Historia mahnitëse e dy te moshuarve që u dashuruan në azilin e Tiranës: Fëmijët na sollën këtu, kemi vetëm njëri-tjetrin

3 Dhjetor 2018, 14:33Lifestyle TEMA

Historia si ata kanë përfunduar në azil është e trishtë… por ata rrëfejnë si fati dhe dashuria u buzëqeshi sërish.

Dashuria nuk njeh moshë dhe as vend. Ndonjëherë atë mund ta takosh aty ku nuk e mendon edhe në moshë të thyer. Kjo është historia e Et`hemit dhe Vangjelicës, çiftit në “Shtëpinë e të Moshuarve” në Tiranë.

82 vjeçari, Et’hemi ka kaluar 5 vite i vetëm në këtë azil, deri kur erdhi Vangjelica, 73 vjeçe.

Dëshira për të jetuar emocionet deri në fund, kapërceu çdo barrierë tek 2 të moshuarit

Vangjelica ka 6 fëmijë, ndërsa Et`hemi ka 3 por asnjëri prej tyre s’i ka takuar pasi janë jashtë vendit. Tani kanë vetëm njëri-tjetrin, mes dashurisë dhe xhelozisë. Mes emocionesh, si të ishin të rinj gjimnazi,

të dy tregojnë si e shkëmbyen puthjen e parë në azil. Rrugët e tyre u bashkuan që të krijojnë familje, pasi çdo e keqe lë një dritare të vogël për të mirën.

1 komente në “Historia mahnitëse e dy te moshuarve që u dashuruan në azilin e Tiranës: Fëmijët na sollën këtu, kemi vetëm njëri-tjetrin”

  1. kulmaku says:

    Kuptimplote,,ja cdo me thene ‘popull shqiptar’. Gjithmon shqiptari ka vlersuar mbi te gjitha atdhedashurine,mikpritjen,respektin dhe dashurine para fese.Pra Ethemi me Vangjelicen.Jo me kot te huajt cuditen me shqiptaret ,mbasi jane te vetmit qe nuk pyesin dhe nuk interesohen se cfare religjioni je,por jane gjithmon kurioz te dine se nga je.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje