Degradimi i vazhdueshëm i opozitës shqiptare ka bërë që protestat të mos merren seriozisht as nga qeveria as nga opinioni publik. Sigurisht që dy ditët e fundit e ndryshuan këtë perceptim mbi protestën, se ajo është qytetare dhe jo politike.
Fakti që ditën e djeshme qeveria u tërhoq nga VKM-ja që përcaktonte tarifat për provimet e bartura, apo akoma më shumë që sot Edi Rama kërkoi të takohej vetë me studentët, tregon se protesta dhe kërkesat e studentëve nuk kane rënë në vesh të shurdhët.
Por ama, studentët duhet të jenë të qartë në atë çfarë kërkojnë dhe sigurisht tani është momenti të ulen në tryezë për të dialoguar mbi klrkesat e tyre. Kjo nuk do të thotë të lënë protestën. Aspak!
Por ama, kërkesat e tyre nuk mund të plotësohen pa u krijuar më parë një tryezë me përfaqësues të tyre, qeverisë dhe universiteteve, ku të diskutohen dhe marrin zgjidhje të gjitha çështjet. Vetëm pak minuta më parë, në tre ekrane të ndryshëm ishin tre përfaqësues të ndryshëm të studentëve, të cilët paraqitën kërkesa të ndryshme.
Pa krijimin e një përfaqësie që do të ulet në tryezë me qeverinë, protesta e studentëve rrezik të kthehet në qesharake, ku çdokush del e paraqet kërkesa të ndryshme, duke i humbur kështu legjitimitetin një kauze që deri tani duket tejet e çiltër.(Tiranapost.al)
Shiko sa dine. O rrocka nuk thuhet “gjinos u poqen fiqt” por ” gjinos iu poqen fiqte”. Zakonisht keshtu ndodh. Kush e ka koken bosh manipulohet kollaj. Mire ua beri per tarifen. Pak me shtrenjte t’ua kishte bere. Te mendohen mire kur shkojne ne provime, jo te shkojne duke tundur cicat dhe te bere dru nga hashashi. I zgjasin studimet nga dhjete vjet dhe pastaj perfundojne kamariere. Kara me zile te tere.
Interesant,e njejta gjuh qe perdorin agjentet e Rames dhe Veliajt te inflirtruar ne mes te studenteve!
Prandaj çirren megafonet e”rilindjes”, qe mos te perzihet opozita me protestat e studenteve,qe”Kauza
e çiltër”te manipulohet vetem nga agjentet e “rilindjes”?!Qeveria u terhoq,sepse ishte e padrejte.Mund
te diaologosh per lirine me ata qe ta kan marre nje here?-kurre.Levizja e studenteve ka shancin historik,
qe te mos kufizohet ne disa kerkesa ekonomike,qe qeveria do te leshoi pe nga frika,por duhet te kthehet
ne nje levizje politike,ne rrrevolucion,per te permbysur banden e gangsterave qe kan marre peng Shtetin
shqiptare.
BRAVO STUDENTEVE,,populli I tiranes eshte me ju..//