"Lindita dil në shesh", Nikolla: E pabesueshme që s’duan dialog, zbrita me vullnet dhe u refuzua

8 Dhjetor 2018, 15:51Sociale TEMA

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka reaguar në rrjetet sociale pas daljes dhe refuzimit në protestën e studentëve përpara zyrës së saj.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Nikolla ka komentuar reagimin e studentëve ndaj saj.

Sipas ministres së Arsimit, ajo doli për të dialoguar për kërkesat që kanë shtruar këto ditë studentët, por këta të fundit, sikurse thotë ajo, në mënyrë të pabesueshme kanë vendosur të vazhdojnë protestën dhe të mos pranojnë komunikimin me të.

“Prej tre ditësh dëgjoj çfarë nuk dëgjoj dhe përpiqem vetëm të komunikoj qetësisht kur më jepet mundësia.

Prej tre ditësh i përgjigjem pozitivisht çdo letre apo pusulle me kërkesa që më vjen në derë.

Prej tre ditësh jam në zyrë e gatshme të takohem me studentët për të biseduar sy më sy.

Si ka mundësi që të protestohet dhe të mos dialogohet, kur je i ftuar t’i shtrosh në tryezë kërkesat?

Si mund të bëhet një punë e mbarë me ultimatume dhe si mund të adresohet për më tepër problematika komplekse e Universitetit, me kërkesa ultimative për tema shumë serioze që meritojnë të trajtohen seriozisht?

Si mundet që një protestë kaq e mbarë në qëllimin e saj të afishuar, të mos artikulojë akoma një përfaqësi për dialog me qeverinë?

Kam dëgjuar disa që thonë “s’duam negociata!”, por në fakt as ne s’kemi kërkuar negociata, por dialog, ballafaqim serioz në sytë e publikut dhe bashkëpunim për adresimin e problemeve të ngritura!

Është gati e pabesueshme fjala vjen, që shumëçka i kërkohet qeverisë, kur ligjërisht i është deleguar me kohë universitetit! A duhet folur për këtë?

Qetësisht dhe zë për zë? Apo duhet vazhduar kështu, me një pjesë në rrugë që nis letra, pusulla, e-maile dhe postime në rrjet me kërkesa që bëhen mal dhe qeverinë që pret prej tre ditësh të ulet në tryezën e dialogut?

Mendoj se nuk është as e dobishme, as e drejtë për ata që s’kanë agjenda të tjera në këtë protestë.

Së fundmi dëgjova thirrjet nën dritare “Lindita dil në shesh!” dhe dola. Dola dhe jo që nuk më tha kush pse u thirra, por u refuzova!

S’ka asnjë problem, por pyetja ime është e thjeshtë: Kur do të ulemi të flasim për problemet dhe të bashkërendojmë forcat për të adresuar zgjidhjet?”, nënvizon Nikolla. (TemA)

7 komente në ““Lindita dil në shesh”, Nikolla: E pabesueshme që s’duan dialog, zbrita me vullnet dhe u refuzua”

  1. Cudia says:

    Ja qe ka mundesi moj zonja ministre se po te njejten gje behet ne shtepite e tyre. Dialogo eshte mode e vjeter komunikimi. Tani prindi flet dhe femija ka te drejta demokratike qe te mos te te degjoje. Dhe ashtu neper neper te drejtat e tij te thote edhe Shqiperine e do si Evropa. Nuk ka rendesi se per cfare Evrope flet. Rendesi ka qe cfare flet kenaq veten e vet. Vete i rritem te tille po edhe vete do vuajme “hallet” e tyre. Rama ti shkundi mire dhe prinderit ti thone faleminderit!!

  2. Adi says:

    Po si te dialogosh me ju! Te cojne ankese te pordhali? Ju jeni qeveri fejsbuku. Ju jeni qeveri e 3d qe “punoni” vetem para kamerave. Ne realitet ekzistoni vetem qe te mblidhni taksa qytetareve te rregullt dhe te beni tendera, ppp, apo favorizoni ato kjoskat private te Cilit & Co

  3. nord.al says:

    Keto nuk kane hallin e kerkesave, moj zonje, keto kane hallin e PD-se qe ka bythen ngushte dhe i perdore keto legena per ta shpetuar. Do te bini ne fjalet e mija.

  4. Qytetari says:

    Toleranca juaj znj ministre qe i ka bere te gjithe maturantet me universitet ka bere qe ata sot te kerkojne tua falesh diplomen. Studentet duhet te konkurojne ne cdo fakultet dhe ta meritojne arsimin falas vetem ata qe jane te zotet.

  5. Flutura says:

    …Nuk duan universitetin por duan diplomat ne kafenete e qytetit. E keni seriozisht se ata duan te forcohet rregulli e mesimdhenia ne universitet, Kurre. Ata duan anarshi ne mesimdhenie, duan rrumpallhanen, duan diskotekat; duan arlind qorrat e taulant mukat per pedagoge, duan anarkine e shtetit te Saliut dhe jo rregullin e disiplinen e shkolles. Do te behen pishman mbas moshes 26-27 vjecare kur prinderit te mos i financojne me dhe te kerkojne pune si kamariere e call center e te mos e gjejne.
    Mjere ky vend per kete brez te ri qe ka, qe nuk proteston se nuk marrin njohurite e duhura ne shkolle, qe kane pedagoge te tipit te mukave e qorrave, qe nuk kane tekstet e duhura, por duan te rrijne rrugeve. S’bejme qs s’bejme leksione, a dalim ne rruge se do te na vijje re na udheheqe goca e Azemit, hajdut e kriminel, me pasuri qe keta studente duan t’ua mbrojne, qe u ngriten qe te shembnin nje bllok banimi dikur, per te ngritur blloqet e tyre me paret e djersen e vjedhur prinderve te ketyre studenteve. Por kjo eshte edhe pergjegjesia e prinderve qe nuk ua tregojne historine, si ja ndodhur qe jane ngritur gjithe keto blloqe .

  6. emigrante says:

    Keta kane prapa Sali Belane e ate maskareshen e LSI. Pse s’ulen ne dialog?

  7. mirel says:

    S’kane faj studentet si mund te pranohesh ti nikolla me ate fytyre te qelbur qe ke..////

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje