Pas publikimit të raportit vjetor të “Reporterëve pa Kufij”, ku u konstatua se rregullat në mediat në Shqipëri janë të manipuluara për interesa të qeverisë dhe publikimi i rasteve më të bujshme të kërcënimeve të reporterëve si Klodiana Lala, Alida Tota dhe Basir Çollaku, ka reaguar Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.
Në një deklaratë për shtyp, Unioni Gazetarëve Shqiptarë mbështet konstatimet e “Reporterëve pa kufij” dhe ndan vlerësimin e përbashkët se gazetarët aktualisht janë të ekspozuar ndaj klimës së fyerjeve, që burojnë nga aktorë dhe faktorë të ndryshëm të jetës publike.
Më tej në raportin e “Reporterëve pa kufij”, UGSH konstaton se gazetaria profesionale është një e mirë publike, por momentalisht sapo vjen dhe po bëhet më e rrallë në Shqipëri.
Reagimi i plotë:
Tiranë më 1.12.2018
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë vlerëson raportin vjetor të organizatës partnere në Botë, “Reporterët pa kufij” për vitin 2018, si dhe në mënyrë të veçantë mbështet konstatimet se standartet rregullatore në median e vendit janë të manipuluara në interes të qeverisë, se pronësia e mediave vizive është e përqëndruar në duart e biznesmenëve të mëdhenj dhe për këto arsye vetëçensura është përhapur dhe se shumica e komunitetit të gazetarëve profesionistë nuk kanë besim në të ardhmen profesionale dhe në ndryshimin e kësaj gjendjeje.
Në raportin vjetor për lirinë e medias në botë, të organizatës ndërkombëtare “Reporterë pa kufij”, duke iu referuar Shqipërisë nënvizohen rastet më të bujshme të kërcënimeve të reporterëve në vend gjatë kësaj periudhe, më konkretisht rastin e goditjes mbi banesën e prindërve të gazetares Klodiana Lala, rastin e kërcënimit për kolegun Basir Çollaku si dhe për përndjekjen, për shkak të raportimit investigativ, të gazetares Alida Tota.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, ndan vlerësimin e përbashkët me raportin, se gazetarët aktualisht janë të ekspozuar ndaj klimës së fyerjeve të cilat burojnë nga aktorë dhe faktorë të ndryshëm të jetës publike dhe formave të shprehjes. Në këtë përballje me gazetarët fatkeqësisht është vendosur edhe kryeministri i vendit Edi Rama i cili përsëritshëm i cilëson mediat dhe gazetarët “kazan”, ‘helmues” dhe “armiq publik”.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë në analizën që i bën raportit të “Reporterëve pa kufij”, konstaton se gazetaria profesionale është një e mirë publike, por momentalisht sapo vjen dhe po bëhet më e rrallë në vendet e rajonit tonë dhe sidomos në Shqipëri.
UGSH shton se situata sociale dhe vështirësitë ekonomike për gazetarët e thjeshtë edhe gjatë këtij viti kanë njohur përkeqësim dhe se institucionet ligjzbatuese kanë dëshmuar pafuqi vepruese dhe informaliteti vazhdon të jetë në kuotat më të larta në krahasim me vendet e rajonit tonë.
Për këtë gjendje UGSH vlerëson se nevoitet aksion dhe veprim i menjëhershëm për të rregulluar dhe ndryshuar këtë realitet krize. Duke mbështetur konkluzionet e samitit “Në ditët e medias në Ballkanin Perëndimor”, që u zhvillua në 17-18 shtator të këtij viti në Shkup , ku ishin të pranishëm edhe drejtues të UGSH-së, organizata jonë këmbëngul se duhen thyer kornizat tradicionale dhe të merren parasysh qasjet e reja për planifikime dhe përkrahje reformuese të mediave dhe gazetarëve të pavarur në këtë vend.
Zyra e shtypit
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë
Gazetaret Shqipetar mjafton te marrin nje dor para dhe e bejne bajgen pipeq. Ketu ne France nje alabak nga nje fshat I vlores pa asnje vler ish officer mbrapavije ne Shqiperi pagoi gazetarin dhe e beri hero antikomunist kur ai dhe gjith vellezerit e fisi I tij kane akoma teserat e paretis punes ne shtepi dhe presin te ngjallet enveri. nga artikulli I gazetarit I pranun azil politik ne franc familjarisht pasi I derguan disa njoftime te largohej nga franca. gazetaret dhe shkrimtaret te shkruajn drejt dhe jo me anesi e interesa te pista keshtu nuk kan pse kercenohen biles do respektohen.
Vini re Unionin e Gazetareve Shqiptare.
Eshte i shqetesuar per Basri Collakun, mafiozin e blere te medias qe punon si bedel i PD-se dhe qe shpif e shpik skupe duke baltosur njerez dhe duke marre ne mbrojtje plehrat prene PD-se, ata qe jane aktore e skanariste te axhendave te saj destruktive dhe terroriste.
Asnje fjale shqetesimi dhe mbeshtetjeje per gazetarin investigativ Artan Hoxha qe u sulmua publikisht dhe u kercenua live nga Sali Berisha, vrasesi i shtypit te lire ne Shqiperi, zjarrevenesi dhe shkrumbuesi i Gazetes Koha Jone, lincuesi i sa e sa gazetareve kritike te regjimit te tij autokratik, ne vitet 1992-97 dhe 2005-2013.