Robert Aliaj kundër protestës te Unaza e Re: Nuk kam pse të paguaj taksa për një person që ka vjedhur token

8 Dhjetor 2018, 09:38Sociale TEMA

Teksa ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë”, Arjan Çani e ka pyetur Robert Aliaj Dragot lidhur me protestat te Astiri.

“Protesta e Astirit kërkon një diskutim paqësor, ai është halli i disa njerëzve që kanë zaptuar pronën publike, nuk është një hall i përbashkët”, është shprehur Aliaj, duke shtuar më tej se ai nuk ka pse paguan taksa për një pronë që është zaptuar nga të tjerë.

“Shqiponja ishte e shëmtuar, ishte një shqiponjë e zezë, një shëmti ku simboli ishte krijuar për t’i mposhtur fare shqiptarët.

I zgjuar është ai që rrëmben e përvetëson, mirëpo unë nuk mund të pranoj që të paguaj në taksa për një person që ka vjedhur tokën.

Jam me banorët, por duhet të gjejnë një zgjidhje. Ata kanë marrë një risk kur zaptuan hapësirën publike”, është shprehur Robert Aliaj.

1 komente në “Robert Aliaj kundër protestës te Unaza e Re: Nuk kam pse të paguaj taksa për një person që ka vjedhur token”

  1. Miri says:

    Nje njeri qe ka pare pak bote qe arrin te kuptoj dy gjera minimale kete arsye mund te kete . Ska asnje arsye perse te paguajm leke per disa njerez qe erdhen zaptuan bene dyqane i lan me qera per 20 vite me nga 1500€ dhe sot duan te marrin dhe leket tona . Kjo eshte pertej logjikes racionale . Bashkohem me bertin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje