, New York dhe fakti që i riu u shërua u zbulua këtë javë.

Që nga transplantimi i fytyrës së parë në vitin 2005, më shumë se 40 janë kryer në mbarë botën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje