E akuzuan si pedagog që merr ryshfet. Reagon Prof. Dr. Kledi Xhaxhiu: Më gjeni nje rast dhe jap dorëheqjen, në rast të kundërt...

8 Dhjetor 2018, 18:53Sociale TEMA

Në rast se konstatohet qoftë edhe një rast i vetëm ku unë të jem përfshirë në një aferë korruptive, JAP MENJËHERË DORËHEQJEN nga pozicioni që mbaj

Prof. Dr. Kledi Xhaxhiu

Konstatova se paturpësisht dhe me keqdashje është përbaltur emri im ne protestën e sotme të studentëve! Gjithkush me të cilin kam punuar qotë në FSHN apo edhe ne Politikë (si Zv. Ministër në Ministrinë e Mjedisit) e njeh ndershmërinë e punës sime! Kjo përbaltje e cila ka për synim të vetëm dëmtimin e figurës sime morale dhe profesionale, vjen nga dy faktorë:

1)      Xhelozia e disa prej kolegëve të paarrirë të cilët nuk gjejnë formë tjetër për të me dëmtuar përveç shpifjes dhe gënjeshtrave.

2)      Goditja politike, si ish pjesëtar i kësaj qeverie, të cilën unë e kam mbështetur dhe do të vazhdoj ta mbështes.

Ftoj PROKURORINË që të merret sa më shpejt me hetimin e këtij sulmi të paprecedent ndaj të drejtës themelore të personit për ruajtjen e dinjitetit dhe integriteti të tij moral dhe profesional.

Deklaroj se në rast se konstatohet qoftë edhe një rast i vetëm ku unë të jem përfshirë në një aferë korruptive, JAP MENJËHERË DORËHEQJEN nga pozicioni që mbaj, në të kundërt, të të gjithë ata që janë përfshirë në këtë përbaltje të mbajnë përgjegjësi morale dhe penale.

14 komente në “E akuzuan si pedagog që merr ryshfet. Reagon Prof. Dr. Kledi Xhaxhiu: Më gjeni nje rast dhe jap dorëheqjen, në rast të kundërt…”

  1. sapa says:

    Nuk te akuzon kush pa fakte hajdut!Jane te gjithe ata aty qe te akuzojne!

  2. Ela says:

    Presim te beje dhe Thanas Xhillari nje deklarate te tille po qe ndjere i cenuar.

  3. Andreas says:

    Prof dr ne kete moshe sado i afte te jesh veten ne Albanistan i gjen….

  4. * * * says:

    Nuk të njoh nga afër pasi jam larg pushtetit dhe institucioneve “qendrore”. Po a nuk je tepër i ri për të marrë në mënyrë të merituar titullin profesor? Kështu tregon fotografia këtu në gazetë. Kam parë nëpër botë që profesorët si dhe drejtuesit: rektorë, zv.rektorë, dekanë etj. janë me mjekër të thinjur kur janë meshkuj dhe me rrudha në fytyrë kur janë femra!

  5. arber says:

    Kledi te njohim si koleg korrekt. Eshte turp per ata qe perziejne emra te paster me mocalin e korrupsionit. Ne kete menyre, drejtuesit e protestes ka rrezik te kompromentojne protesten, duke perzier figurat me moral me ujrat e felliqura te korrupsionit, qe per fat te keq nuk mungojne dhe ne universitet, bile edhe aty ne greve. Mos lejoni studente qe pjesa e keqe te vesh kostumin e paster te moshes dhe idealizmit tuaj.

  6. Gaqi says:

    Inshalla tu bofshin kancerr njato euro qe u ke grabit studenteve o hajdut me kollare. Ti vertetoje we je i ndershem bej Be “Me vdekte femija po kam marre”. Pirdhu njitash

  7. Kalec Dega says:

    Ajo qe duhet te deklarosh ti, pedagog i demokracise saliniane/ramaniane… ne kohen e dulles, nje dreke donin ata ose nje gjysem llafi nga shoku, qe to do ti padisesh prane autoriteteve perkatese, te tjerat jane thashetheme nga ty dhe ato qe pretendon zotrote….

  8. arber says:

    Komplemente Kledi, une qe te njoh e di qe je 40 vjec. Ka botuar ne revista prestigjioze me faktor impakti dhe ka bere Ph.D. ne Gjermani????? Te pakten beni kujdes te mos komprementojme pozitiven me llumin, ndryshe infeksioni do jete vdekjeprures per cdo shoqeri.

  9. On says:

    Ktu ka Guvernatore 45 vjecare…..eshte ne mode.Ne bejme revucion brezash cdo 10 vjet. Ky kryeministri jone 4o vjecaret i quan te vjeter….imagjino 50-60-70 vjecaret. Ndaj shkojne punet papjekurisht keq…..

  10. Ilir says:

    Nuk e Keni kuptuar o njerez Ky mostra eshte hajlander eshte i pavdekshem. Prandaj ngjan i Ri Po ne te vertete. Eshte 200 vjec.

  11. Besniku says:

    Nëse s’ke marrë ti lekë a të mira të tjera materiale dhe jomateriale, ka marrë këshilli i profesorëve dhe komisioni i vlerësimit që të ka dhënë ty titullin “Profesor” në këtë moshë”. Edhe mitmarrja edhe mitdhënia quhen “KORRUPSION”, sipas gjuhës së ligjit! Zgjidh e merr, cili fakt ka ndodhur, apo të dyja bashkë?

  12. Mare Nostrum says:

    Kledi eshte mbi 40 vjeç, mund te jete 42. E njoh se e kam durrsakun tim. Shume dakord me te gjitha ato qe thote Kledi, por ia fut icik pordhes kur futet ne ujra politike per qeverine qe ka mbeshtetur e vazhdon te mbeshtes e bla bla bla pordhe me rigon. Kledo ti s’ke pse lepihesh o burre. Jo per gjo, por me shume humb se sa fiton.

  13. Mikel says:

    Shikoni Spiropalen dhe ate dhembcakallen e Lsi.Pa asnje merite dhe eksperience pune direkt katapultohen ne poste me rendesi.Dhe nga kush???Nga Rama pa asnje merite profesionale.Lere pastaj ate tjetren Monika me burrin e saj dudum pa profesion por me post(Likehajduti).

  14. realisti says:

    Mendoj se bashke me fjalen e lire vjen dhe humbja e peshes se fjales. Nese fjala e humb rendesine liria e saje humbet vleren. Duhet me patjeter qe cilido te kete garncine ligjore dhe lirine per te akuzuar te keqen por dhe sigurine se do te penalizohet ligjerisht nese perhap genjeshtra dhe shpifje. Ne kemi kaluar nga nje shoqeri qe kishte frike te fliste (ne sistemin e kaluar) ne nje shoqeri qe nuk ka frike te shpife. Per kete me vjen shum keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje