Mediat franceze janë të bindura: Hysaj i intereson edhe PSG-së

6 Dhjetor 2018, 21:45Sport TEMA

Situata e paqartë rreth të ardhmes së Elseid Hysajt, nëse do të rinovojë apo do të largohet nga Napoli, ka zgjuar interesimin e shumë klubeve rreth futbollistit të përfaqësueses shqiptare. Prej muajsh Çelsi i drejtuar nga Maurici Sarri kërkon futbollistin, duke marrë gjithmonë një “jo” nga napolitanët. Por klubi anglez nuk është i vetmi.

Mediat franceze kanë pasqyruar gjatë këtyre ditëve gjerësisht situatën e Hysajt dhe për shumë prej tyre, aftësitë në lojën mbrojtëse të futbollistit shqiptar e bëjnë atë një kandidat të fortë për krahun e djathtë të prapavijës së parisienëve që mendojnë vetëm për Ligën e Kampioneve. Sipas mediave në Francë, Hysaj i intereson trajnerit Tomas Tuhel dhe fjalët e fundit të menaxherit të tij, që e sheh të mundshëm edhe një transferim në janar, e bëjnë një element shumë interesant për merkaton e parisienëve.

Problemi i vetëm në këtë mes mbetet çështja e Fair Play Financiar, duke llogaritur se PSG është ende nën hetim nga UEFA dhe nuk ka luksin që të shpenzoj shifra të m3ëdha, si 50 milionë eurot që kërkon Napoli për të. Gjithsesi, në Francë janë të bindur se drejtori sportiv, Antero Henrike, ka shënuar emrin e Hysajt në bllokun e tij dhe po monitoron me kujdes situatën te Napoli.

2 komente në “Mediat franceze janë të bindura: Hysaj i intereson edhe PSG-së”

  1. Gjoni.shkoder says:

    Ai s’po gjen vend as te Napoli…..
    Te PSG mund te punoje magazinier..

  2. Bambi says:

    Hajt mo keni vite qe genjeni per kte djalken.
    Jo Reali po Barcelona, jo Chelsi po Manchesteri…
    Nje gje eshte e sakte asnjebnga te medhenjte nuk e caka b.then per te. Vetem manaxheri i tij psikopat qe po e merr ne qafe me keto budallalleqe. Te gjithe e dime qe vlerat e tij jane minimale. Boll te shikoni kontributin me kombetaren… Nje fije talent, atlet nen mesataren, koncepte te turbullta dhe zero lidership.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje